Dy persona janë vrarë në një shkollë në qytetin Gosen-Neu Zittau, në landin e Brandenburgut, pranë Berlinit.
Sipas raportimeve të mediave lokale, ngjarja ka ndodhur këtë të enjte dhe policia ka arrestuar një të dyshuar.
Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimave, të dyshuarit apo motivin e sulmit. Hetimet vijojnë, ndërsa policia po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.











