• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 20 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Dy senatorë italianë s’lejohen të takojnë Veliajn në qeli

27 Shkurt, 2025
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Dy senatorë italianë kanë shkuar këtë të enjte (27 shkurt) në paraburgimin e Durrësit, për të takuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe për t’i dhënë mbështetjen.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi nuk janë lejuar që të takojnë kryebashkiakun. Për këtë arsye, me anë të një video, ata kanë shprehur keqardhjen.

“Jemi këtu në Durrës me senatorin Berardi për ti qëndruar pranë kryetarit të bashkisë Erion Veliaj si dhe për të parë kushtet e burgut. Për fat të keq nuk na lanë të hyjmë. Na pritën mirë por na thanë që lejohen takime vetëm me familjarët.

Lexo edhe:

Superiore: Egnatia triumfon në çastet e fundit, Dinamo vazhdon të përballet me krizën

Formula 1: Charles Leclerc dhe Ferrari udhëhoqën në ditën e fundit të testimeve në Bahrein

Fatkeqësisht, ashtu siç ka ndodhur edhe tek ne, në Itali, paraburgimi është kthyer në një problem, sepse shumë njerëz të politikës burgosen në mënyrë paraprake, për të arritur në disa zgjidhje që sot për sot, nuk na rezultojnë.

“Forza Italia” është gjithmonë në favor të garancisë. Pra, në favor të kujtdo që do të duhet të provojë, deri në gjykimin e madh final, pafajësinë e tij. Do të shohim si do të shkojë. Sigurisht, kjo rrjedhë që po merr sot është shumë e ngjashme me atë tonën, në periudhën e Tangentopoli. Shpresojmë që Shqipëria të mos kalojë një situatë të tillë të errët”, tha Lorenzo Grassini. 

Dy senatorët italianë bëjnë një paralelizëm me hetimet dhe gjykimin për skandalin e Tangentopoli, në fillim të viteve 1990 në Itali, i cili zbuloi një rrjet të gjerë ryshfetesh dhe financimesh të paligjshme midis bizneseve dhe partive politike.

“Jemi kundër paraburgimit.  Këtu duket sikur jemi kthyer në kohët e Tangentopoli-t, kur abuzohej me paraburgimin. Pa folur pastaj, për atë çka mund t’i shkaktojë personit, i cili më pas mund të rezultojë edhe i pafajshëm, e që mund të mos ketë kryer asnjë vepër. Këto janë plagë që ngelin gjatë, përgjatë gjithë jetës. Po, duhet bërë drejtësi, por drejtësi të drejtë. Ne jemi garantues, pra për një drejtësi të drejtë. Deri në një provë të kundërt, të gjithë jemi të pafajshëm”, u shpreh Roberto Berardi.

Çfarë është skandali Tangentopoli?

Gjatë skandalit Tangentopoli, cili zbuloi një rrjet të gjerë ryshfetesh dhe financimesh të paligjshme midis bizneseve dhe partive politike pati edhe kritika se disa arrestime ishin të nxituara dhe disa individë u dëmtuan padrejtësisht nga procesi.

Gabriele Cagliari ish-president i ENI, (Ente Nazionale Idrocarburi) dhe Sergio Moroni (deputet socialist) u vetëvranë nga presioni i hetimeve. Ky skandal çoi në hetimin e njohur si “Mani Pulite” (Duart e Pastra), i cili u drejtua nga një grup prokurorësh në Milano.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv në 9 raste dhe pastrim parash nën masën e sigurisë ‘arrest në burg’ prej 12 shkurtit 2025.

Tags: paraburgimsenatore italianeveliaj

Nga Kategoria

Superiore: Egnatia triumfon në çastet e fundit, Dinamo vazhdon të përballet me krizën
Lajme

Superiore: Egnatia triumfon në çastet e fundit, Dinamo vazhdon të përballet me krizën

20 Shkurt, 2026
Formula 1: Charles Leclerc dhe Ferrari udhëhoqën në ditën e fundit të testimeve në Bahrein
Lajme

Formula 1: Charles Leclerc dhe Ferrari udhëhoqën në ditën e fundit të testimeve në Bahrein

20 Shkurt, 2026
Aktualitet

Tensione te Kuvendi, një protestues i lënduar nga gazi lotsjellës

20 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Si një makak i braktisur, i ngacmuar dhe i lënë të përballet me veten, Punch gjeti një mik të pazakontë

20 Shkurt, 2026

Harry Kane te Barcelona?! Kandidati për president tregon planin për të nënshkruar me yllin e Bayern Munichut nëse fiton zgjedhjet

20 Shkurt, 2026

Tensione te Kuvendi, një protestues i lënduar nga gazi lotsjellës

20 Shkurt, 2026
Fotot/ Autoboti i policisë me ujë përfshihet nga flakët, çfarë u la jashtë vëmendjes gjatë protestës së PD-së

Fotot/ Autoboti i policisë me ujë përfshihet nga flakët, çfarë u la jashtë vëmendjes gjatë protestës së PD-së

20 Shkurt, 2026

Ministrat e Mbrojtjes së E5 në Krakow: Evropa është zgjuar

20 Shkurt, 2026
Protesta e PD-së përpara Parlamentit/ Një manifestues është plagosur dhe dërgohet në spital

Protesta e PD-së përpara Parlamentit/ Një manifestues është plagosur dhe dërgohet në spital

20 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In