• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 16 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Dy nxënës shqiptarë në Tetovë rrihen brutalisht nga “Vojvodët” maqedonas

4 Shtator, 2025
tek Kryesore, Lajme, Rajoni, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një akt i rëndë dhune ka tronditur qytetin e Tetovës, pasi më shumë se 20 persona të dyshuar si anëtarë të grupit huligan “Vojvoda” kanë sulmuar fizikisht dy nxënës shqiptarë të Shkollës së Mesme Ekonomike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas dëshmive të viktimave, sulmuesit fillimisht i kanë ofenduar rëndë me fjalor denigrues me përmbajtje etnike, përpara se t’i godisnin në mënyrë të organizuar dhe të pandërprerë me grushte dhe shqelma. Për shkak të dhunës së ushtruar, të miturit kanë humbur vetëdijen për disa momente dhe nuk mbajnë mend tërësisht rrjedhën e ngjarjes, raportoi gazetari Nevrij Ademi nga portali lokal TS.

Të dy nxënësit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Klinik të Tetovës. Mjekët konfirmuan se njëri prej tyre ka pësuar frakturë të plotë të hundës, ndërsa tjetri ka dëmtime të rënda trupore, përfshirë thyerje brinjësh dhe të krahut të majtë. Gjendja e tyre shëndetësore është raportuar si e qëndrueshme, por kërkon trajtim të vazhdueshëm.

Lexo edhe:

SHBA arrin marrëveshje për energjinë me Hungarinë, furnizim me 2 miliardë m3 gaz natyror në pesë vjet

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, 2 të plagosur rëndë

Ndërkohë, siç bëhet e ditur policia e Tetovës ka ndërhyrë duke arrestuar disa nga huliganët e dyshuar si pjesëmarrës në sulm. Mes të arrestuarve janë 4 veta, ndërsa po kërkohen edhe huliganë të tjerë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në opinionin publik nga parti politike dhe subjekte tjera.

BDI përmes një reagimi ka dënuar aktin e dhunës së paprecedent që ka ndodhur sot në qytetin e Tetovës, ku një grup më i madh personash, sipas deklaratave të viktimave të lënduara rëndë, ishin të nacionalitetit maqedonas dhe sulmuan disa të rinj shqiptarë adoleshentë.

“Ky është një akt barbar, i rrezikshëm dhe i papranueshëm, që përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për qetësinë në Tetovë dhe për marrëdhëniet ndëretnike në vend.

Kërkojmë me urgjencë nga organet e rendit dhe drejtësisë që brenda orëve të ardhshme të identifikojnë dhe të ndëshkojnë autorët e këtij sulmi. Çdo vonesë është e barabartë me nxitje të dhunës dhe dëm të sigurisë publike.

U bëjmë thirrje të rinjve shqiptarë në Tetovë të mos bien pre e provokimeve dhe të mos bëhen pjesë e skenarëve të mundshme dhe të rrezikshëm që synojnë destabilizim dhe tension ndëretnik. Njëkohësisht e themi qartë: heshtja institucionale dhe mosndëshkimi i autorëve vetëm sa i thellojnë dyshimet për këto skenare, dëshmojnë padrejtësinë dhe u japin krah dhunuesve.

Kjo është hera e dytë brenda kësaj jave që të rinjtë shqiptarë sulmohen, më parë në Manastir dhe tani në Tetovë. Ky është një sinjal alarmi për të gjithë: shteti duhet të reagojë menjëherë, sepse dhuna nuk do të tolerohet kurrë!”, reagon BDI.

Aleanca për Shqiptarët shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për aktin e fundit të dhunës brutale në Tetovë, ku mbi 20 huliganë të grupit “Vojvoda” kanë sulmuar barbarisht dy nxënës shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike.

Ky sulm, i cili ka lënë pas dy të mitur me lëndime të rënda – njëri me hundë të thyer dhe tjetri me brinjë e krah të thyer – është dëshmi e një klime të papranueshme urrejtjeje etnike dhe tolerance institucionale ndaj huliganizmit.

Kërkojmë urgjentisht nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike që të identifikohen dhe të arrestohen menjëherë të gjithë autorët e këtij akti kriminal, të cilët jo vetëm që kanë rrezikuar jetën e dy të rinjve, por kanë goditur edhe ndjenjën e sigurisë së qytetarëve.

Grupi i tifozëve “Vojvoda” është njohur më herët për përfshirje në incidente me prapavijë etnike, megjithatë autoritetet ende nuk kanë konfirmuar identitetin zyrtar të sulmuesve. (INA)

Tags: nxenes shqiptarvojdov

Nga Kategoria

SHBA arrin marrëveshje për energjinë me Hungarinë, furnizim me 2 miliardë m3 gaz natyror në pesë vjet
Lajme

SHBA arrin marrëveshje për energjinë me Hungarinë, furnizim me 2 miliardë m3 gaz natyror në pesë vjet

16 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, 2 të plagosur rëndë

16 Dhjetor, 2025
Vajza 9-vjeçare u zbulua e vdekur në banesë, policia arreston një të ri, dyshohet për…
Aktualitet

Vajza 9-vjeçare u zbulua e vdekur në banesë, policia arreston një të ri, dyshohet për…

16 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

SHBA arrin marrëveshje për energjinë me Hungarinë, furnizim me 2 miliardë m3 gaz natyror në pesë vjet

SHBA arrin marrëveshje për energjinë me Hungarinë, furnizim me 2 miliardë m3 gaz natyror në pesë vjet

16 Dhjetor, 2025

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë-Maqellarë, 2 të plagosur rëndë

16 Dhjetor, 2025
Murati për letrat e Hamzës dhe Abdixhikut drejtuar BE-së: S'ka vend për mashtrime.

Murati për letrat e Hamzës dhe Abdixhikut drejtuar BE-së: S’ka vend për mashtrime.

16 Dhjetor, 2025
Vajza 9-vjeçare u zbulua e vdekur në banesë, policia arreston një të ri, dyshohet për…

Vajza 9-vjeçare u zbulua e vdekur në banesë, policia arreston një të ri, dyshohet për…

16 Dhjetor, 2025

Britania e Madhe do të hetojë ndërhyrjen e huaj në politikë pas skandalit të ryshfetit të Rusisë.

16 Dhjetor, 2025
Presidenti i Ralit të Madridit, Perez: Arbitrat po na lëndojnë, po dëmtojnë integritetin e garës dhe ende nuk janë ndëshkuar...

Presidenti i Ralit të Madridit, Perez: Arbitrat po na lëndojnë, po dëmtojnë integritetin e garës dhe ende nuk janë ndëshkuar…

16 Dhjetor, 2025
Angelina Jolie zbulon shenjat e operacioneve në gjoks pas mbi një dekade fshehjeje!

Angelina Jolie zbulon shenjat e operacioneve në gjoks pas mbi një dekade fshehjeje!

16 Dhjetor, 2025

A e mbështesin evropianët përdorimin e parave të ngrira ruse për të mbështetur Ukrainën? Megjithë sfidat financiare, shumica e gjashtë vendeve evropiane vazhdojnë të mbështesin ndihmën për Ukrainën, ndërsa vetëm Italia tregon ndasi të qarta.

16 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.