• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 10 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

“Dua të bëhem kampion bote”! Mbrojti titullin europian në boks, Nelson Hysa: Përfaqësimi i Shqipërisë më jep motivim

11 Qershor, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Boksieri shqiptar, Nelson Hysa, vijon me paraqitjet e tij fenomenale në arenën ndërkombëtare të boksit, duke marrë fitoren e tij të 23-të në po kaq përballje.

E fundit ishte ajo me gjermanin Patrick Korte, e cila u dominua në mënyrë absolute nga boksieri shqiptar, i cili fitoi me “knock-out”, duke mbrojtur titullin për peshat e rënda, WBO European.

Në një intervistë ekskluzive me gazetarin e Top Channel, Jon Lumani, Hysa tregon pikat kyçe që sollën triumfin në këtë përballje dhe emocionet e përfaqësimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare të boksit:

Lexo edhe:

Ylli i Real Madrid, Kylian Mbappe, pranon se nuk mund të fitojë Çmimin Ballon d’Or 2025 dhe përmend dy lojtarë që do të ishte shumë i lumtur nëse e fitonin atë

Jonathan David zbulon ofrimin e kalimit te Inter, ndërsa përforcimi i ri i Juventusit beson në një partneritet të fuqishëm me Dusan Vlahovic.

Si e përjetove fitoren kundër Patrick Korte? Shkoi çdo gjë siç e kishe parashikuar?

Fitorja ndaj Patrick Korte ishte një moment i jashtëzakonshëm për mua. E ndjeva që nga fillimi se isha i përgatitur, por gjithsesi, çdo ndeshje ka të papriturat e veta. Gjithçka shkoi pothuajse sipas planit. Kam punuar shumë për këtë duel dhe ishte kënaqësi të shihja që puna ime dha rezultat në ring.

Çfarë strategjie përdore për ta neutralizuar stilin e tij dhe në cilin moment e ndjeve se fitorja ishte në favorin tënd?

E dinim që Korte është një boksier i fuqishëm dhe agresiv, por pak më i ngadaltë në lëvizje. Strategjia ime ishte të përdorja shpejtësinë, distancën dhe të mos i jepja mundësi të më afronte. Kur pashë që po e godisja vazhdimisht dhe ai nuk po arrinte të përgjigjej si duhet, aty e ndjeva se ritmi dhe kontrolli i ndeshjes ishin në anën time.

Si përgatitesh fizikisht dhe mendërisht për një ndeshje të kësaj rëndësie dhe a ke një rutinë specifike para çdo ndeshjeje?

Përgatitja fizike është shumë intensive, stërvitje të dyfishta, sparing, ushqim i kontrolluar dhe pushim i rregullt. Por për mua, aspekti mendor është po aq i rëndësishëm. Bëj shumë vizualizim, meditim, dhe qëndroj larg çdo gjëje që më shpërqendron. Kam një rutinë para çdo ndeshjeje: dëgjoj muzikë që më motivon, bëj disa ushtrime për frymëmarrjen dhe mendoj vetëm për fitore.

Po ndonjë ritual ose mendim që të motivon para se të hysh në ring?

Gjithmonë para se të hyj në ring, mbyll sytë dhe kujtoj sakrificat që kam bërë: familjen, rrugën që kam përshkuar dhe njerëzit që më mbështesin. Kjo më jep një fuqi që nuk krahasohet me asgjë tjetër. Dhe gjithmonë falënderoj Zotin për mundësinë që më është dhënë.

Cilat janë planet e tua të ardhshme? A synon ndonjë titull botëror?

Pa dyshim. Kjo fitore ishte një hap i madh drejt një titulli të rëndësishëm. Jam duke punuar me ekipin tim për të siguruar një përballje me dikë nga top 10 dhe pastaj, pse jo, për një shans për titull bote. Unë nuk jam këtu vetëm për të marrë pjesë, dua të bëhem kampion bote.

A ka ndonjë kundërshtar specifik që do të doje të përballeshe në të ardhmen?

Ka disa emra që i kam në mendje, por nuk dua të nxitohem me deklarata. Dua që çdo sfidë të vijë në momentin e duhur. Megjithatë, më të mirët e peshës sime janë në radar. Jam gati për cilindo që vendoset përballë meje.

Si ndihesh kur përfaqëson Shqipërinë në skenën ndërkombëtare?

Ndjehem krenar. Kur flamuri kuqezi valëvitet për shkak të një fitoreje time, është një ndjesi që nuk përshkruhet me fjalë. Përfaqësimi i Shqipërisë më jep një motivim shtesë. Nuk boksoj vetëm për veten, por për një komb të tërë.

Sa i rëndësishëm është për ty fakti që frymëzon të rinjtë shqiptarë që ëndërrojnë të bëhen boksierë?

Është një nga gjërat më të bukura që më ka ndodhur. Kur marr mesazhe nga të rinj që më thonë “Më frymëzon shembulli yt”, ndjej përgjegjësi. Dua të jem një model i mirë, jo vetëm si sportist, por edhe si njeri.

Çfarë mesazhi do t’u jepje të rinjve që duan të ndjekin rrugën tënde në boks?

Mos e lini asnjëherë ëndrrën të shuhet. Disiplina, durimi dhe besimi në vetvete janë çelësat e suksesit. Nuk ka rëndësi nga ku vjen, nëse punon fort dhe je i vendosur, mund të arrish çdo gjë. Dhe më e rëndësishmja: jini njerëz të mirë, me karakter të fortë, sepse fitorja më e madhe është të mbetesh njeri në çdo hap.

Nga Kategoria

Sporti

Ylli i Real Madrid, Kylian Mbappe, pranon se nuk mund të fitojë Çmimin Ballon d’Or 2025 dhe përmend dy lojtarë që do të ishte shumë i lumtur nëse e fitonin atë

10 Shtator, 2025
Sporti

Jonathan David zbulon ofrimin e kalimit te Inter, ndërsa përforcimi i ri i Juventusit beson në një partneritet të fuqishëm me Dusan Vlahovic.

10 Shtator, 2025
Sporti

Festimi me temë festivali: Jack Grealish, lojtari i Everton, kremton ditëlindjen e 30-të!

10 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Bizneset në krizë për punonjës, por shkalla e papunësisë mbetet e njëjtë

10 Shtator, 2025
Largohet nga pozita drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, ja kush e zëvendëson atë

Largohet nga pozita drejtori i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, ja kush e zëvendëson atë

10 Shtator, 2025

Novo Nordisk do të heqë 9,000 vende pune për shkak të intensifikimit të konkurrencës nga Eli Lilly

10 Shtator, 2025
Takim i shkurtër: Princ Harry dhe Mbret Charles ndodhin në një përballje të pazakontë pas një viti largësie.

Takim i shkurtër: Princ Harry dhe Mbret Charles ndodhin në një përballje të pazakontë pas një viti largësie.

10 Shtator, 2025

Ylli i Real Madrid, Kylian Mbappe, pranon se nuk mund të fitojë Çmimin Ballon d’Or 2025 dhe përmend dy lojtarë që do të ishte shumë i lumtur nëse e fitonin atë

10 Shtator, 2025
“Prishtina Parking” fillon aktivitetin, Komuna merr në dorë shqyrtimin e gjobave

“Prishtina Parking” fillon aktivitetin, Komuna merr në dorë shqyrtimin e gjobave

10 Shtator, 2025

Begaj dënon hyrjen e dronëve rusë në Poloni: Jemi të përkushtuar ndaj NATO-s

10 Shtator, 2025

Cilat vende të BE-së përdorin më shumë reklamimin online?

10 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.