Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të ëmbël për të dashurin, Callum Turner, me rastin e ditëlindjes së tij.Në një postim në Instastory, ajo ka publikuar dy foto me aktorin, duke i dedikuar fjalët: “Gëzuar ditëlindjen personi im i preferuar në botë”.
Dua dhe Callum e bënë publike lidhjen e tyre disa javë më parë, ndërsa në rrjet po qarkullojnë zëra për një fejesë të mundshme. Deri më tani, çifti nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me këtë.