• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 18 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Drejtësi e vrarë dy herë!

7 Tetor, 2025
tek Analizë, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lutfi Dervishi

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit nuk ishte thjesht një akt kriminal, por një shfaqje e dështimit institucional dhe, ç’është më e keqja, e kolapsit moral.

Drejtësia u vra dy herë: një herë nga plumbi brenda “tempullit të ligjit” dhe një herë nga jo pak përgëzime që pasuan në rrjetet sociale. Një shoqëri që gëzohet për një vrasje, sepse e sheh atë si “drejtësi alternative”, ka vrarë më parë ndërgjegjen.

Lexo edhe:

Romë në kërkim për një sulmues, verdhekuqtë fokusohen te lojtari që u largua nga Napoli këtë verë.

Zbulohet kush do të jetë në Këshillin që shoqëron prokurorin Prençi për shqyrtimin e mandatit të Ballukut nesër.

Kjo është fytyra e dhimbshme e një shoqërie që e ka humbur besimin tek drejtësia dhe e ka zëvendësuar atë me emocionin e momentit, me hakmarrjen si “shpagim” Kur sistemi dështon të japë drejtësi, njerëzit fillojnë ta marrin atë në dorë, dhe kur edhe kjo kthehet në spektakël publik, kemi hyrë në zonën gri ku krimi fillon të ngatërrohet me moralin.

Drejtësia nuk është shpagim, është proces. Nuk është pasion, por provë. Dhe asnjë padrejtësi, sado e rëndë, nuk mund të justifikojë marrjen e një jete. Kur vret një njeri është sikur ke vrarë gjithë njerëzimin – thuhet në librin e shenjtë.

Këto komente tregojnë një plagë shumë më të thellë: krizën e besimit tek institucioni i gjykatës dhe gjyqtarit. Reforma në drejtësi, e trumbetuar si një revolucion, u përqendrua në ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, duke harruar thelbin – që drejtësia nuk është “peshk i madh” apo “i vogël”, por një sistem që funksionon për çdo qytetar.

Ndërsa publiku priste rezultate spektakolare, dhjetëra mijëra dosje mbetën në sirtarë, qytetarët u zhytën në pritje të pafundme, dhe dosjet u kthyen në relike.

Nëse para vitit 2016 një proces zgjaste mesatarisht 2 apo 3 vjet, sot ka çështje që zgjasin 15 apo 20 vjet. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Dhe kur vetë Kryeministri pret 7 vjet për një vendim në shkallë të parë, ç’mund të presë qytetari i zakonshëm përballë një sistemi që ngjan më shumë me një tunel pa dalje sesa me një gjykatë?

Por kriza e besimit nuk lindi vetëm nga vonesat. Ajo ushqehet përditë nga bullizmi publik ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, i nisur shpesh nga kreu i qeverisë, që ka arritur deri aty sa publikon emrin, foton, vendin e punës së gjyqtarit, duke e kthyer në shënjestër të turmës. Dhe kur figura e gjykatësit denigrohet publikisht, kur institucionet si KLP dhe KLGJ heshtin, atëherë rruga drejt linçimit moral dhe fizik bëhet e shkurtër.

Gjithmonë do të ketë të pakënaqur nga drejtësia, sepse çdo vendim ndahet mes një pale që fiton dhe një pale që humb. Por asnjë pakënaqësi nuk mund të kthehet në justifikim për dhunë. Në vitin 1997, kur shteti ishte shkrirë dhe armët ishin në çdo cep, gjyqtarët nuk u prekën. Sot, në kohë paqeje e reformash që nuk ndalen, një gjyqtar vritet në detyrë, në zemër të sistemit, dhe në rrjetet sociale dëgjohen duartrokitje. Ky është një sinjal alarmi për çdo njeri që beson se jeton ne një vend ku duhet të sundojë ligji.

Për ta kthyer arsyen dhe shenjtërinë e jetës, nuk mjafton një deklaratë ngushëlluese dhe justifikuese. As premtime për ashpërsim të dënimeve. Nuk funksionon. Duhet një reflektim, nga çdo hallkë: Politika, që duhet të ndalë retorikën e dhunës dhe përdorimin e drejtësisë si armë për linçim;

Media, duhet të ndalë normalizimin e urrejtjes, dhunës, fjalës së fundit, banalitetit dhe të promovojë pse jo fuqishëm mendimin kritik, por jo hakmarrës!

Dhimbja nuk shërohet me një plumb dhe ai që niset për hakmarrje gjithmonë hap dy varre.
Nëse duam drejtësi, duhet të fillojmë duke mbrojtur ata që e japin atë. Gjykatësi nuk është armik, por një figurë që mban ekuilibrin e shoqërisë. Është në interesin e gjithekujt që gjykatësi të jetë jo vetëm i sigurt, por edhe i qetë, i mbrojtur, madje edhe i lumtur, sepse vetëm kështu mund të japë drejtësi.

Një shoqëri që gëzohet për një vrasje, është një shoqëri që ka vrarë më parë ndërgjegjen. Dhe kur ndërgjegjja hesht, krimi fillon të flasë në emër të drejtësisë.

Nëse duam të jetojmë në një vend ku gjykata është simbol i shpresës, jo i frikës, duhet të ringremë jo vetëm institucionet, por edhe moralin publik. Sepse, në fund të fundit, një shtet që nuk mbron jetën, nuk ka të drejtë të flasë për drejtësi.

Nga Kategoria

Romë në kërkim për një sulmues, verdhekuqtë fokusohen te lojtari që u largua nga Napoli këtë verë.
Lajme

Romë në kërkim për një sulmues, verdhekuqtë fokusohen te lojtari që u largua nga Napoli këtë verë.

18 Dhjetor, 2025
Zbulohet kush do të jetë në Këshillin që shoqëron prokurorin Prençi për shqyrtimin e mandatit të Ballukut nesër.
Lajme

Zbulohet kush do të jetë në Këshillin që shoqëron prokurorin Prençi për shqyrtimin e mandatit të Ballukut nesër.

18 Dhjetor, 2025
Konflikti kufitar Tajlandë-Kamboxhi përshkallëzohet, forcat tajlandeze bombardojnë qendrën e madhe të kazinove.
Lajme

Konflikti kufitar Tajlandë-Kamboxhi përshkallëzohet, forcat tajlandeze bombardojnë qendrën e madhe të kazinove.

18 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Portugalia kryeson listën e BE-së për çmimet e pasurive të paluajtshme të tepruara.

18 Dhjetor, 2025

Një javë konsumim i alkoolit, ja çfarë i bën trupit tuaj

18 Dhjetor, 2025
Konflikti kufitar Tajlandë-Kamboxhi përshkallëzohet, forcat tajlandeze bombardojnë qendrën e madhe të kazinove.

Konflikti kufitar Tajlandë-Kamboxhi përshkallëzohet, forcat tajlandeze bombardojnë qendrën e madhe të kazinove.

18 Dhjetor, 2025
Këput Hollywood-in! Djali i John Travoltës, faktikisht pjesë e familjes Presley

Këput Hollywood-in! Djali i John Travoltës, faktikisht pjesë e familjes Presley

18 Dhjetor, 2025
Kosova marrin udhëheqjen e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë.

Kosova marrin udhëheqjen e Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë.

18 Dhjetor, 2025

Ukraina: Europa nuk duhet të zëvendësojë SHBA-në në garancitë e sigurisë, thotë Zelenskyy Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Euronews, lideri ukrainas theksoi se angazhimi i Europës për të ndihmuar Ukrainën në rast të një sulmi të ardhshëm rus nuk mund të zëvendësojë garancitë e sigurisë nga SHBA. Për Kyiv-in, këto janë “gjerat të ndryshme” dhe se si Rusia po përpiqet të “përjashtojë” BE-në nga kjo, shpjegoi ai.

18 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In