• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 26 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shëndeti

Dr.Romina Dibra zbulon simptomat delikate, që mund të nënkuptojnë se keni kancer të trurit

9 Mars, 2025
tek Shëndeti
Share on FacebookShare on Twitter

Romina Dibra është me origjinë nga Shqipëria. Ajo është mjeke e kualifikuar me gati 17 vjet përvojë në industrinë farmaceutike. Karriera e saj filloi si mjeke e përgjithshme. Ajo u bashkua me ekipin myTomorrows tre vjet më parë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mjekët jo vetëm që kanë zbuluar shenjat delikate të kancerit të trurit , por edhe  simptoma të cilat mund të tregojnë saktësisht se ku mund të rritet një tumor brenda kafkës tuaj. 

Edhe tumoret beninje të trurit, të cilët ndryshe nga kancerozët nuk përhapen në pjesë të tjera të trupit, mund të jenë vdekjeprurës, pasi rriten brenda indit të ndjeshëm të organit. 

Lexo edhe:

Alarmi: Një në 3 prindër jep ilaçe për uljen e temperaturës kur s’është e nevojshme

Dieta e pashëndetshme në fëmijëri shkakton ndryshime afatgjata në tru

Dr. Romina Dibra, nga kompania e teknologjisë shëndetësore myTomorrows, tha se shumë simptoma të tumorit të trurit shkaktohen nga presioni në rritje brenda kafkës. 

“Meqenëse kafka është e përbërë nga kocka, një tumor në rritje do të rrisë presionin brenda kafkës – kjo njihet si presioni intrakranial,” tha ajo.

Ky presion mund të çojë në probleme si dhimbje koke, përgjumje, të vjella dhe probleme me shikimin.

Ndërsa Dr. Dibra tha se jo çdo rast i këtyre problemeve do të jetë një shenjë e një tumori të trurit, shtoi se njerëzit duhet t’i kushtojnë vëmendje se si dhe kur shfaqen. 

Ajo paralajmëroi se kushdo që përjeton një dhimbje koke të kombinuar me të vjella ose të përziera ose mjegull në shikim, që përkeqësohen gjatë disa javësh, duhet të shkojë te mjeku.

Problemet e shikimit, të tilla si pamundësia për të parë nga cepi i syrit, shikimi i paqartë janë një tjetër shenjë e mundshme e një tumori në tru në rritje.

Dr. Dibra shtoi se presioni intrakranial gjithashtu mund të ulë furnizimin me gjak në kafkë, gjë që mund t’i bëjë njerëzit të ndihen të përgjumur ose të humbasin vetëdijen.

Të përzierat dhe të vjellat ishin një tjetër simptomë e mundshme, por Dr. Dibra tha se ishte e rrallë që tumoret e trurit ta nxisnin këtë vetë pa shenja të tjera. 

Simptoma e fundit që theksoi ajo ishin krizat, një shpërthim i papritur i aktivitetit elektrik në tru që i bën njerëzit të dridhen mënyrë të pakontrolluar.

Ajo tha se ngjarje të tilla ishin shumë të zakonshme në mesin e pacientëve me tumor të trurit. 

Ndërsa këto simptoma mund të shfaqen në shumë lloje të tumoreve të trurit, Dr. Dibra zbuloi gjithashtu shenja të tjera mund të tregojnë se ku po rritet saktësisht një tumor.

Një rritje në lobin frontal, një pjesë e trurit që rregullon lëvizjen dhe personalitetin, mund të shfaqet si vështirësi në ecje, dobësi në njërën anë ose ndryshime të papritura të personalitetit, tha ajo. 

Nga ana tjetër, një tumor në lobin parietal, një rajon i trurit që ndihmon në përpunimin e informacionit, mund të krijojë vështirësi në të folur, lexim ose shkrim.

Ndërkohë, një rritje në lobin temporal, i cili rregullon kujtesën dhe aftësinë tonë për të përkthyer zërin në informacion, mund të shkaktojë humbje afatshkurtër të kujtesës dhe vështirësi në dëgjim.

Së fundi, një tumor në lobin okupital, pjesa e trurit përgjegjëse për përpunimin e informacionit vizual, mund të çojë në ndryshime në shikim ose vështirësi në identifikimin e ngjyrave ose madhësisë së objekteve.

Dr. Dibra tha se një pacient që përjeton ndonjë nga simptomat e mësipërme duhet të kontaktojë mjekun për këshilla,teste dhe referime të mundshme. 

Ndërsa shumë nga këto probleme nuk ka gjasa të jenë kancer, sa më herët të zbulohet sëmundja, aq më e lehtë është për t’u trajtuar, prandaj është e rëndësishme që të kontrollohet.

Opsionet e trajtimit për kancerin e trurit ndryshojnë në varësi të faktorëve si lloji i tumorit, kur u gjet dhe vendndodhja e tij e saktë.

Kirurgjia shpesh konsiderohet si opsioni i parë i trajtimit i ndjekur nga radioterapi për të eliminuar çdo gjurmë të mbetur të kancerit,  që ndonjëherë kombinohet me kimioterapinë në varësi të pacientit.

Dr. Dibra shtoi se mjekët ndonjëherë do të përshkruajnë steroide për të reduktuar presionin në kafkë, si dhe ilaçe anti-epileptike për të luftuar krizat para një operacioni./Dailymail

Nga Kategoria

Ekstra

Alarmi: Një në 3 prindër jep ilaçe për uljen e temperaturës kur s’është e nevojshme

25 Shkurt, 2026
Shëndeti

Dieta e pashëndetshme në fëmijëri shkakton ndryshime afatgjata në tru

24 Shkurt, 2026
Lajme

Dhimbje koke gjatë agjërimit: Ç’duhet të dini dhe si ta lehtësoni

24 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Pezullimi i Ballukut, Rama: Ndërhyrje brutale, e pandodhur në historinë e botës! Gjyqësori të mos gjymtojë pavarësinë e pushteteve të tjera

26 Shkurt, 2026

“Berisha e ngrinte puçiste dhe e ulte l*vire prokuroren e përgjithshme”, Rama: PS nuk do ndërhyjë kurrë në çështje që i takojnë drejtësisë

26 Shkurt, 2026

“Balluku”/ “Kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat”, Rama: PS do ta kalojë këtë test

26 Shkurt, 2026

“Sot po sprovohet aftësia jonë udhëheqëse”, Rama: Jemi në një udhëkryq

26 Shkurt, 2026

AKSHI/ Dyshohet se vuri jahtin luksoz në emër të saj, thirret në SPAK vartësja e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri

26 Shkurt, 2026

“Drejt një beteje ligjore shumë domethënëse”- Monika Kryemadhi mes batutave futet në GJKKO

26 Shkurt, 2026

Alarm në Greqi! Një qese me kocka njerëzore gjendet në koshin e mbeturinave në hyrje të një spitali

26 Shkurt, 2026

“Do të publikoj bisedat dhe foto intime”/ Shantazhonte prej 3 vitesh grekun duke i marrë 4 mijë euro, arrestohet 47-vjeçari në Korçë!

26 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.