• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 10 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Dorëhiqet ministrja e Transportit në Britani, ishte dënuar 10 vite më parë për mashtrim

29 Nëntor, 2024
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter


Ministrja britanike e Transportit, Louise Haigh dha dorëheqjen të premten për shkak të një dënimi të dhjetë viteve më parë për mashtrim, pasi pati pretenduar se i kishin vjedhur celularin.

Në një letër drejtuar Kryeministrit Keir Starmer, zonja Haigh tha se: “Mbetem plotësisht e përkushtuar ndaj projektit tonë politik, por tani besoj se do t’i shërbehet më mirë me mbështetjen time nga jashtë qeverisë”.

“Unë e vlerësoj se sido që të jenë faktet e çështjes, kjo çështje në mënyrë të pashmangshme do të jetë një shpërqendrim nga kryerja e punës së kësaj qeverie dhe politikave të cilave i jemi përkushtuar bashkërisht”, ka shkruar ajo.

Lexo edhe:

Ledri merr dhuratë për datëlindje një super Ferrari luksoz, por s’dihet nga kush

Trump emëron Sean Duffy si administrator të përkohshëm të NASA-s, refuzon aleatin e Musk

Dorëheqja erdhi disa orë pasi kanali televiziv Sky Neës dhe gazeta The Times e Londrës raportuan se zonja Haigh ishte akuzuar për mashtrim pasi raportoi se i ishte vjedhur një celular pune, kur u grabit në vitin 2013. Ajo më vonë tha se e kishte renditur celularin gabimisht ndër sendet e vjedhura.

Pasi gjeti telefonin dhe e ndezi sërish, ajo u thërrit për t’u marrë në pyetje nga policia. Zonja Haigh pranoi fajësinë për mashtrim nëpërmjet keqinterpretimit dhe iu dha lirimi me kusht.

Në një deklaratë përpara dorëheqjes së saj, zonja Haigh tha se “sipas këshillës së avokatit tim deklarova fajësinë – pavarësisht faktit se ky ishte një gabim i vërtetë nga i cili nuk përfitova. Gjykatësit i pranuan të gjitha këto argumente dhe më dhanë masën më të ulët penalizuese”.

Zonja Haigh, 37 vjeçe, ka përfaqësuar në parlament një distrikt në Sheffield, Anglinë veriore, që nga viti 2015 dhe u emërua në postin kyç të transporteve pasi Partia Laburiste e qendrës së majtë të Kryeministrit Starmer fitoi zgjedhjet në korrik.

Kryeministri Starmer emëroi 49-vjeçaren Heidi Alexander, si zëvendësuese të zonjës Haigh. Zonja Alexander u rikthye në parlament në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut, pas një periudhe mungese 6-vjeçare, një pjesë të së cilës ajo e kaloi në bashkinë e Londrës, me një pozicion të spikatur si drejtuese për sistemin e transportit të kryeqytetit. /VOA/

Tags: britaniMinistrja e transportit

Nga Kategoria

Ekstra

Ledri merr dhuratë për datëlindje një super Ferrari luksoz, por s’dihet nga kush

10 Korrik, 2025
Bota

Trump emëron Sean Duffy si administrator të përkohshëm të NASA-s, refuzon aleatin e Musk

10 Korrik, 2025
Aktualitet

Ervin Salianji i kudondodhur, shfaqet “LIVE” në tre emisione

10 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ledri merr dhuratë për datëlindje një super Ferrari luksoz, por s’dihet nga kush

10 Korrik, 2025

Trump emëron Sean Duffy si administrator të përkohshëm të NASA-s, refuzon aleatin e Musk

10 Korrik, 2025

Ervin Salianji i kudondodhur, shfaqet “LIVE” në tre emisione

10 Korrik, 2025

Dëshmia e Mbretit Charles dhe Princeshës Kate për kancerin, frymëzim për mijëra të prekur në Britani

10 Korrik, 2025

Netanyahu është gati të negociojë përfundimin e luftës në Gaza, por me kushte

10 Korrik, 2025

Gazetari Eljan Tanini emërohet Drejtor i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit! Ministri Gonxhja: Sjell një vizion që pasuron më tej rolin e këtij institucioni

10 Korrik, 2025

Noizy lirohet nga Policia e Zvicrës: Gjithçka pas krahëve! Ju kërkoj ndjesë fansave! Autori i shpifjeve do përballet me ligjin

10 Korrik, 2025

Pas dorëheqjeve masive në bashkinë e Vlorës, hapen aplikimet për drejtuesit e rinj

10 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.