• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Dje doli nga qelia, reagon Beqaj: Më mbajtën dy vjet kot brenda, pushime të mbara

1 Gusht, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar publikisht pasi u lirua nga paraburgimi dhe ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një deklaratë të shpërndarë nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj deklaron se ka qëndruar padrejtësisht në paraburgim për 25 muaj, duke theksuar se nuk është dënuar nga asnjë gjykatë dhe se ndaj tij vijojnë hetimet e SPAK-ut.

Sipas Beqajt, gjykata konstatoi se afatet ligjore të paraburgimit kishin përfunduar, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e mëparshëm për mbajtjen e tij në qeli. Ai shton se ky fakt është pranuar edhe nga përfaqësuesi i organit të akuzës.

Lexo edhe:

Sëmuret Erion Veliaj, përfundon në spital

Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull, ndodhet jashtë rrezikut

Postimi i Beqajt:

Fundi i një paraburgimi të pajustifikuar!

Dje pati shumë lajme se gjykata më kishte liruar nga burgu.

Në të vërtetë, deri më sot, nuk kam qenë asnjë ditë i burgosur. I burgosur është një person i dënuar me një vendim gjykate të formës së prerë.

Unë kam qenë për 25 muaj në paraburgim, në kuadër të një hetimi të SPAK-ut. Prej 16 muajsh jam edhe i pandehur nga SPAK-u, por, deri më sot, nuk kam marrë asnjë dënim, qoftë edhe në shkallën e parë.

Gjykata vendosi dje se qëndrimi im në paraburgim nuk mbështetej më në dispozitat e procedurës penale. Afatet ligjore të paraburgimit kishin përfunduar, çka e bënte të pavlefshëm vendimin për paraburgim të datës 03.07.2024. Ky fakt u pranua edhe nga përfaqësuesi i organit të akuzës.

Vendimi i djeshëm u parapri nga një vendim i gjyqtarit të seancës paraprake, i dhënë pak ditë më parë. Në atë vendim u arsyetua se argumentet dhe provat e paraqitura nga organi i akuzës ishin të pamjaftueshme për të vijuar gjykimin.

Në fakt, kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit. Akuzohem si funksionar i lartë, në kundërshtim me Kushtetutën, me Kodin e Procedurës Penale, me tri vendime gjyqësore të dhëna drejtpërdrejt për rastin tim, si dhe me jurisprudencën e GJKKO-së.

Kam shërbyer për tre vjet e gjysmë si ministër i Shëndetësisë dhe për dy vjet si drejtor i Përgjithshëm i SASPAC-ut.

Aktualisht kam njëkohësisht tri procedime penale në SPAK, me hetime që, të marra së bashku, zgjasin prej 16 vjetësh: 6,5 + 6,5 + 3. Megjithatë, ende nuk kam asnjë dënim, as në shkallën e parë. Gjatë gjithë këtyre hetimeve nuk është gjetur as edhe një qindarkë apo një cent që të tregojë se pasuria ime është shtuar në mënyrë të paligjshme, si pasojë e veprimeve ose mosveprimeve të lidhura me detyrat e mia shtetërore.

Sot jam i lumtur që ndodhem pranë familjes sime. Jam gjithashtu i kënaqur që, duke filluar nga shtatori, do të marr pjesë në proceset penale jo më nga kafazi i sigurisë dhe do të kem akses në versionin elektronik të fashikujve hetimorë. Këto të drejta, të garantuara nga Konventa Evropiane, Kushtetuta dhe legjislacioni procedural penal, më janë mohuar në mënyrë të paligjshme nga gjykatat, organi i akuzës dhe administrata e burgjeve.

Ftoj këdo që ka mundësi ta vazhdojë betejën për këto kauza, sepse ato i shërbejnë procesit të rregullt ligjor dhe barazisë së armëve.

Mora vesh se dje më kishte dërguar selam edhe doktor Berisha.

Nuk do t’i përgjigjem këtu, sepse në vjeshtë do t’i jap mundësinë të thotë edhe më shumë, kur të vijë si dëshmitar në procesin për koncesionin e instrumenteve kirurgjikale.

Pushime të mbara!

Rishihemi në shtator.

Nga Kategoria

Aktualitet

Sëmuret Erion Veliaj, përfundon në spital

3 Nëntor, 2026
Aktualitet

Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull, ndodhet jashtë rrezikut

3 Nëntor, 2026
Bota

Europa në gatishmëri pas sulmeve kibernetike ndaj supermarketeve

3 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Sëmuret Erion Veliaj, përfundon në spital

3 Nëntor, 2026

Zgjedhjet në SHBA mund të shënojnë disa momente historike

3 Nëntor, 2026

Trump njofton ndërprerjen e ndihmës vjetore prej 4 miliardë dollarësh për Izraelin nga viti 2027

3 Nëntor, 2026

Kur do të mësohen rezultatet e zgjedhjeve në SHBA? BBC shpjegon kur pritet të dalë fituesi

3 Nëntor, 2026

Binance zbulon se si intervistat e rreme të punës u përdorën për vjedhjen e 6.3 miliardë dollarëve në kriptomonedha

3 Nëntor, 2026

Shtatë avionë në Evropë kërcënohen me bombë, kontrolle dhe devijime në disa aeroporte

3 Nëntor, 2026

Tre skenarët e mundshëm për zgjedhjet në SHBA: nga një fitore e thellë e demokratëve te ruajtja e kontrollit republikan

3 Nëntor, 2026

Teksasi, bastioni republikan në qendër të një gare të fortë mes demokratëve dhe republikanëve

3 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.