Roeli, djali i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, feston sot ditëlindjen e tij të katërt, për herë të parë pas humbjes së të atit. Selvia, gruaja e Shpat Kasapit, ka ndarë një video emocionuese ku Roeli i vogël mban në duar dhe puth fotografinë e babait të tij.
Në mesazhin e publikuar, Selvia shkruan se do të dëshironte që Shpati të ishte aty për të përqafuar dhe për të dhuruar dhurata, ndërsa Roeli feston ditëlindjen duke kujtuar babain. Ajo shton: “Por biri im, mami është këtu. Për të të dashur dyfish, për të të mbajtur fort. Babi yt të do nga qielli, dhe mami i lutet Zotit të jetë gjithmonë krahu yt. Të dua fort biri im, arsyja që unë frymoj.”
Selvija shkruan:
Gezuar ditëlindjen jeta ime!
Sot mbush 4 vjeç, Roel…
E unë do doja të ishte këtu babi yt.
Ta shihje me duart plot dhurata,
të të merrte në krahë fort
e të të përqafonte sikur bota të ndalej aty.
Sot ti e feston ditëlindjen duke parë fotografinë e tij,
dhe unë me dhimbjen që ai nuk arriti të të përqafojë edhe një herë.
Por biri im, mami është këtu.
Për të të dashur dyfish,
për të të mbajtur fort.
Babi yt të do nga qielli,
dhe mami i lutet Zotit
të jetë gjithmonë krahu yt.
Të dua fort biri im,arsyja që unë frymoj











