Gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure, në qarkun e Korçë janë regjistruar reshje të pakta bore, kryesisht në aksin Boboshticë–Dardhë, veçanërisht në segmentin nga Muri i Musait deri në Majën e Bigllës.
Edhe pse jemi në sezonin e pranverës, zona e Dardhës është përfshirë nga reshje të lehta, duke krijuar një situatë tipike dimërore për shkak të terrenit malor.
Sipas burimeve zyrtare, kompania mirëmbajtëse ka ndërhyrë menjëherë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, me qëllim garantimin e sigurisë dhe qarkullimit normal të automjeteve.
Në pjesë të tjera të qarkut nuk raportohen reshje bore.











