• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 28 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Dilema pasi braktisi Shqipërinë për Zvicrën: Përse u mbajt i fshehtë vendimi për Bajramin?

3 Shtator, 2025
tek Lajme, Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Largimi i Adrian Bajramit nga Shqipëria për të përfaqësuar kombëtaren e Zvicrës, ishte padyshim një goditje e madhe për FSHF-në. Mbrojtësi 23-vjeçar, shpesh herë ishte në qendër të vëmendjes, e madje vetëm pak ditë më parë u përfshi edhe në spotet e ndryshme që FSHF ka publikuar në rrjetet sociale, teksa vetëm ditën e djeshme është njoftuar se Bajrami ka vendosur të largohet për të luajtur me Zvicrën.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në fakti, njoftimi ishte pak i çuditshëm duke qenë se lista është publikuar disa ditë më parë dhe ditën e djeshme, skuadra duhej të grumbullohej. E paqartë mbetet situata me futbollistin shqiptar, duke qenë se në ditët e fundit, nuk ka pasur asnjë njoftim për mungesën e tij, e madje në konferencën për shtyp, Silvinjo foli me superlativa, duke lënë të kuptohej se do të luante të paktën me Gjibraltarin në miqësore. “Do të ketë ndryshime për ndeshjen me Letoninë, duke qenë që kemi dhe një ndeshje miqësore para. Kemi lojtarë si Adrian Bajrami, Medon Berisha dhe Pajaziti që kanë luajtur me Kombëtaren U-21, por ende nuk kanë luajtur 45 minuta me Kombëtaren A”, shprehej Silvinjo pak ditë më parë.

NJOFTIMI I FEDERATËS- Ditën e parë të stërvitjes, FSHF njoftoi për mungesat dhe ndryshimet në listë, ku u bë edhe e ditur se Bajrami kishte vendosur të luante për Zvicrën dhe se vendin e tij do ta zinte Maldini Kacurri, mbrojtësi i Arsenalit. “Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Adrian Bajrami nuk do të jetë pjesë e Kombëtares. Bajrami ka vendosur të largohet nga Shqipëria për të luajtur me Zvicrën.

Lexo edhe:

U aksidentua në Portin e Durrësit! Vdes 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)

E rëndë në Korçë/ Nëna po kalonte te vijat e bardha, makina përplas karrocën me fëmijën 1 vjeç brenda

Pasi është vënë në dijeni për këtë vendim të lojtarit, trajneri Silvinjo ka vendosur të ftojë mbrojtësin Maldini Kacurri, i cili do të bashkohet me skuadrën në kampin stërvitor të kuqezinjve në Malaga gjatë të hënës dhe do të vihet në dispozicion për këto dy ndeshje. Kacurri, i cili ka qenë më parë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave U-17, U-19 dhe U-21 të Shqipërisë, ftohet për herë të parë në Kombëtaren A”. Tashmë, mbetet e paqartë nëse FSHF është njoftuar më herët nga futbollisti, apo vendimi për të përfaqësuar Zvicrën është bërë i ditur vetëm në ditën e fundit, teksa as vetë Federata Zvicerane nuk ka publikuar ende gjë, me Bajramin që mungonte fillimisht në listën e publikuar pak ditë më parë.

ZVICRA- Vendimi për t’u larguar nga Shqipëria është jo pak i çuditshëm dhe kjo edhe për faktin se Zvicra e kishte publikuar listën me futbollistët e grumbulluar vetëm pak ditë më parë. Në këtë listë, mungonte emri i Adrian Bajramit për të cilin, Silvinjo ishte përgatitur ta kishte në skuadër. Pavarësisht se trajneri i Zvicrës, Murat Jakin e konsideroi një lojtar interesant, ende nuk ka asnjë njoftim nga Federata Zvicerane nëse Bajrami do të jetë me skuadrën për këto ndeshje apo jo.

Nga Kategoria

Kryesore

U aksidentua në Portin e Durrësit! Vdes 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)

28 Korrik, 2026
Kryesore

E rëndë në Korçë/ Nëna po kalonte te vijat e bardha, makina përplas karrocën me fëmijën 1 vjeç brenda

28 Korrik, 2026
Kryesore

Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Në shtator, ankim në Strasburg

28 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

U aksidentua në Portin e Durrësit! Vdes 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)

28 Korrik, 2026

E rëndë në Korçë/ Nëna po kalonte te vijat e bardha, makina përplas karrocën me fëmijën 1 vjeç brenda

28 Korrik, 2026

Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Në shtator, ankim në Strasburg

28 Korrik, 2026

Nike prezanton shapkat që ngrohin dhe masazhojnë këmbët

28 Korrik, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

28 Korrik, 2026

SPAK kontrolle dhe sekuestrime e Bashkinë e Tiranës

28 Korrik, 2026

Presidenti Begaj pret ministrin e Jashtëm të Kroacisë, fokusi te mbështetja e Zagrebit për integrimin e Shqipërisë në BE

28 Korrik, 2026

EMRI/ Vetëdorëzohet në polici i kërkuari nga SPAK, pjesë e grupit që transportonte drogë nga Brazili dhe Ekuadori

28 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.