Detaje të reja vijojnë të dalin nga hetimet për atentatin në Lundër të Tiranë ku u plagosën 4 të rinj që udhëtonin me një automjet “G Class”, ngjarje e ndodhur më 17 prill.
Bëhet e ditur se në mbetjet e motorit të djegur pas krimit në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, janë siguruar të dhëna dhe numri i shasisë.
Zyrtarisht policia i është drejtuar kompanisë “Yamaha” për te marrë të dhënat dhe gjurmuar shitjen e motorit për të rënë në gjurmët e autorëve.
Me marrjen e kësaj përgjigje policia shpreson gjurminin në kartotekat e shit blerjeve të motorëve në vend për të zbuluar se kush e ka përdorur dhe se kush e ka shitur.Gjithashtu po vijojn kryerja e verifikimit të profileve të mbetjeve të ADN-ve që jamë gjetur në disa mbetje tek vendi ku kanë qëndruar autorët.
Atentati në Tiranë
Ngjarja ka ndodhur më 17 prill rreth orës 21:30, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri me armë zjarri drejt një automjeti tip “G-Class”. Në këtë automjet ndodhenin katër persona, Arenc Stafa 34-vjeç, Kian Mullahi 19-vjeç, dhe dy të miturit Dior Demiraj 11 dhe Marko Demiraj 17-vjeç.
Pas ngjarjes së rëndë hetuesit kanë marrë dëshmitë e të plagosurve, të cilët, ende të tronditur janë shprehur se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë sherr. Të rinjtë nuk kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk ka asnjë precedent dhe asnjë konflikt. Sipas informacioneve, tre të rinjtë, shokë me njëri-tjetrin, kishin dalë për të festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit dhe po kthehenin në shtëpi me shoferin Arenc Stafa. Të shtënat me armë drejt tyre dhe ndjekja nga autorë ka filluar nga rrethrrotullimi i Shkozës përgjatë autostradës deri te TEG dhe më pas shoferi i “G-Class”-it për t’iu shmangur atentatorëve kanë shkuar drejt Lundrës.
Hetuesit ende nuk kanë një pistë konkrete për këtë ngjarje të rëndë, por dyshohet që autorët mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër pa e ditur se cilat persona po udhëtonin brenda në atomjetin “G-Class” që e kishin nën shënjestrën e tyre. Dyshohet se shënjestra ishte gruaja e Roan Brahimit, e cila qarkullonte gjithashtu me automjet tip “G-Class” dhe jetonte në të njëjtin kompleks vilash me të rinjtë.