• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Detaje/ ‘Kemi fëmije dhe gra shtatzana’, grupi mashtruesve me Call-Centëra në Tiranë, nuk arrijnë të ‘mashtrojnë’ gjyqtaren!

25 Qershor, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga grupet e mashtrimit on-line, përmes rrjetit të Call-Centërave në Tiranë, nuk ka mundur të lirohet nga burgu në Gjykatën e Apelit të kryeqytetit, edhe pse ata përdorën si “truke” para gjykatës nevojën për tu kujdesur ndaj fëmijëve të mitur, grave shtatzëna e deri tek operacionet kirurgjikale.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Megjithëse shumica e tyre duke filluar nga Ledio Toçi, Xhoel Mekolli, e të tjerë, kanë pretenduar në gjykatë se janë familjarë të rregullt, kanë fëmijë dhe gra shtatzëna për tu kujdesur, sërish nuk e kanë bindur gjyqtaren e Apelit, Valdete Hoxha, ti zbusë masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në një masë më të butë izolimi. Toçi, ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë pasi duhet të ushtronte detyrën e babait për përkujdesjen e një fëmije 2 vjeç. Ndërsa në të njëjtën linjë me të ishte dhe Xhoel Mekolli, i cili ka pretenduar se bashkëjetuesja e tij, A. Bishami, është shtatzënë dhe duhet të kujdeset për të, pasi ka rrezik.

Plus Mekolli, shtoi në gjykatë se vijimi i qëndrimit në burg i tij, rrezikon marrjen e infeksioneve, pasi i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal, konkretisht për “Sinus pilonidal recidiv”. Tashmë Gjykata e Apelit Tiranë, ka zbardhur vendimin e plotë, duke i cilësuar, Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Xhoel Mekollin, Aida Voklin, Ledjon Cenaj dhe persona të tjerë në kërkim, si individë që kanë bashkëpunuar mes njëri-tjetrin, duke mashtruar qindra qytetarë të huaj e për pasojë kanë sjellë dëme të mëdha ekonomike.

Lexo edhe:

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

Në vendimin e zbardhur Gjykata e Apelit, vlerëson ekzistencën e këtij rrjeti “Call-Center-ash” që vepronin në Shqipëri, të organizuar nëpërmjet kompanive të marketingut online, ku disa persona dyshohet se siguronin infrastrukturën teknike, disa administronin kompanitë dhe ambientet, ndërsa persona të tjerë dyshohet se përfitonin dhe transferonin fondet e ardhura nga mashtrimi i shtetasve të huaj.

Sipas vendimit të gjykatës, Eduard Dalla, dyshohet si person që siguronte dhe menaxhonte infrastrukturën teknike të internetit dhe lidhjeveVOIP për call center-at. Dyshimi ndaj tij lidhet me faktin se numri i tij i telefonit rezultonte i përdorur në kontrata interneti të lidhura me IP-të e identifikuara nga autoritetet austriake.

Gjithashtu, nga përgjimet dhe verifikimet rezulton se ai komunikonte me kompani interneti për instalime në adresa të ndryshme dhe dyshohet se shërbente si ndërmjetës për sigurimin dhe shpërndarjen e internetit në ambientet ku zhvillohej aktiviteti i Call-Center-ave.

Mateo Hoxha dhe Tedi Agastra, dyshohen si persona me rol qendror në skemën financiare të mashtrimit. Sipas të dhënave të autoriteteve austriake, në adresat e tyre kripto kanë kaluar shuma shumë të mëdha parash që lidhen me investimet e kryera nga viktimat. Konkretisht, Mateo Hoxha dyshohet të ketë përfituar mbi 3.2 milion USD, ndërsa Tedi Agastra mbi 4.8 milion USD. Prokuroria dyshon se ata janë përfituesit fundorë të kriptovalutave të lidhura me aktivitetin mashtrues.

Gjithashtu, Ledio Toçi, dyshohet si person i lidhur drejtpërdrejt me ambientet dhe aktivitetin e Call Center- ave. Ai rezulton të ketë qenë punësuar në kompani “Call-Center” si “Upstream Creative” dhe “Victory Communication”, ndërsa banesa ku ishte instaluar një nga lidhjet e internetit të përdorura në mashtrim rezultonte e marrë me qira prej tij dhe Aida Voklit. Gjithashtu, një numër telefoni i referuar nga autoritetet austriake rezultonte formalisht në emër të vëllait të tij, por dyshohej se përdorej prej, Ledio Tocit.

Po ashtu dhe Xhoel Mekolli, dyshohet si person i lidhur me aktivitetin e call center-aveper shkak se IP. të e identifikuara nga autoritetet partnere rezultonin të përdorura edhe prej tij, ndërsa analizat teknike treguan numër të lartë lidhjesh me këto IP. Mekolli, gjithashtu kishte qenë i punësuar në subjektin “Espiron Studio” dhe është konstatuar pranë ambienteve të dyshuara gjatë vëzhgimeve policore.

Tags: Call centertirane

Nga Kategoria

Aktualitet

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026
Ekstra

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026
Lajme

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026

Mjekët: Papa Leoni nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21 Tetor, 2026

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

21 Tetor, 2026

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.