• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Dështuan përpjekjet për izolimin e PD”- Berisha në Strasburg: Proceset politike ndaj opozitës u vlerësuan si tipike të diktaturave!

7 Prill, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Pas takimeve që zhvilloi në Strasburg, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për mediat ku u shpreh se ka marrë garanci të plota nga grupet parlamentare të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, për dërgimin e delegacioneve me qëllim mbikëqyrjen e zgjedhjeve të 11 majit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë këtyre takimeve, Berisha u shpreh se ka informuar ndërkombëtarët për rrezikun e madhe që paraqet narkoshteti i Edi Ramës jo vetëm për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe për të gjithë Europën.

Nga Strasburgu ku ka zhvilluar takime të shumta gjatë ditës së sotme, kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se dështuan përpjekjet për izolimin e Partisë Demokratike në arenën ndërkombëtare.

Lexo edhe:

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia

Berisha u shpreh për mediat, se europarlamentarët ishin pak të informuar në lidhje me atë që po ndodh në Shqipëri, ndërsa tani kanë marrë një sërë informacionesh.

Kryedemokrati u shpreh se, anëtarët e grupeve parlamentare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, kanë vlerësuar se, proceset politike të qeverisë së Edi Ramës ndaj opozitës në Shqipëri, janë tipike të diktaturave.

INTERVISTA E PLOTE:

Pyetje: Keni pasur disa takime në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Keni mbajtur dy fjalime, në dy grupe parlamentare të ndryshme. A ishin të informuar për situatën dhe për atë që ndodh në Shqipëri, gjatë këtyre takimeve informale, përveç fjalës tuaj të hapur.

Sali Berisha: Nuk mund të them se ishin të informuar, por natyrisht krejtësisht pa informacion nuk ishin.Megjithatë, kjo për mua ishte një ditë shumë e rëndësishme, ku pata mundësinë të paraqes gjerësisht, para një audience të gjerë, para dy grupeve parlamentare dhe të disa delegacioneve, të grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, dhe të grupit parlamentar të Konservatorëve dhe Patriotëve Europian, të takohem me disa delegacione, siç ishte delegacioni i Suedisë, i Greqisë, delegacioni i Italisë.

Të takoj në një takim të veçantë dhe shumë të rëndësishëm me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, zotin Theodoros Roussopoulos dhe takime të tjera pastaj me miq.

Mendoj se ekspozeja dhe paraqitja e situatës, e një Shqipërie që në 30 vjetorin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Europës është kthyer në një narkoshtet që përbën rrezik jo vetëm për qytetarët e vet, por për rajonin dhe Europën. Kishte një rëndësi shumë të madhe për vendin, kishte një rëndësi shumë të madhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Faktet janë aq kokëforta dhe aq bindëse sa që, mund të them siç u pa dhe pata fatin gjatë ditës të marr përshtypje falënderuese dhe falënderim për ekspozetë që paraqita në këto dy grupe parlamentare dhe në delegacionet e vendeve anëtare që takova.

Qëllimi kryesor ishte të zgjoja vëmendjen e madhe që duhet të tregojnë për zgjedhjet dhe mora garanci të plotë se, përfaqësuesit e këtyre grupeve do të jetë të pranishëm dhe me interesin më të madh për vëzhgimin më të hollësishëm të zgjedhjeve të ardhshme.

I njohja me gjithë mekanizmat që ka krijuar Edi Rama. Arrestimin e liderëve të opozitës vitin elektoral, etj., etj., kështu që them se u bë një punë shumë e mirë.

Pyetje: Ju më herët keni denoncuar faktin se Edi Rama i keqinformon Europianët. A ka ndryshuar kjo situatë tashmë.

Sali Berisha: Kjo situatë po ndryshon, them se po ndryshon, nuk mund të them se ka ndryshuar plotësisht, sepse ju e patë edhe në takimin e fundit që pata, njerëzit mbetën të habitur nga ato që dëgjonin.

Kjo situatë ndryshon. Ajo që është shumë e rëndësishme është se, nuk është më një situatë e mbuluar nga heshtja, nga censura, nga terri. E thashë dhe në takimin e fundit, janë përpjekur shumë ta izolojnë PD-në dhe të mbulojnë të gjithë këtë veprimtari të Edi Ramës.

Por tani kjo ka marrë fund. Gjërat po dalin në dritën e diellit dhe po kuptohet shumë mirë se ç’përfaqëson regjimi i Tiranës.

Pyetje: Gjatë fjalimeve tuaja denoncuat arrestimet politike të liderëve të opozitës. Pati një qëndrim për drejtësinë e re edhe nga përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare në KE gjatë takimeve informale?

Sali Berisha: Nuk ka diskutim që proceset politike janë procese tipike të diktaturave, dhe ky është vlerësimi, nuk mund të ketë vlerësim tjetër. Në këtë aspekt sigurisht, unë garantova se ne jemi të përkushtuar në luftën ndaj krimit të organizuar me zero tolerancë, ndaj korrupsionit me zero tolerancë, por kjo nuk do të thotë se, lufta kundër korrupsionit të përdoret për të mbuluar luftën kundër kundërshtarëve politikë, nuk do të thotë të përdoret kjo të vendosësh censurës, siç po vendos Edi Rama mbi mediat, mbi Tik Tok-un. Denoncova siç e nigjuat edhe pajisjen DIP të kontrollit të internetit. Pra, praktikisht Shqipëria po degradon gjithnjë e më shumë në një shtet policor.

Pata edhe takime të tjera të rëndësishme, në të cilat diskutuam për çështje deliktare, shumë të rëndësishme për të drejtat e njeriut, dhunime, abuzime të papranueshme, të dënueshme të të drejtave të njeriut.

Pyetje: A keni ju besim tek premtimi i këtyre përfaqësuesve në dërgimin e delegacioneve në zgjedhje dhe monitorimin e tyre.

Sali Berisha: Plotësisht besim, kam shumë besim. Me siguruan në mënyrë shumë të vendosur. Kanë ngarkuar përfaqësuesit e tyre dhe unë mund të them se, nga e gjithë Europa, edhe tek rrimë në korridore na kapën deputetë, anëtarë të këtyre grupeve duke na thënë se, do të vijnë për vëzhgim, ose të tjerë do të vijnë. Ishte shumë i dobishëm në këtë drejtim.

Pyetje: Në pak muaj jeni rikthyer në CDU, PPE ndërsa sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ku është rikthimi tjetër?

Sali Berisha: Dështoi tërësisht një politikë e cila synoi të izolojë Partinë Demokratike. Gjarprit ju pre koka në Uashington dhe politika e izolimit mori fund. Partia Demokratike sot është forca politike më e përkrahur në rrafshin ndërkombëtar.

Tags: pdSali berishaStrasburg

Nga Kategoria

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.
Kryesore

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.

8 Dhjetor, 2025
Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia.
Lajme

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia

8 Dhjetor, 2025
Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë.
Kryesore

Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.

Carragher reagon ndaj Salah: E papranueshme ajo që bëri, çdo sukses në futboll është rezultat i ekipit, ai po i merr meritat për vete.

8 Dhjetor, 2025

Bryan Mbeumo shënon, Manchester United fiton bindshëm 4–1 ndaj Wolves

8 Dhjetor, 2025
Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia.

Presidenti Osmani manipuluar në bisedë me një zyrtare serbe, Presidenca e Kosovës reagon: Kërkesë për veprim nga policia

8 Dhjetor, 2025
Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë.

Probleme në ekonominë gjermane: Numri i bizneseve dhe individëve që shpallin faliment është në nivele rekord, ja cila do të jetë kostoja për Gjermaninë

8 Dhjetor, 2025

Adriatik Lapaj nis protestë i vetëm kundër Edi Ramës, merr një karrige dhe ulet te kryeministria

8 Dhjetor, 2025
Tragjedia në Meksikë: Boksieri i talentuar humb jetën nga thika ndërsa mbron motrën e tij.

Tragjedia në Meksikë: Boksieri i talentuar humb jetën nga thika ndërsa mbron motrën e tij

8 Dhjetor, 2025
Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit: Presidenti hungarez thekson rolin e Turqisë si garant për furnizimin e Hungarisë me gazin rus.

Bisedimet mes Orbanit dhe Erdoganit: Presidenti hungarez thekson rolin e Turqisë si garant për furnizimin e Hungarisë me gazin rus

8 Dhjetor, 2025
“Kërcënimi i sanksioneve ndaj Rusisë? Një situatë e ndërlikuar”, thotë Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të kushtojë për Rusinë.

“Kërcënimi i sanksioneve ndaj Rusisë? Një situatë e ndërlikuar”, thotë Von der Leyen: Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më shumë do të kushtojë për Rusin

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.