Deputeti i partisë Lëvizja Bashkë Redi Muçi është fotografuar teksa luante shah ndërkohë që në foltore po mbante fjalën deputetja e PD Ledina Allolli, e cila ngriti si shqetësim bllokimin e qarkullimit drejt juglindjes për shkak të rrugës së shembur.
Aliolli tha se shkaku nuk është rrëshqitja e tokës si pasojë e reshjeve të shiut sic po përpiqet propaganda ta justifikojë, por korrupsioni në cilësinë e punimeve.
Ledina Alolli tha: Prej disa ditësh Juglindja është e bllokuar, një situatë e lajmëruar nga banorët dhe deputetët e zonës.
Në këto momente qytetarët në Korçë janë në protestë, sepse janë të izoluar. Është izoluar artieria kryesore e Juglindjes dhe nuk ndalet vetëm lëvizja por dhe jeta, ekonomia e mijëra familjeve shqiptare.
Është situatë e paprecedentë pasi ai ka sjellë izolimin total të bashkive Korcë, Pustec, Maliq, Prrenjas, Librazhd. Dhe pikërisht ky rajon i tërë ka sjellë problematika të mëdha. Banorëve u është përmbysur normaliteti duke ua kthyer lëvizjen në pengesë.
Dhe pse kjo situatë e pandodhur më parë pse ka shpërthyer tani, sepse korrupsioni në punimet e aksit ka kushtëzuar në mënyrë të tejskajshme standardet dhe cilësitë e punimeve duke bërë që asfalti të ccahet dhe ura të bjerë. Ndërsa propaganda flet për rrëshkitje toke, shkaqe natyrore, ekspertët flasin për shkelje të rënda teknike, standarde të cënuara.
Të moshuar sot përballen me udhëtime të gjata, janë të sëmurë që humbin kohë në rrugë të zgjatura për të marrë shërbim.











