• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 29 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Deputetët demokratë vizitojnë 5-vjeçarin e arrestuar nga ICE: Është i trishtuar, nuk ushqehet dhe pyet për kapelen…

30 Janar, 2026
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët demokratë kanë vizituar Liam Conejo Ramos, një fëmijë 5-vjeçar që ndodhet në qendrën federale të ndalimit në Teksas, pas arrestimit të tij dhe të babait nga agjentët e Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE) në Minneapolis.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Adrian Alexander Conejo Arias, babai i Liamit, u rrëfeu situatën e tyre deputetëve Joaquin Castro dhe Jasmine Crockett, të cilët e panë dje për 30 minuta në një sallë gjyqi brenda South Texas Family Residential Center në Dilley. Ai tregoi se djali fle shumë, pyet shpesh për nënën dhe shokët e shkollës, por nuk po ha dhe duket i trishtuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në CBS News, deputeti Joaquin Castro informoi drejtorin e shkollës së Liamit për gjendjen e tij: “Nuk është në emergjencë, por babai i tij thotë se ndodhet në një lloj depresioni. Nuk ha dhe pyet vazhdimisht kur do të dalin prej andej. Dëshiron të kthehet në shkollë dhe pyet për çantën dhe kapelën që mbante kur u ndalua nga ICE”. Drejtori, i prekur nga rrëfimi, premtoi se do t’i blinte një kapele tjetër.

Lexo edhe:

Ndeshja e basketbollit “Teuta-Besëlidhja” në Durrës kthehet në “boks”, ndërhyn policia

Përfundon numërimi i votave, zgjidhen kryetarët e rinj të PD-së në Elbasan dhe në Mat

Nëna e Ramos foli për përkeqësimin e shëndetit të tij në fillim të kësaj jave për MPR News. “Liam po sëmuret sepse ushqimi që marrin nuk është me cilësi të mirë. Ka dhimbje stomaku, vjell, ka temperaturë dhe nuk do të hajë më”, tha ajo, sipas La Repubblica.

Deputeti Castro i bëri thirrje presidentit Donald Trump të mendojë se si ndihen fëmijët e kësaj moshe në një situatë të tillë.

“Do t’i kërkoja presidentit Trump, i cili ka nipër e mbesa në moshën e disa prej fëmijëve që takuam sot, të mendojë se çfarë do të thoshte për ta të gjendeshin pas hekurave”, deklaroi Castro gjatë një konference për shtyp më vonë, ku ai dhe demokratë të tjerë kërkuan lirimin e Liam-it dhe të ndaluarve të tjerë.

Arrestimi i Liamit dhe të atit ndodhi më 20 janar në kuadër të një operacioni të madh në Minneapolis, që shkaktoi protesta masive në qytet.

Një foto e fëmijës, me kapele dimërore blu dhe çantë me logon e Spider-Man, shkaktoi reagime të forta, duke e bërë Liam-in simbol të “dhunës së sistemit të ICE-s dhe qendrave të ndalimit”.

Tags: 5 vjecariARRESTIMIice

Nga Kategoria

Aktualitet

Ndeshja e basketbollit “Teuta-Besëlidhja” në Durrës kthehet në “boks”, ndërhyn policia

29 Mars, 2026
Lajme

Përfundon numërimi i votave, zgjidhen kryetarët e rinj të PD-së në Elbasan dhe në Mat

29 Mars, 2026
Bota

Plani i ri për Ngushticën e Hormuzit, çfarë propozojnë vendet rajonale?

29 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ndeshja e basketbollit “Teuta-Besëlidhja” në Durrës kthehet në “boks”, ndërhyn policia

29 Mars, 2026

Përfundon numërimi i votave, zgjidhen kryetarët e rinj të PD-së në Elbasan dhe në Mat

29 Mars, 2026

Plani i ri për Ngushticën e Hormuzit, çfarë propozojnë vendet rajonale?

29 Mars, 2026

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë ” – Maduro reagon nga burgu, për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

29 Mars, 2026

DENONCIMI I FORTË/ Endri MEKSI: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klanet e Agasit po e shfrytëzojnë për të më kërcënuar, Geront MECE më ka ndihmuar!

29 Mars, 2026

Sulme me raketa dhe dronë në Kuvajt, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, disa persona të lënduar

29 Mars, 2026

Aksidentet në Shqipëri: E shtuna, dita më e rrezikshme, e marta më e sigurta. 25-34 vjeçarët shkaktarët kryesorë, 08:00–12:00 orari më problematik

29 Mars, 2026

Më shumë se vepër arti, krenari për gjithë shqiptarët! Gjergj Kastriot Skënderbeu në një mural gjigant në Londër

29 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.