• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 29 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

DENONCIMI I FORTË/ Endri MEKSI: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klanet e Agasit po e shfrytëzojnë për të më kërcënuar, Geront MECE më ka ndihmuar!

29 Mars, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Endri Meksi, pronar i MCN TV, djali I ish-kryeministrit Aleksandër Meksi ka dalë sot në ekranin ku është pronar duke bërë deklarata të forta, si të aspektit personal, ashtu edhe për akuza ndaj zyrtarëve më të lartë të policisë së shtetit që i akuzon se kanë hyrë në lojëra të forta mes tenderave të AKSHI-t, lojërave të fatit, apo ARRSH.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Me puron e tij të përhershme në dorë, u shfaq në studio për të dënoncuar kërcënimet që kanë ardhur në adresë të tij, më e fundit mbrëmjen e djeshme, duke denoncuar me emër dhe mbiemër.

Endri Meksi pranoi publikisht se prej tre vitesh ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN me një prej kolegeve të televizionit aty, një marrëdhënie që ka përfunduar në fund të 2025, por që atij vetë i ka shkaktuar shkatërrimin e familjes, divorcin me bashkëshorten e tij.

Lexo edhe:

Sulme me raketa dhe dronë në Kuvajt, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, disa persona të lënduar

Aksidentet në Shqipëri: E shtuna, dita më e rrezikshme, e marta më e sigurta. 25-34 vjeçarët shkaktarët kryesorë, 08:00–12:00 orari më problematik

“Jeta ime private ka ndikuar tej mase dhe në klimën e MCN TV dhe unë për këtë arsye vendosa të dilja të flisja. Dje kur u ripërsërit incidenti i darkës unë vura re fytyrat e shqetësuara të kolegëve që ishin në televizor, pak a shumë ishte ndërrim turni ora tetë pa një minutë. Shqetësimi i tyre me fytyrat e prera më bezdisi goxha, sepse, pavarësisht se unë e kam marrë me sportivitet dhe me pak humor gjithë këtë eksperiencë të tre viteve të fundit, gjykova që tashmë kupa është derdhur.

Pra ky skenar, që kam zgjedhur që të rrjedhin gjërat se ndoshta do të zbardhen rrugës, ndoshta nuk ishte më momenti për ta bërë sepse tashmë ndikohet totalisht puna juaj. Unë e vlerësoj shumë punën e pavarësinë tuaj, të të gjithëve bashkë, ju me njihni prej kaq e kaq vitesh tanimë, sa herë ju ndërhyj dhe sa herë ju bezdis. Dhe në këtë sens u ndjeva shumë i trishtuar që ju vuani nga fëlliqësirat e mia.

Une per tre vite rresht kam pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me një kolege të punës këtu që ju të gjithë e njihni po asnjeri prej jush nuk ka folur asnjëherë. Marrëdhënia ime ka shkuar shumë keq e kjo marrëdhënie u prish në vitin 2025, dhe kjo marrëdhënie mbaroi në nëntor-dhjetor 2025 kur janë edhe përplasjet më të mëdha.

Unë nuk e di cili është shkaku ndaj e referova edhe në prokurori disa emra dhe ta bëjë punën prokuroria”, tha ai në intervistën dhënë sot në MCN TV mbi dyshimet që ka për sulmet më të fundit ndaj tij.

Por Endri Meksi insinuon që edhe kjo marrëdhënie mund të ketë qenë e stisur, nga klanet të cilat po e sulmojnë. Të cilat sic pohon dhe ai vetë, fillimisht i ka marrë me sportivitet e të qeshur, por tani, loja është bërë shumë e rëndë.

Do përpiqem të bëj transparencë sa më të madhe pa lënduar njerëz privatë sepse mund të jem komplet gabim. Kam lënduar gruan time me të cilën tashmë kam bërë divorcin para 10 ditëve për shkak të fajeve të mia dhe ajo s’ka pse të marrë kosto të mëtejshme në jetën e saj, është dhunuar ime më nga persona pranë familjes së ish partneres, dhe të gjitha këto i kam referuar te njoftimi i sotëm i prokurorisë së Tiranës.

Mekanizmat e përdorur janë “fëlliqja”. “Do të diskretitojmë”; “do të fëlliqim”, në formë kosntante nga gushti në shtator.

Për sigurinë time nuk kam frikë fare. Për sigurinë e familjes sime shpresoj që jo, jam i qartë që i kam rënë në qafë. Unë kam vazhduar të bëj gjithë detajet ligjore. Vazhdoj të bëj ankimime tenderash, në formë konstante pa u bezdisur. Në formë konstante u kam folur kolegëve të mi të IT në MCN që mos u dorëzoni se ata kanë ditur historinë. “Ju bëni punën tuaj”. Dhe në këtë sens do të doja të vlerësoja edhe rolin e Gerond Meces i cili ka pasur të njëjtin insistim. Dhe më është shtuar respekti për të. Jam akuzuar se kam qenë partner me të. Nuk kam qenë kurrë partner me të, kam bashkëpunuar me të”, tha ai në deklaratat e tij, duke përmendur një emër jo pak të njohur deri tani në fushën e tenderave të AKSHI-t.

Geront Mece është një prej personazheve kycë të dëshmisë së dosjes AKSHI, njeriu që në dëshminë e tij në spak ka deklaruar se është rrëmbyer nga klani I një prej bandave të famshme të Elbasanit. Por më vonë, prokuroria e posacme ka zbuluar të tjera fakte dhe të dhëna lidhur me punën e madhe me tenderat që MECE ka pasur me AKSHI-n. Sic duket, firma e tij duhet të dilte nga tregu I tenderave pasi në të, sipas SPAK, hyri Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët u kthyen në kompanitë kryesore me të cilat operonte ky institucion. 

 “Përfshirja e partnerëve të mi të biznesit që nuk janë të përfshirë. Tentativa për të bërë pis ata dhe njerëz të politikës që kanë të bëjnë me linjën editoriale të MCN tv. Kaq e thjeshtë. Policia e tiranës, ky institucion kaq shumë i përfolur me lidhje me AKSHI-n dhe Ergys Agasin, zgjedh një tjetër sektor. Nuk zgjedh AKSHI-in, nuk zgjedh lojrat e fatit, por zgjedh ARRSH. Ky është një tjetër pisllëk që unë jam I detyruar ta denoncoj në këtë formë dhe për këtë arsye I kam shkruar edhe prokurorisë së Tiranës që të merret. Pra ata duhet të hetojnë se kush në policinë e Tiranës di kaq gjëra që edhe mund të jenë të vërteta po askush nuk I nxjerr. Dhe kolegë gazetarë që disponojnë informacione dhe nuk I nxjerrin. Le të thonë emrat: nëse mendojnë që është X biznesmen le ta thonë hapur që kanë një problematikë me Endri Meksin. Unë nuk gjykoj që është ai rast. Unë gjykoj që janë të tjera raste. Qofsha I gabuar. Le të na e thotë prokurorja që unë jam I gabuar dhe është…unë gjykoj se në mes janë lojrat e fatit dhe klanet e AKSHI-t. nuk di nëse kam cënuar dikë sepse përfshirja e njerëzve kyc si Mark Beqiri një person që njihej nga 2009-2010 në këtë aferë nuk ka të bëjë me emrin tim. Unë jam njohur me të në 2016-2017. Nuk e shoh te ana personale e imja. Unë I kam referuar këto të dhëna në SPAK dhe nuk shoh ndonjë zhvillim. Ministria e financave e ka hequr nga grupet e hetimit këtë person me justifikimin që ka detyra të tjera”, thotë Endri Meksi në dëshminë e tij dhënë në ekranin e MCN TV duke hedhur akuza të forta për policinë e Tiranës, zyrtarët e saj, por edhe për ministrinë e financave që ka ndërmarrë veprime që tentojnë të zbardhin gjithë kërcënimet nga botuesit e televizionit.

Nga Kategoria

Bota

Sulme me raketa dhe dronë në Kuvajt, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, disa persona të lënduar

29 Mars, 2026
Lajme

Aksidentet në Shqipëri: E shtuna, dita më e rrezikshme, e marta më e sigurta. 25-34 vjeçarët shkaktarët kryesorë, 08:00–12:00 orari më problematik

29 Mars, 2026
Lajme

Më shumë se vepër arti, krenari për gjithë shqiptarët! Gjergj Kastriot Skënderbeu në një mural gjigant në Londër

29 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

DENONCIMI I FORTË/ Endri MEKSI: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klanet e Agasit po e shfrytëzojnë për të më kërcënuar, Geront MECE më ka ndihmuar!

29 Mars, 2026

Sulme me raketa dhe dronë në Kuvajt, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, disa persona të lënduar

29 Mars, 2026

Aksidentet në Shqipëri: E shtuna, dita më e rrezikshme, e marta më e sigurta. 25-34 vjeçarët shkaktarët kryesorë, 08:00–12:00 orari më problematik

29 Mars, 2026

Më shumë se vepër arti, krenari për gjithë shqiptarët! Gjergj Kastriot Skënderbeu në një mural gjigant në Londër

29 Mars, 2026

“Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën” – Media greke: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29 Mars, 2026

Sali Berisha: Çmimi stratosferik i naftës qëndron në taksën qeveritare të Ramës

29 Mars, 2026

Tre persona bëjnë për spital pronarin e një lokali në Vlorë dhe arratisen, policia në vendngjarje

29 Mars, 2026

Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vinë, do t’i vëmë flakën

29 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.