• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 19 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Dashnor Sula refuzon kreun e PD: Lapaj, krijesë e Berishës

17 Mars, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pasi u largua nga lista e koalicionit të Adriatik Lapajt. Ai ka zgjedhur të refuzojë edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ai pohoi se “Shqipëria Bëhet” është një krijesë e Sali Berishës.

“Shqipëria Bëhet” qenkërka një kurth i Dr.Berishës për të mbledhur vota të djathta që vetë z. Berisha nuk arrin ti mbledh dhe duket se paska gjetur një talent të ri të mashtrimit si të atyre sekteve që premtonin takime me Zotin”, shkruan ai.

Lexo edhe:

“Dokumentet nuk do të publikohen” / Diskutimet për dosjet “Epstein” vazhdojnë, demokratët e akuzojnë Trump për këtë vendim.

Emigracioni rritet frikshëm/ 2,2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit

Reagimi i Dashnor Sulës: 

Gjatë këtyre 72 orëve jam gjendur mes një xhungle politike, mes miqsh dhe armiqsh, mes atyre që duan partinë dhe atyre që duan Shqipërinë.
Parlamentin e kam dashur dhe e dua, sepse aty është agora ku jam përpjekur të sjell hallet e njerëzve, të atyre që jam rritur e që po kaloj jetën.
Shpesh për këtë jam parë si njeriu i gabuar, e aq më shumë kur mes simbolikave jam përpjekur që zërin e tyre ta kem në sallën e luksit.
Nuk e prita që partia në të cilën kam besuar do e shpërblente kontributin tim me një pabesi, ngjashëm nga ato që të gjithë i kemi parë në 34 vite.
Pasi Partia Demokratike, ku unë s’jam për kryetarët por për opozitarët, nuk më dhanë vendin që i takon zonës time, më kontaktuan nga formacioni politik i Z. Lapaj.
U shpreha gadishmërinë për tu futur në një garë me ta duke vlerësuar faktin se janë të rinj, mirëpo fatkeqësisht edhe Z. Lapaj paska mësuar hilet para rregullave dhe pa hyrë mirë në politikë më shpejt gënjeka se sa mendoka.
Pasi më bërën pjesë të listës, më thanë jo, nuk mund të japim garanci që njerëzit që kemi vendosur në listë të mbyllur do të dorëhiqen nëse unë fitoja mandatin. Pra mua që do merrja më shumë vota s’do më hapej rruga siç predikon Lapaj kur vendos babain në listë dhe thotë se e kam vënë për ta tërhequr.
Por unë nga padrejtësia ika e s’mund të pranoj një padrejtësi tjetër.
Tani dua t’ia them dy fjalë mbështetësve, atyre që më kanë mbështetur dhe më mbështesin;
1- Kjo “Shqipëria Bëhet” qenkërka një kurth i Dr.Berishës për të mbledhur vota të djathta që vetë z. Berisha nuk arrin ti mbledh dhe duket se paska gjetur një talent të ri të mashtrimit si të atyre sekteve që premtonin takime me Zotin.
2-Edi Rama ashtu qesh e ngjesh e ka thënë tamam atë që demokratët po nuk thanë kënetën e Berishës s’do vijnë kurrë në pushtet.
Po! Berisha është hajmalija e fatit të Edi Ramës. Plani i Berishës për ti ndarë votat e djathta mes tij dhe Lapajt i japin Ramës jo mandatin e 4, por e bëjnë mbret.
Në 20 vite në Politikë me ndërprerje në Parlament, unë kam qenë, jam dhe do të mbetem demokrat. Por për fat të keq emrin tim nuk do e gjeni në asnjë listë. Nuk do e gjeni në listën e PD pasi ai që nuk duron dot lirinë time dhe parimet e mia, më la jashtë pavarësish se në 4 vite kam qenë ndër deputetët më aktiv, pavarësish se dola më i votuari në Elbasan në Primare edhe pavarësish se isha i Pari që hapa siparin e takimeve madhështore në diasporë.
Nuk do e keni as në listën e atyre që ka nxjerrë Dr. Berisha (Lapajt) sepse edhe ai po ecën në hapat e mentorit të tij.
Berisha në 11 maj nuk do që të fitoj zgjedhjet, ai do të krijojë vetëm një grup parlamentar me besnikët e tij që do vijojnë ti bëjnë fresk edhe më 12 maj. Berisha shkeli me të dyja këmbët statutin e PD dhe premtimet e veta dhe u pa qartë se ai as nuk e ka në mend të mund Edi Ramën në zgjedhje. Me kë do e mund me Jenisherin, Kostaq Papën apo me Kujtim Gjuzin?! Apo mos do e mundi duke carë votat e djathta mes tij dhe Lapajt?
Demokratë të ndershëm që keni 12 vite që vuani, “armiku” politik nuk mund të luftohet kur brenda kalasë kemi “kalin e trojës”. Për të luftuar kundërshtarin duhet të forcohemi brenda vetes.
Si bëhet kjo? Rezultati i 11 majit do te na tregojë.
Më 11 maj ne duhet të refuzojmë të përdoremi si mish për top për interesat 1 personi që për të ruajtur pozitat e veta, votat e të djathtëve I ndan mes vetës dhe nismave të reja me filozofi 34-vjeçare të Lapajt.

Nga Kategoria

"Dokumentet nuk do të publikohen" / Diskutimet për dosjet "Epstein" vazhdojnë, demokratët e akuzojnë Trump për këtë vendim.
Kryesore

“Dokumentet nuk do të publikohen” / Diskutimet për dosjet “Epstein” vazhdojnë, demokratët e akuzojnë Trump për këtë vendim.

19 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Emigracioni rritet frikshëm/ 2,2 milionë shqiptarë jetojnë jashtë vendit

19 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Vidhet këmbana 250-vjeçare e Manastirit të Shën Gjergjit në Sarandë

19 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Skandal në Vlorë: Tifozët brejnë vijën e fushës dhe sulmojnë lojtarët e Teutës, ndeshja pezullohet.

Skandal në Vlorë: Tifozët brejnë vijën e fushës dhe sulmojnë lojtarët e Teutës, ndeshja pezullohet.

19 Dhjetor, 2025

Forumi i Dohas 2025: Liderët Globalë Inkurajojnë Dialogun për Progres të Vërtetë

19 Dhjetor, 2025

Pas grevës, Luvri rihap dyert për vizitorët

19 Dhjetor, 2025
Operacioni anti-drogë në Stamboll: Arrestohet aktorja turke e njohur, me të tjerë në pranga.

Operacioni anti-drogë në Stamboll: Arrestohet aktorja turke e njohur, me të tjerë në pranga.

19 Dhjetor, 2025
Tolaj nga AAK: Është momenti që mjekët të pranohen nga shteti

Tolaj nga AAK: Është momenti që mjekët të pranohen nga shteti

19 Dhjetor, 2025

E veja e Charlie Kirk: JD Vance do jetë Presidenti i ardhshëm i SHBA

19 Dhjetor, 2025

Yaya Toure zbulohet ‘pjesë e një rivaliteti të hidhur’ me vëllanë Kolo, ndërsa legjenda e Man City-it thotë se ishte ‘më i mirë’ se ish-mbrojtësi i Arsenalit.

19 Dhjetor, 2025
"Dokumentet nuk do të publikohen" / Diskutimet për dosjet "Epstein" vazhdojnë, demokratët e akuzojnë Trump për këtë vendim.

“Dokumentet nuk do të publikohen” / Diskutimet për dosjet “Epstein” vazhdojnë, demokratët e akuzojnë Trump për këtë vendim.

19 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.