Lajme të mira për Chelsea-n dhe tifozët e saj. Sulmuesi anglez Cole Palmer, i cili mungon që nga dëmtimi në ndeshjen kundër Manchester United, është shumë pranë rikthimit në stërvitje.
Sipas gazetarit Kieran Gill, lojtari 22-vjeçar pritet të rifillojë seancat me grupin brenda pak ditësh dhe synon të jetë gati për sfidat ndaj Barcelonës dhe Arsenalit.
Megjithatë, stafi teknik i “Blues” nuk ka ndërmend të nxitojë rikthimin e tij në fushë. Nëse Palmer nuk është plotësisht gati për ndeshjen ndaj Barcelonës më 25 nëntor, ai nuk do të përfshihet në listë.
Chelsea do të kthehet në veprim më 22 nëntor, në transfertën ndaj Burnley-t, përpara se të përballet me Barcelonën dhe më pas me rivalët e Londrës, Arsenal.









