Shakira, në një intervistë për programin argjentinas “Por el mundo”, ka reflektuar mbi tre vitet pas ndarjes nga Gerard Pique, duke e përshkruar këtë periudhë si një rrugëtim transformues emocional.
Ajo theksoi se procesi i shërimit ka qenë thelbësor për të, e cila ka shndërruar dhimbjen e saj në muzikë, duke krijuar kështu një lidhje më të fortë me publikun e saj.
Në këtë kontekst, ajo e quajti veten në një “transformim” që ka forcuar karrierën e saj si artistë dhe e ka bërë atë më të fortë si individ.
Artistja e njohur ka shprehur mirënjohje për miqtë e saj që e kanë mbështetur në momentet e vështira, duke e cilësuar marrëdhënien me audiencën e saj si “historinë më të gjatë të dashurisë” në jetën e saj.
Shakira gjithashtu ka folur për djemtë e saj, për të cilët ajo tha se e perceptojnë atë si “nënën me pizhama”, versionin e saj më të thjeshtë që ndan me ta pa tensione.
Një nga momentet më të veçanta të intervistës ishte kur Shakira bëri një kompliment të papritur për ish-partnerin e saj, Gerard Pique.
Ajo theksoi disiplinën e tij si baba, duke thënë: “Edhe babai i tyre, të jem e drejtë, është shumë i disiplinuar. Nuk mund të kesh sukses në asnjë profesion pa disiplinë.” Ky ishte një ndryshim i dukshëm nga herët e tjera kur ajo e ka trajtuar atë me ironi.
Shakira duket se ka arritur të gjejë një ekuilibër mes jetës së saj profesionale dhe asaj private, duke forcuar kështu lidhjet që ka me ata që e rrethojnë.










