Të gjithë ndjekësit e Benita Zenës, ish-banores së Big Brother VIP Kosova, janë shprehur të habitur pas zhdukjes së papritur të profilit të saj në Instagram.
Brenda pak orësh, llogaria e saj ka ndaluar së ekzistuari, duke lanë ndjekësit me mesazhe si “User not found” apo “No posts yet”, që sugjerojnë se ose është çaktivizuar ose fshirë.
Ky zhvillim ka nxitur aludime të ndryshme në rrjet, me shumë fansa që dyshojnë se mund të ketë ndodhur një sulm kibernetik që i ka dhënë dikujt tjetër akses në profilin e saj.
Benita, e cila kishte një numër të konsiderueshëm ndjekësish dhe ishte aktive me postime dhe “story”, deri më tani nuk ka ofruar ndonjë reagim publik në lidhje me të.
Kjo ka shtuar misterin rreth situatës, pasi as nuk është qartësuar nëse flitet për një çështje teknike të platformës, një hakerim të mundshëm, apo thjesht një vendim personal për të mbyllur apo pastruar profilin.
Ekspertët e sigurisë online theksojnë se në raste të tilla, procesi i rikuperimit të një llogarie mund të jetë i komplikuar dhe kërkon kohë, pasi zakonisht involvon procedura verifikimi nga ana e platformës.
Kjo është diçka që ndjekësit e Benitës duhet ta kenë parasysh, pasi mund të zgjasë për një periudhë të paparashikueshme.











