Edhe këtë nuk e kishim parë dhe as dëgjuar më parë, Gjesti banori i Big Brother VIP Albania ka dalë nga muri i shtëpisë më të madhe në vend.
Nuk dihet saktësisht se çfarë ndodhi mes banorëve që Gjesti ndërmori këtë veprim, por nga videot që janë shpërndarë në rrjet shihet se si disa nga banorët kanë nisur ta komentojnë daljen e këngëtarit duke kërcyer nga muri.Tiri ka nisur të flasë, por në atë moment është ndaluar nga Laerti i cili i thotë se nuk duhet ta komentojë, por Tiri vazhdoi. Në këto momente produksioni ka fikur mikrofonat dhe ngritur volumin e muzikës.
Ndërsa në pjesën e jashtme të shtëpisë dëgjohet Amber e cila bërtet se ‘’nuk bëhet ajo gjë, është dalje nga shtëpia.’’