• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 12 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Çfarë ndodh kur gazi rus për Evropën, përmes Ukrainës, ndalet?

19 Nëntor, 2024
tek Analizë
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania energjetike e Austrisë, OMV, u informua nga prodhuesi rus i gazit, Gazprom, se ai do t’i ndalojë dërgesat e gazit natyror përmes Ukrainës për OMV-në nga 16 nëntori, pasi OMV-ja fitoi një rast arbitrazhi.

Por, furnizimet me gaz rus në Evropë, përmes Ukrainës, mund të ndalojnë plotësisht nga 1 janari i vitit 2025, pasi marrëveshja aktuale pesëvjeçare të skadojë.

Kievi ka refuzuar të negociojë kushte të reja të transitit me Moskën, gjatë kohës së luftës.

Lexo edhe:

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

“Kjo është qeveria personale e Ramës, jo e PS-së”/ Bushati: Fituesja e madhe, Belinda Balluku!

Furnizimi i Evropës me gaz rus përmes Ukrainës është relativisht i vogël.

Rusia dërgoi rreth 15 miliardë metra kub (bcm) gaz përmes Ukrainës në vitin 2023, që është vetëm 8% e sasisë së gazit rus që arriti në Evropë përmes rrugëve të ndryshme, në periudhën 2018-2019.

Rusia kaloi gjysmë shekulli duke ndërtuar tregun e saj evropian për gazin, ku dikur dërgonte 35% të kapaciteteve.

Moska u zëvendësua nga rivalët e saj, Norvegjia, Shtetet e Bashkuara dhe Katari, prej se nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Kjo bëri që Bashkimi Evropian ta zvogëlonte varësinë e tij nga gazi rus.

Çmimet e gazit në BE u rritën në vitin 2022 në nivele rekorde, si pasojë e humbjes së furnizimeve ruse.

Rruga përmes Ukrainës

Tubacioni i epokës sovjetike Urengoj-Pomari-Uzhgorod e bart gazin nga Siberia përmes qytetit Sudzha – tani nën kontrollin e forcave ushtarake ukrainase – në rajonin Kursk të Rusisë. Më pas, ai rrjedh përmes Ukrainës në Sllovaki.

Në Sllovaki, tubacioni i gazit ndahet në degë që shkojnë në Republikën Çeke dhe në Austri.

Austria ende merr pjesën më të madhe të gazit të saj përmes Ukrainës, ndërsa Rusia përbën rreth dy të tretat e importeve të gazit të Hungarisë.

Sllovakia merr rreth 3 miliardë metra kub nga Gazprom-i në vit, që përbën rreth dy të tretat e nevojave të saj.

Republika Çeke i ndaloi pothuajse tërësisht importet e gazit nga lindja vitin e kaluar, por filloi të marrë gaz nga Rusia në vitin 2024.

Shumica e rrugëve të tjera të gazit rus për në Evropë janë të mbyllura, përfshirë Jamal-Evropë përmes Bjellorusisë dhe Rrjedhën e Veriut nën Baltik.

Të vetmet rrugë tjera operacionale të gazsjellësit rus për në Evropë janë Rrjedha Blu dhe Rrjedha Turke për në Turqi, nën Detin e Zi.

Turqia dërgon ca vëllime të gazit rus në Evropë, përfshirë edhe Hungarinë.

Pse funksionon ende rruga përmes Ukrainës?

Edhe pse vëllimet e mbetura të transitit të gazit rus janë të vogla, çështja mbetet një dilemë për BE-në.

Shumë vende anëtare të BE-së, si Franca dhe Gjermania, kanë thënë se nuk do të blejnë më gaz rus, por qëndrimi i Sllovakisë, Hungarisë dhe Austrisë, që kanë lidhje më të ngushta me Moskën, e sfidon qasjen e përbashkët të BE-së.

Vendet, që marrin ende gazin rus, argumentojnë se ai është karburanti më ekonomik dhe fajësojnë vendet fqinje të BE-së për vendosjen e tarifave të larta të transitit për furnizimet alternative.

Ukraina ende fiton deri në 1 miliard dollarë nga tarifat e transitit të gazit rus.

Sipas llogaritjeve të agjencisë së lajmeve Reuters, Rusia fiton mbi 3 miliardë dollarë nga shitjet përmes Ukrainës, bazuar në një çmim mesatar të gazit prej 200 dollarësh për 1000 metra kub.

Gazprom-i pësoi një humbje neto prej 7 miliardë dollarësh në vitin 2023, që ishte humbja e parë vjetore që nga viti 1999, për shkak të humbjes së tregjeve të gazit në BE.

Rusia ka thënë se do të ishte e gatshme ta zgjaste marrëveshjen e transitit, por Kievi ka përsëritur vazhdimisht se nuk do ta bëjë këtë.

Një tjetër opsion për Gazprom-in është që ta dërgojë një pjesë të gazit përmes rrugëve tjera, për shembull përmes Rrjedhës Turke, Bullgarisë, Serbisë ose Hungarisë.

Megjithatë, kapaciteti përmes këtyre rrugëve është i kufizuar.

BE-ja dhe Ukraina i kanë kërkuar Azerbajxhanit që t’i ndërmjetësojë diskutimet me Rusinë, në lidhje me marrëveshjen e transitit të gazit, tha një këshilltar i presidentit azerbajxhanas për agjencinë Reuters, por ai nuk pranoi të jepte më shumë detaje. /REL

Tags: europagazi rusukraina

Nga Kategoria

Analizë

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

12 Shtator, 2025
Analizë

“Kjo është qeveria personale e Ramës, jo e PS-së”/ Bushati: Fituesja e madhe, Belinda Balluku!

11 Shtator, 2025
Analizë

6 pyetje mbi dronët rusë që shkelën hapësirën ajrore të Polonisë

11 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Chelsea kthehet në tregun e transferimeve! Bluve arrijnë marrëveshje për të nënshkruar me sulmuesin e kërkuar Emanuel Emegha nga klubi motër Strasbourg.

12 Shtator, 2025

MAGA akuzon “South Park” për vdekjen e Charlie Kirk – episodi është hequr nga rinisjet në kabllo.

12 Shtator, 2025
17:00

Demokratët arrijnë në Kuvend, pritet betimi i deputetëve të rinj së shpejti

Grupi i deputetëve demokratë ka mbërritur në selinë e Kuvendit disa minuta përpara fillimit të seancës, ku do të realizohet betimi i ligjvënësve të rinj.

Demokratët arrijnë në Kuvend, pritet betimi i deputetëve të rinj së shpejti

12 Shtator, 2025

Të rinjtë përdorin AI për të shkruar aplikimet për punë, ndërsa Burimet Njerëzore përdorin AI për t’i lexuar ato

12 Shtator, 2025

Domatet me pesticide/ Gjykata lë në burg eksportuesin e perimeve, liron dy inspektorët e AKU-së

12 Shtator, 2025
Ish-i i Dafina Zeqirit zbulon lidhjen e re!

Ish-i i Dafina Zeqirit zbulon lidhjen e re!

12 Shtator, 2025
Haradinaj: Kosova po jeton ditët më të vështira të historisë së saj

Haradinaj: Kosova po jeton ditët më të vështira të historisë së saj

12 Shtator, 2025

Si të dal nga kjo? – Ish-ylli i Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko, tregon se akuzat për certifikatën e tij të lindjes të rreme e lanë të qante.

12 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.