• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Çështja “Balluku”, PD kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve

24 Dhjetor, 2025
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin i kanë drejtuar një kërkesë zyrtare Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për thirrjen e menjëhershme të mbledhjes së Këshillit lidhur me çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në shkresën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, përfaqësuesit e PD-së kërkojnë që mbledhja të zhvillohet ditën e premte, më 26 dhjetor 2025, në orën 11:00, me rend dite vijimin e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin ose heqjen e lirisë së Ballukut.

Sipas dokumentit, kërkesa e SPAK dhe ka të bëjë drejtpërdrejt me procedurat kushtetuese që Kuvendi duhet të ndjekë në rastet që përfshijnë deputetë apo funksionarë të lartë shtetërorë.

Lexo edhe:

Gjyli dhe Elezi në arrest shtëpie, emërohen drejtuesit e rinj të ARRSH dhe KESH

Banorja e re e Big Brother VIP 5 dhe lidhja e saj me ngjarjen e rëndë të Mirditës në vitin 2020

Demokratët kërkojnë gjithashtu që data, ora e mbledhjes dhe rendi i ditës t’u njoftohen zyrtarisht të gjithë anëtarëve të Këshillit, përfaqësuesve të Prokurorisë së Posaçme, si dhe vetë deputetes Belinda Balluku dhe përfaqësuesit të saj ligjor, me qëllim garantimin e të drejtës së mbrojtjes përpara Këshillit.

Në shkresë theksohet se thirrja e mbledhjes së Këshillit është detyrim ligjor, në rastet kur ajo kërkohet nga gjysma e anëtarëve të tij.

“Kur thirrja bëhet me kërkesë të 1/2 së anëtarëve, Kryetari i Kuvendit ka detyrimin të njoftojë rendin e ditës për anëtarët e tjerë dhe palët e përfshira në proces”, thuhet në dokument.

Në përfundim, demokratët i bëjnë thirrje Kryetarit të Kuvendit që të përmbushë detyrimin e tij ligjor dhe institucional, duke mos u kthyer – sipas tyre – në pengesë për drejtësinë.

Partia Demokratike reagoi më parë ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama për të shtyrë shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të Ballukut, duke e cilësuar këtë vendim si “akt puçist antikushtetues”.

“Edi Rama, në një akt puçist antikushtetues, njoftoi sot bllokimin e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratën e selisë blu.

Sipas PD-së, Kryeministri ka urdhëruar ndërprerjen e shqyrtimit të kërkesës së SPAK-ut nga Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, duke u bazuar në pritjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese.

Partia Demokratike thekson se kjo ndërhyrje është “në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, të cilat parashikojnë që kërkesat e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të shqyrtohen dhe të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara ligjore”.

Nga Kategoria

Kryesore

Gjyli dhe Elezi në arrest shtëpie, emërohen drejtuesit e rinj të ARRSH dhe KESH

24 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Banorja e re e Big Brother VIP 5 dhe lidhja e saj me ngjarjen e rëndë të Mirditës në vitin 2020

24 Dhjetor, 2025
Lajme

YouTube godet videot mashtruese të krijuara me AI, mbyll dy kanale të mëdha

24 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Nga kalat në qytetet e shenjta: Këto janë udhëtimet më të mira me trena luksozë në Indi për vitin 2026

24 Dhjetor, 2025

Gjyli dhe Elezi në arrest shtëpie, emërohen drejtuesit e rinj të ARRSH dhe KESH

24 Dhjetor, 2025

Banorja e re e Big Brother VIP 5 dhe lidhja e saj me ngjarjen e rëndë të Mirditës në vitin 2020

24 Dhjetor, 2025
Kurti prezanton sistemin anti-tank "Panzerfaust 3", i cili tani është në dispozicion për FSK-në.

Kurti prezanton sistemin anti-tank “Panzerfaust 3”, i cili tani është në dispozicion për FSK-në.

24 Dhjetor, 2025

Zëvendësuesit e Krishtlindjeve: Cilat janë filmat më të mirë alternativë për Krishtlindje?

24 Dhjetor, 2025

Enzo Maresca shpjegon pse nuk do ta shkëmente Cole Palmer për Morgan Rogers para përballjes së Chelseat me Aston Villën.

24 Dhjetor, 2025

YouTube godet videot mashtruese të krijuara me AI, mbyll dy kanale të mëdha

24 Dhjetor, 2025

Janari muaj i fuqishëm astrologjik! Katër shenjat e Horoskopit që e nisin vitin 2026 me bollëk dhe fat të madh

24 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.