• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Buxheti i shtetit humb 826.7 milionë lekë nga kompensimi i gjyqtarëve të shkarkuar

16 Dhjetor, 2024
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Humbja totale financiare për buxhetin e shtetit nga shkarkimet dhe pezullimet e gjyqtarëve përllogaritet në 826.7 milionë lekë deri në fund të vitit 2023.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sistemi gjyqësor në Shqipëri vijon të përballet me sfida të mëdha, ndërsa procesi i rivlerësimit kalimtar ka nxjerrë në pah probleme të thella strukturore, duke krijuar edhe kosto të mëdha financiare për buxhetin e shtetit. Në vitin 2023, sistemi gjyqësor ka funksionuar me vetëm 60% të kapacitetit të tij, duke shënuar një rritje të lehtë prej 4.7% krahasuar me vitin 2022. Kjo rritje është rezultat i emërimeve të magjistratëve të rinj, të cilët kanë përfunduar programin e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës gjatë vitit akademik 2022-2023.

Në total, nga viti 2019 deri në fund të vitit 2023, në sistemin gjyqësor janë emëruar 112 magjistratë të rinj, përfshirë 4 gjyqtarë në Gjykatën e Lartë të emëruar nga radhët e juristëve të spikatur dhe 108 të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës. Megjithatë, ky përmirësim nuk ka qenë i mjaftueshëm për të mbushur hendekun e krijuar nga largimet masive të gjyqtarëve për shkak të procesit të rivlerësimit kalimtar.

Lexo edhe:

Zhvlerësimi i euros ul çmimet e ushqimeve të importit, por i shtrenjtojnë tregtarët

Jemi vendi me nivelin më të lartë të parasë cash në Europë, Shqipëria nis transformimin financiar: Ja masat

Procesi i rivlerësimit kalimtar, që synon pastrimin e sistemit gjyqësor, ka shkaktuar humbje të mëdha për buxhetin e shtetit. Deri më 31 dhjetor 2023, janë shkarkuar nga detyra 137 gjyqtarë me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK). Efekti financiar i këtij procesi ka arritur në 614,817,337 lekë, sipas të dhënave nga Raporti i Këshillit të Lartë Gjyqësor, për vitin 2023.

Procesi i rivlerësimit kalimtar ka krijuar një barrë të rëndë financiare për shtetin, duke rritur shpenzimet dhe duke kufizuar funksionimin e plotë të sistemit gjyqësor.

Për vitin 2023, 11 gjyqtarë të tjerë janë shkarkuar nga detyra dhe presin zhvillimin e procesit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit (KPA), duke përfituar sipas ligjit 75% të pagës së tyre. Efekti financiar i kësaj situate arrin në 17,353,600 lekë. Në total gjatë vitit, 73 gjyqtarë të shkarkuar presin ende vendimin përfundimtar nga KPA, duke përfituar gjithashtu 75% të pagës, me një kosto për buxhetin prej 194,507,025 lekë.

Për të llogaritur humbjen totale financiare nga shkarkimet dhe pezullimet e gjyqtarëve në sistemin gjyqësor deri më 31 dhjetor 2023, duhet të përmbledhim të gjitha efektet financiare të përmendura:

Efekti financiar deri në vitin 2023 nga shkarkimi i 137 gjyqtarëve: 614,817,337 lekë,

Efekti financiar për 11 gjyqtarët e shkarkuar në vitin 2023 që marrin 75% të pagës (në pritje të procesit në KPA): 17,353,600 lekë,

Efekti financiar për 73 gjyqtarët e tjerë të shkarkuar që marrin 75% të pagës dhe janë ende në proces në KPA: 194,507,025 lekë,

Totali:826,677,962 lekë./ Monitor.al

Nga Kategoria

Aktualitet

Zhvlerësimi i euros ul çmimet e ushqimeve të importit, por i shtrenjtojnë tregtarët

7 Dhjetor, 2025
Ekonomi

Jemi vendi me nivelin më të lartë të parasë cash në Europë, Shqipëria nis transformimin financiar: Ja masat

6 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Parisi i jep dritën jeshile Becchetti-t: Shqipëria humb përfundimisht betejën për gjobën 110 milionë euro

6 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Dyshimet rriten mbi kredinë për reparacionet për Ukrainën ndërsa afati final po afrohet Shtytja për miratimin e kredisë për reparacionet për Ukrainën ka hyrë në fazën finale para samitit të liderëve të BE-së më 18 Dhjetor. Belgjika vazhdon të kundërshtojë propozimin, ndërsa Hungaria refuzon Planin B të borxhit të përbashkët. Ursula von der Leyen ka paralajmëruar se nuk ka “mundësi të lehta”.

8 Dhjetor, 2025
Të rinjtë ‘takohen’ në Piramidë për 8 Dhjetorin, Gonzato: Veproni shpejt për reformat, BE mbështet ju!

Të rinjtë ‘takohen’ në Piramidë për 8 Dhjetorin, Gonzato: Veproni shpejt për reformat, BE mbështet ju!

8 Dhjetor, 2025

Britania prezanton dronë nënujorë dhe inteligjencë artificiale për t’iu përgjigjur kërcënimit rus

8 Dhjetor, 2025
"Rifreskojmë idealet e 8 dhjetorit" / Berisha në protestë: PD arriti të mbijetojë përballë përpjekjeve për ta shkatërruar, e sollëm sot...

“Rifreskojmë idealet e 8 dhjetorit” / Berisha në protestë: PD arriti të mbijetojë përballë përpjekjeve për ta shkatërruar, e sollëm sot…

8 Dhjetor, 2025
Deklarimi i pasurisë, Buleshkaj: Qindra kallëzime penale janë hedhur poshtë pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Deklarimi i pasurisë, Buleshkaj: Qindra kallëzime penale janë hedhur poshtë pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

8 Dhjetor, 2025

Ukraina kërkon një ‘paqe të denjë’ ndërsa goditjet ruse vrasin një dhe plagosin 15 të tjerë Të paktën një person ka humbur jetën dhe mbi 15 të tjerë janë plagosur gjatë goditjeve ruse që kanë ndodhur natën vonë në disa qytete ukrainase. Këto sulme vijnë në një moment kur po vazhdojnë përpjekjet për të përfunduar pushtimin e plotë të Rusisë në Ukrainë, i cili ka hyrë në vitin e tij të katërt.

8 Dhjetor, 2025

Berisha kujton Lëvizjen e Studentëve të Dhjetorit: Gjunjëzuan regjimin më të egër

8 Dhjetor, 2025
Lajm i rëndësishëm nga Argjentina: Dybala ka planifikuar kalimin te Boca Juniors këtë janar.

Lajm i rëndësishëm nga Argjentina: Dybala ka planifikuar kalimin te Boca Juniors këtë janar.

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.