• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Buxheti 2025, Kuvendi shpërndan para shtesë për institucionet e drejtësisë

25 Nëntor, 2024
tek Ekonomi, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Parlamentar i Ligjeve vendosi të hënën që të pranojë shumicën e kërkesave për shtesë në buxhetin e vitit 2025 të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera të pavarura e të krijuara me ligj, si dhe propozoi një zgjidhje për procesin tranzitor të kalimit të funksioneve të vetingut.

“Është bërë rakordim mes institucioneve të pavarura dhe Ministrisë së Financave në lidhje me propozimet për shtesa e ndryshime në projektligjin e buxhetit,” njoftoi kryetarja e komisionit, Klotilda Bushka në nisje të mbledhjes. Ajo shtoi se rakordimi me institucionet është bërë në bazë të prioritizimit të nevojave që ato kanë.

Bushka bëri të ditur se shtesat në buxhetin e vitit që vjen nuk përfshijnë kërkesat e institucioneve të drejtësisë për paga të prapambetura që lidhen me statusin e magjistratit, të detyruara nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, pasi këto kërkesa do të adresohen në rialolikim fondesh brenda buxhetit të vitit 2024.

Lexo edhe:

Adoleshentja i habit të gjithë, shkon në mbrëmjen e maturës hipur mbi një lopë

Kryeministri Rama: Nga sot nis zbatimi i marrëveshjes së pensioneve me Italinë

Komisioni i Ligjeve po ashtu propozoi një zgjidhje për adresimin e procesit tranzitor të procesit të vetingut nga institucionet që u përfundon mandati kushtetues në dhjetor 2024, Komisionerë Publikë dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke parashikuar një fond pagash për stafin administrativ të tyre për 6 muaj.

“Komisioni vendosi të miratojë shtesën në zërin e shpenzimeve korrente në vlerën 48.1 milionë lekë, për të përballuar shtesën prej 32 punonjësish administrativë, pjesë e programit buxhetor të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor të Ministrisë së Drejtësisë, për të finalizuar procesin e mbylljes së veprimtarisë administrative të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë,” relatoi deputeti Saimir Hasalla.

Kjo periudhë konsiderohet si tranzitore për kalimin e funksioneve të vetingut. Pranë drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) do të kalojnë kompetencat e Komisionerëve Publike, ndërsa pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor ato të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në këtë kontekst, Komisioni i Ligjeve miratoi kërkesat e këtyre dy institucioneve për shtesë buxheti  për stafin shtesë që lidhet me marrjen e kompetencave të reja,

Sipas shifrave që relatoi Hasalla, për SPAK-un u miratuan një fond 100 milionë lekë në zërin e shpenzimeve për paga dhe sigurime shoqërore për të përballuar numrin e plotë të punonjësve dhe 100 milionë lekë në zërin e investimeve, për ndërtimin dhe rikonstruksionin e godinës së re dhe urës lidhëse midis dy godinave.

Ndërsa KLGJ-së iu miratua një shtesë në vlerën totale prej 500.4 milionë lekë për shpenzime për paga dhe sigurime shoqërore për përballimin e shtesës së miratuar prej 133 punonjësish, për projektin dixhitalizim dhe investime në gjykata.

Por kjo shifër ishte shumë larg kërkesës prej 3.2 miliardë lekësh që parashtroi kryetari i ri i këtij këshilli, Ilir Rusi para komisionit.

Për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u miratua një shtesë në vlerën 24 milionë lekë për sigurinë kibernetike, një sektor i cili u konsiderua prioritet nga komisioni i ligjeve edhe për institucionet e tjera.

Të gjitha propozimet për shtesat në buxhetet e këtyre institucioneve kalojnë për miratim në Komisionin e Ekonomisë, si komision përgjegjës për buxhetin para se të kalojnë në seancë plenare për votim./birn

Tags: buxhetiinstitucionet e drejtesisekuvendi

Nga Kategoria

Bota

Adoleshentja i habit të gjithë, shkon në mbrëmjen e maturës hipur mbi një lopë

1 Korrik, 2025
Aktualitet

Kryeministri Rama: Nga sot nis zbatimi i marrëveshjes së pensioneve me Italinë

1 Korrik, 2025
Aktualitet

Dyshohet se është i qëllimshëm! Përhapet fuqishëm zjarri te Inceneratori i Elbasanit

1 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Adoleshentja i habit të gjithë, shkon në mbrëmjen e maturës hipur mbi një lopë

1 Korrik, 2025

Kryeministri Rama: Nga sot nis zbatimi i marrëveshjes së pensioneve me Italinë

1 Korrik, 2025

Dyshohet se është i qëllimshëm! Përhapet fuqishëm zjarri te Inceneratori i Elbasanit

1 Korrik, 2025

Qerpikët false janë të bukur, por ja cilat janë 16 gjërat që duhet të keni parashysh

1 Korrik, 2025

“Gjakun e lajm me gjak”, sulmohet shtëpia e sipërmarrësit italian që vrau me armë të riun shqiptar që tentoi ta grabiste

1 Korrik, 2025

Macron dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike, zbardhen diskutimet

1 Korrik, 2025

Avionë nuk ka! Çunat e Kukësit kthejnë pistën e aeroportit në hapësirë garash dhe xhirimi gomash

1 Korrik, 2025

Rinumërohen mbi 74% e kutive të votimit në Fier, bien PD dhe “Nisma” e Lapajt, PS shton votat

1 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.