Aktualisht pjesë e Big Brother VIP, reperi Lim Hoti po tërheq vëmendje të madhe me daljet e tij, siç ka bërë zakonisht.
Por së fundmi, në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një VIDEO ku reperi duket se është dhunuar në mes të rrugës. Sipas informacioneve të përfolura më parë, dyshohet se autori i kësaj dhune është një tjetër reper, Finem. Ky i fundit ka konfirmuar vetë këto zëra, duke nxitur reagime dhe komente të shumta nga fansat.
Ngjarja ka shkaktuar debat të madh në rrjet, ndërsa fansat presin më shumë detaje mbi motivet dhe zhvillimet e mëtejshme./ilirianews.al









