• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Bora “pushton” zonat malore, vështirësi në qarkullim në Dibër, mbi 1100 familje pa energji elektrike në juglindje të vendit

9 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Vazhdojnë reshjet e borës në qarkun Dibër, duke shkaktuar probleme kryesisht në zonat e thella malore. Ngricat dhe temperaturat që kanë zbritur nën zero gradë kanë krijuar vështirësi në rrugët rurale, ku prezenca e akullit e bën të rrezikshme lëvizjen e mjeteve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Probleme raportohen edhe në Rrugën e Arbrit, ku në disa segmente ka prezencë të borës dhe akullit. Vështirësi në qarkullim ka në aksin Fushë-Bulqizë, Maqellarë, si dhe në njësinë Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, ku automjetet lëvizin me kujdes të shtuar.

Situata paraqitet më problematike në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës, Selishtë, Muhurr, Trebisht, Ostren, si dhe në disa fshatra të thella të qarkut Dibër, ku reshjet e borës dhe akulli kanë vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.

Lexo edhe:

Aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen dy drejtuesit e automjeteve

Do të vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij? Policia serbe arreston dy persona

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përdorin goma dimërore, veçanërisht në zonat problematike.

Ndërkohë, reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike në disa zona të juglindjes së Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga Dispeçeria Rajonale Korçë, disa fidere janë stakuar për shkak të defekteve teknike, duke lënë pa energji elektrike një numër të konsiderueshëm abonentësh, kryesisht në zonat rurale.

Probleme janë evidentuar në fidërin Cërrvenakë të nënstacionit Gur i Kuq, i stakuar për shkak defekti. Ndërkohë, fidëri 4 i nënstacionit Lozhan është pjesërisht në punë, duke lënë pa energji 55 abonentë ruralë në zonat Zerec, Kopesh, Dushar dhe Dobërcan.

Pa energji elektrike është edhe fidëri 9 i nënstacionit Lozhan, ku rreth 400 abonentë ruralë në zonat Zvarisht, Tresovë dhe Dolan janë prekur nga ndërprerja. Ndërprerje raportohen edhe në fidërin komunal 3 të nënstacionit Maliq, që furnizon zonat Dardushë, Nicë dhe Sterkanj, me rreth 80 abonentë ruralë.

Në nënstacionin Leskovik, fidëri JO6 ka lënë pa energji zonat Gjyrakare, Postenan dhe Peshtan, me 4 abonentë ruralë. Po ashtu, në nënstacionin Ersekë, fidëri 3 ka ndërprerë furnizimin me energji në zonat Kamnik, Piskal, Ndërmarrje, Shijan dhe Kaduc, duke prekur 50 abonentë ruralë.

Situatë problematike paraqitet edhe në Vithkuq, ku fidëri i nënstacionit Rehovë është pjesërisht pa energji, duke prekur rreth 250 abonentë në zonën Lekas. Pa energji është edhe fidëri komunal Tulla (Pasurim) në nënstacionin Maliq, që furnizon zonat Kolanec dhe Fshatin Maliq, me rreth 300 abonentë ruralë.

Gjithashtu, për shkak defektesh teknike janë stakuar fidëri i fshatit Rehovë, fidëri Potgozhan i nënstacionit Gur i Kuq (4 abonentë ruralë), si dhe fidëri 4 i nënstacionit Mollas dhe fidëri 4 i nënstacionit Bilisht.

Në total, 1 143 abonentë (familje) rezultojnë aktualisht pa energji elektrike në qarkun e Korçës dhe zonat përreth për shkak të reshjeve të dëborës. Në shumicën e zonave, rrjeti elektrik është i amortizuar.

Tags: borazonat malore

Nga Kategoria

Aktualitet

Aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen dy drejtuesit e automjeteve

24 Shkurt, 2026
Kryesore

Do të vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij? Policia serbe arreston dy persona

24 Shkurt, 2026
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti në vend, ku ishte epiqendra

24 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tifoz i Napolit goditet me thikë nga gruaja/ VAR-i anulon penalltinë, gruaja “konfirmon” kartonin e kuq në shtëpi!

25 Shkurt, 2026

Leverkusen dhe Newcastle në 1/8-at e Champions League, Olympiacos dhe Qarabag eliminohen

24 Shkurt, 2026

Bodø/Glimt i jep leksion Interit edhe në San Siro dhe e eliminon nga Champions League

24 Shkurt, 2026

Prestianni stërvitet në Bernabéu pavarësisht pezullimit, Benfica shpreson ta rrëzojë dënimin

24 Shkurt, 2026

Mbappé pëson rikthim të dëmtimit në gju dhe mungon ndaj Benficës

24 Shkurt, 2026

Sørloth me tre gola çon Atleticon në fazën tjetër, Cardoso vendimtar ndaj Club Brugge

24 Shkurt, 2026

Aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen dy drejtuesit e automjeteve

24 Shkurt, 2026

Bosnja dhe Serbia, pjesë e nismës amerikane për sigurinë energjetike të rajonit

24 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.