Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Ledina Alolli ka reaguar në lidhje me bllokimin e rrugës në aksin Librazhd-Qafë Thanë, duke thënë se kjo është si pasojë e menaxhimit të dështuar të Belinda Ballukut.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar edhe pamjet e aksit të bllokuar, deputetja thotë se një nga arterie më jetike të Juglindjes është paralizuar nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Ajo akuzon qeverinë për miliona euro të shepnzuara në beton dhe zero siguri e përgjegjshmëri.
“Një arterie jetike e Juglindjes e paralizuar nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni. Qytetarë të izoluar, jetë në rrezik. Ky është bilanci i “rrugëve” të Edi Ramës dhe menaxhimit të dështuar të Belinda Ballukut. Miliona euro beton, zero siguri, zero përgjegjësi”,- shkruan deputetja.











