Gazetarja e kulturës, Elsa Demo, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për blerjen e artistëve nga Erion Veliaj, ku tha se i ka paguar me projekte të shtrenjta nga taksat e qytetarëve, pa procedurë dhe meritë, por thjesht për të marrë mbrapsht “lëpirjen” e tyre. Demo u ndal edhe te dosja Veliaj dhe lidhjet e artistëve me Harabelin e Ajola Xoxës.
“Ishte shumë e rëndësishme, që duke marrë pak shembuj, që nga vlera financiare nuk ishin bombastik si rasti i Driant Zelenli, ishte e rëndësishme për të provuar anën tjetër, që nuk ka përfituar shuma finacniare por një karrierë.
Driant Zeneli, është drejtori ekzekutiv i Qendrës Harabel, qendra mëmë nga dolën qendrat e tjera. Rasti i tij ishte e rëndësishme për të thënë deri në ç’pikë kemi arritur. Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në Bienalen e Vencias pa garë. Ajola Xoxa e gjeti gati folenë e korrupsionit tek ky person. Nuk i ka korruptuar Ajola të gjithë, kanë qenë të dëshiruar për tu korruptuar.
Rasti i Driant Zenelit është i rëndësishëm për të kuptuar që të bësh karrierë në një vend të varfër si Shqipëria, që nuk është mbi bazën e meritave… Rasti i dytë është Ergys Krisiko, që lëshon fatura si person fizik. Ai është artist, pedagog. Rasti i tij është flagrant, Veliaj i ka dhënë për një vepër arti 63 milionë lek të vjetra”, tha Demo.
Demo tha se paratë që ka shpenzuar Bashkia kanë vajtuar kryesisht te aktivitete masive dhe jo te kultura cilësore.
“Duhet të kujtoj raportin që ka nxjerrë SPAK në 2021 mos gaboj, që për periudhën 2016-2020, kishte dhënë 12 miliard lek të vjetra, që përfshin pagesat në sektorin e kulturës dhe të sportit. Midis tyre ke një mori artistësh, po i quajmë për konvencion artistë. Ne po i quajmë të tillë, sepse nuk janë në fakt të tillë. Te kjo listë dalin zbuluar shumë persona të spektrit të koncerteve, aktiviteteve masive, jo të kulturës cilësore. Kësaj i ka mëshuar Veliaj.
Aq shumë i ka mëshuar, sa edhe në rastet kur ka financuar për art cilësor, vetë Basha ka rënë në një banalitetit të të bërit art, të realizosh pesë shfaqje në vit, është e pamundur…”, tha ndër të tjera Demo.