• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 8 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Bizneset në krizë për punonjës, por shkalla e papunësisë mbetet e njëjtë

10 Shtator, 2025
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Shkalla e papunësisë mbeti e njëjtë ne tremujorin e dytë të vitit 2025 në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar edhe pse ekonomia po përballet me vende të paplotësuara të punës. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT shkalla zyrtare e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8,5 %.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ky tregues është ulur me 0,1 pikë përqindje nga tremujori i mëparshëm, ndërsa në raport me të njëjtin tremujor të një viti më parë ka mbetur i pandryshuar.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15–64 vjeç, është 76,2% në tremujorin e dytë 2025. Ky tregues është rritur me 0,6 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, ndërsa për tremujorin e parë 2025 është ulur me 0,5 pikë përqindje.

Lexo edhe:

Shqipëri: 50 mijë fermerë mbeten pa mbështetjen me naftë në kulmin e krizës

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,1%, ndërsa për burrat ky tregues është 82,6%. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,5 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 0,9 pikë përqindje, dhe për burrat me 0,3 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 51,5%. Ky tregues është ulur me 3,0 pikë përqindje si në tremujorin e dytë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e mëparshëm.

Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e dytë 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 85,4%.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart është 58,4%. Numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i dytë i vitit 2024 në tremujorin e dytë 2025 është ulur me 0,9%.

Në terma vjetorë, punësimi është ulur me 7,5% në sektorin e bujqësisë dhe me 3,8% në sektorin e industrisë, ndërsa është rritur me 6,2% në sektorin e shërbimeve. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e dytë 2025, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart është rritur me 0,2%.

Punësimi ulet me 1,1% në sektorin e bujqësisë dhe me 1,2% në sektorin e industrisë, ndërsa është rritur me 1,8% në sektorin e shërbimeve.

Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 75,7%, ndërsa për gratë është 62,6%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 0,7 pikë përqindje dhe për gratë me 0,2 pikë përqindje.

Në tremujorin e dytë të vitit 2025 shkalla e punësimit të të rinjve është 43,7%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, shkalla e punësimit të të rinjve është ulur me 0,7 pikë

përqindje dhe në krahasim me tremujorin e parë 2025 është ulur me 1,0 pikë përqindje. Për popullsinë 30- 64 vjeç, në tremujorin e dytë 2025, shkalla e punësimit është 78,4%.

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, shkalla zyrtare e papunësisë është 7,5% për burrat dhe 9,8% për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e papunësisë është rritur me 0,7 pikë përqindje për gratë, ndërsa është ulur me 0,5 pikë përqindje për burrat.

Shkalla e papunësisë për të rinjtë 15–29 vjeç është 15,1%. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, ky tregues është ulur me 3,3 pikë përqindje, dhe në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025 është ulur me 2,8 pikë përqindje.

Në tremujorin e dytë të vitit 2025, 17,4% e popullsisë ekonomikisht joaktive në moshë pune (15–64 vjeç) është e angazhuar për të përmbushur detyrat shtëpiake, 10,8% është në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 15,1% është në paaftësi të përhershme për punë.

Gjithashtu, 2,3% e popullsisë ekonomikisht joaktive në këtë grupmoshë deklaron se nuk po kërkon punë pasi beson se nuk ka punë të disponueshme, dhe për këtë arsye klasifikohet si të papunë të dekurajuar.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 72,8% të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 0,9% klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 14,6% të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grupmoshe./MONITOR

Nga Kategoria

Aktualitet

Shqipëri: 50 mijë fermerë mbeten pa mbështetjen me naftë në kulmin e krizës

6 Prill, 2026
Aktualitet

Nuk ndalet rritja e çmimeve, domatja dhe katraveci u shtrenjtuan me 20% vetëm këtë të hënë

6 Prill, 2026
Aktualitet

Domatja, mall luksi/ Në Dubai kushtojnë më pak se në Tiranë

5 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe SHBA, bie çmimi i naftës

8 Prill, 2026

Aksident i rëndë në Fushë Krujë – Vorë, humb jetën një grua

8 Prill, 2026

Sfondi i marrëveshjes SHBA-Iran/ Si arriti Mojtaba Khamenei t’i thoshte po Trumpit, negociatat dhe telefonatat

8 Prill, 2026

“Do të përballeni me disa situata të vështira”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

8 Prill, 2026

SHBA-të dhe Irani arrijnë një marrëveshje armëpushimi, Trump pezullon bombardimet për dy javë (Plani me 10 pika)

8 Prill, 2026

Havertz vendos në fund, Arsenal afrohet me gjysmëfinalen

7 Prill, 2026

Një fund shpresëdhënës për një ditë të keqe, Reali mban gjallë shpresat për Mynihun

7 Prill, 2026

Sezoni i jashtëzakonshëm i Muriqit, lë pas Mbappe tani sfidon edhe Haaland

7 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.