• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 14 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Bizneset më shpesh në dyert e bankave, morën 564 mln euro kredi më shumë se vjet! 1/3 e huasë shkoi tek tregtia me shumicë e pakicë, bujqësia në vendnumëro

28 Nëntor, 2024
tek Ekonomi, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Bizneset shqiptare janë drejtuar më shpesh në dyert e bankave për të marrë kredi që prej nisjes së vitit deri në fund të muajit tetor.

Shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë që kredia e dhënë për bizneset përgjatë dhjetë muajve ishte 218.8 miliardë lekë, nga 162.3 miliardë lekë që ishte vjet, me rritje prej 56.4 miliardë lekë (564 mln euro).

Më shumë se një të tretën e kredisë e ka marrë sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, riparim i automjeteve me 75.5 miliardë lekë, me rritje prej 13.9 miliardë lekë krahasuar me vjet.

Lexo edhe:

IKMT shkatërron kamperin në Theth, Berisha: Ky ishte ndërtim pa leje për Ramaduron

Artan Hoxha: Shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Në vend të dytë është sektori i ndërtimit, ku kredia e marrë gjatë këtij viti ishte në vlerën 39.5 miliardë lekë më rritje prej mbi 9.2 miliardë lekë.

Ndërtimi është një nga fushat që ka marrë hov të madh në vitet e fundit, dhe bumi i ndërtimeve është i dukshëm në të gjithë anët e vendit kryesisht në Tiranë.

Në rritje është kredia e dhënë edhe për industrinë përpunuese me 3.2 miliardë lekë, pasi në këto dhjetë muaj këto biznese kanë marrë 21.6 miliardë lekë hua pranë bankave.

Si rezultat i rënies së valutave disa biznese të këtij sektori janë gjendur në vështirësi financiare dhe për këtë arsye i janë drejtuar bankave për financim.

Në vend të katërt në renditje është sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor, me vlerë kredie 10.6 miliardë lekë nga 7.4 miliardë lekë që ishte vlera vjet. Ky sektor po njeh zhvillim të fortë vitet e fundit si rezultat i bumit turistik, që ka shtuar kërkesën për më shumë investime në akomodim.

Më pas 5-shja mbyllet me industrinë e pasurive të paluajtshme, që janë në rënie sa i takon kreditimit në raport me vjet prej 1.9 miliardë lekë. Sipas Bankës së Shqipërisë ky sektor gjatë këtij viti ka marrë vetëm 6 miliardë lekë kredi.

Ky ngadalësim kredie në këtë sektor ka ardhur edhe si rezultati i shtrëngimit të kushteve nga bankat pasi Banka Qendrore u ka kërkuar që të jenë të kujdesshme në ekspozimin ndaj këtij sektori.

Edhe përgjatë këtij viti vihet re kreditimi ‘anemik’ i sektorit të bujqësisë. Referuar të dhënave sektori më i rëndësishëm në ekonomi me mijëra të punësuar, ka marrë vetëm 1.1% të totalit të kredisë së dhënë nga janari në tetor 2024. Në total bujqësia ka përfituar këtë vit vetëm 2.3 miliardë lekë kredi, nga 2.1 miliardë lekë që ishte vlera vjet.

Tags: bankaBiznesekredi

Nga Kategoria

Aktualitet

IKMT shkatërron kamperin në Theth, Berisha: Ky ishte ndërtim pa leje për Ramaduron

14 Korrik, 2025
Aktualitet

Artan Hoxha: Shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

14 Korrik, 2025
Aktualitet

Tensione në Theth/ Banorët përplasen me IKMT-në dhe Policinë

14 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

IKMT shkatërron kamperin në Theth, Berisha: Ky ishte ndërtim pa leje për Ramaduron

14 Korrik, 2025

Artan Hoxha: Shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

14 Korrik, 2025

Azili i pleqve në SHBA përfshihet nga flakët, 9 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur

14 Korrik, 2025

Studimi i fundit tregon: Gratë kanë më shumë të drejtë gjatë debateve në çift

14 Korrik, 2025

Tensione në Theth/ Banorët përplasen me IKMT-në dhe Policinë

14 Korrik, 2025

Trump e thotë sërish: Zgjidhëm çështjen mes Serbisë dhe Kosovës, ishte një luftë që do të ndodhte

14 Korrik, 2025

E rëndë në Gjermani! Një mjek akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve me ilaçe vdekjeprurëse

14 Korrik, 2025

Olivia Rodrigo në mbështetje të Palestinës: Asnjë fëmijë nuk meriton këtë vuajtje

14 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.