• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 16 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Biznes” mbi jetë të humbura! 15 viktima në 4 muaj në kantieret e kullave dhe miniera

15 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Ekonomi, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa kullat shumëkatëshe shtohen dita-ditës, ajo që ka më pak rëndësi është siguria e atyre që i ndërton. Sektori i ndërtimit dhe ai minerar po shndërrohen në arenat më të rrezikshme, ku humbja e jetës është bërë statistikë dhe drejtësia një iluzion. Me dhjetëra kantiere në zhvillim e sipër, punonjës të pa pajisur me mjete mbrojtëse, pa trajnime dhe në kushte të pasigurta. Në shumë raste, ata as nuk figurojnë si të punësuar, pasi punojnë pa kontrata dhe nuk janë të siguruar.

Askush nuk përgjigjet Kullat shtohen. Jetët humbasin. Ky është realiteti i hidhur në Shqipëri.

Sektorët e ndërtimit dhe minierave janë kthyer në fusha beteje, ku vdekja është bërë statistikë, ndërsa drejtësia mbetet një iluzion i largët.

Lexo edhe:

Dëmtohet rëndë turisti 21-vjeçar në Durrës, ra në ujë kur po bënte manovra me Jet Ski

Izraeli dhe Irani në luftë totale? Intensifikohen sulmet nga të dyja vendet, Netanjahu: Hakmarrje për civilët e vrarë

Kostoja njerëzore në skela dhe miniera

Ndërsa ndertesat shumëkatëshe shtohen dita-ditës, ajo që ka më pak rëndësi është siguria e atyre që i ndërtojnë. Sektori i ndërtimit dhe ai minerar po shndërrohen në arenat më të rrezikshme, ku humbja e jetës është bërë statistikë dhe drejtësia një iluzion. Me dhjetëra kantiere në zhvillim e sipër, punonjës të papajisur me mjete mbrojtëse, pa trajnime dhe në kushte të pasigurta. Në shumë raste, ata as nuk figurojnë si të punësuar, pasi punojnë pa kontrata dhe nuk janë të siguruar.

Vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025, 15 persona kanë humbur jetën në vendin e punës në Shqipëri, shumica në ndërtim dhe miniera.

Sipas Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, gjatë vitit 2024 u regjistruan 177 aksidente pune, ku sektori i ndërtimit përbënte 24%, ndërsa sektori i minierave dhe karrierave përfaqësonte 18% të rasteve. Ndërsa në vitin 2023, u regjistruan 30 aksidente me humbje jete dhe 168 raste plagosjesh.

Pas çdo numri qëndron një histori njerëzore që mbyllet në heshtje, në mungesë të institucioneve dhe të shtetit.

Aksidentet në kantierët e ndërtimit

Më 8 shkurt 2025, një punëtor 66-vjeçar ra nga soleta e një ndërtese 4-katëshe në Tiranë, duke ndërruar jetë në vend. Më 19 prill, një tjetër punëtor humbi jetën në kantierin e aeroportit të Vlorës, rast për të cilin u arrestuan si administratori, ashtu edhe përgjegjësi i punimeve. Më 7 maj, një 63-vjeçar humbi jetën duke rënë nga lartësia në “Fushën e Aviacionit”, në Tiranë. 3 ditë më vonë, më 10 maj, një tjetër rast tragjik u shënua në përroin e Holtës (Gramsh), ku zbatohej projekti për ndërtimin e një hidrocentrali. Shembja e një masivi dheu u mori jetën dy punëtorëve të moshës 22 dhe 32 vjeç. Më 4 prill, një elektriçist humbi jetën në krye të detyrës në Divjakë. Xhuljo Shtëmbari po vendoste linjën e re të energjisë elektrike në fshatin Mërtish, kur ra në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë humbi jetën. Më 8 maj, një tjetër elektriçist ra në kontakt me rrymën elektrike teksa lidhte energjinë elektrike në një qendër votimi në Rrëshen. 37-vjeçari humbi jetën, ndërsa mbetën të plagosur 2 elektriçistë të tjerë.

Më 31 maj, një punëtor 47-vjeçar me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina humbi jetën në një kantier ndërtimi në ish-zonën e Bllokut. Për ngjarjen u arrestua inxhinieri, ndërsa në kërkim janë administratori i kompanisë dhe drejtori teknik i agjencisë, një 75-vjeçar. Sipas policisë, ata janë përgjegjës për “Shkelje të rregullave të sigurisë në vendin e punës”.

Po atë ditë, një tjetër punëtor është aksidentuar në një pikë skrapi, në Krujë. Policia e Krujës bëri të ditur se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë është aksidentuar punëtori R. K., 49 vjeç.

Aksidentet në miniera

Më 3 maj, në Qafë Burrel, Ardit Beshiri, 29 vjeç, u zë poshtë nga një masiv dheu teksa punonte me një ekskavator. Trupi i tij u gjet pas 7 ditësh kërkimesh. Për këtë ngjarje u arrestua tekniku përgjegjës, ndërsa familjarët denoncuan mungesën e mjeteve të specializuara në kërkim.

Më 26 maj 2025, në minierën e Katjelit në Përrenjas humbi jetën Sajmir Bego, 57 vjeç, kryetar i sindikatës së minatorëve. Ai u godit nga një masiv minerali, që rrëshqiti gjatë punës. Vetëm një ditë më pas, një tjetër minator në Bulqizë, A.N., u plagos rëndë pasi u godit nga gurët në galeri.

Më 3 qershor, në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan, mekaniku Rudin Meçja u plagos rëndë gjatë procesit të ndërrimit të pllakave të copëtimit të ferrokromit. Kjo është ngjarja e dytë e rëndë në këtë uzinë për një muaj, pasi kompania ku punonte është gjobitur më parë me 8 milionë lekë për shkelje të sigurisë dhe është ndëshkuar me pezullim të përkohshëm.

Punëtorët pa mbrojtje

Një pjesë e madhe e punëtorëve që punojnë në ndërtim dhe në miniera nuk janë as të regjistruar ligjërisht. Ata punojnë pa kontrata, pa sigurime, shpesh edhe pa mjetet minimale të mbrojtjes personale. Sipas Qendrës për të Drejtat në Punë (CLR), punëtorët në Shqipëri përballen ende me sfida të mëdha në drejtim të sigurisë dhe mbrojtjes në vendin e punës.

Ekspertja e punës Getjana Hasalla tha se ndërtimi dhe minierat janë sektorët më të rrezikshëm për jetën e punëtorëve.

Zinxhiri i papërgjegjësisë

“Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë,” është vepra penale për të cilën shumë përfaqësues të kompanive të ndërtimit janë vënë nën akuzë, teksa ky sektor mbetet me numrin më të madh të aksidenteve. Por, në shumë raste, kompanitë private që operojnë në ndërtim nuk mbajnë përgjegjësi direkte. Ato nënkontraktojnë palë të treta dhe kështu e shpërndajnë fajin.

Policia e Shtetit evidenton dhjetëra raste me autorë, por pjesa më e madhe mbeten në gjendje të lirë, pa pasoja reale. Policia thotë për “Sinjalizo” se gjatë vitit 2024, për shkelje të sigurisë në punë janë evidentuar 110 raste me 134 autorë, prej të cilëve 35 të arrestuar dhe të ndaluar, 8 në kërkim dhe pjesa tjetër në gjendje të lirë. Ndërsa për 6-mujorin e 2025, sipas policisë janë evidentuar 74 raste me 94 autorë, prej të cilëve 20 të arrestuar dhe të ndaluar, 6 në kërkim dhe pjesa tjetër në gjendje të lirë.

Premtime boshe

Në vitin 2024, qeveria miratoi një “strategji për sigurinë në punë” që parashikonte kontrolle të shpeshta dhe penalitete të ashpra për shkelësit. Por, në praktikë, vdekjet në kantierë vazhdojnë.

Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj tha se nevojiten më shumë kontrolle në terren në zbatimin e kushteve të punës.

“Aksidentet vijnë kryesisht edhe nga puna informale. Aktualisht kemi një ligj të shëndetit në punë, por fatkeqësisht realizohet pas ose aspak në Shqipëri”-thotë Nikollaj.

Komiteti i Helsinkit dhe Qëndresa Qytetare fajësojnë institucionet shtetërore

Komiteti Shqiptar i Helsinkit bën përgjegjëse organet shtetërore për mangësi në zbatimin e legjislacionit për sigurimin e shëndetit dhe jetës së punonjësve. Komiteti i Helsinkit shprehet se kjo është këmbanë alarmi për punonjësit, që për shkak të kushteve të vështira sociale ekonomike punojnë edhe në sektorë të vështirë dhe me rrezik të lartë për shëndetin e tyre.

Qëndresa Qytetare hodhi akuza ndaj Inspektoratit të Punës, që nuk kryen inspektime në terren, por ishte nën ethet e fushatës zgjedhore.

Ndërsa kompanitë fitojnë miliona, jeta e një punëtori mbetet pa vlerë. Në mungesë të hetimeve serioze dhe dënimeve, kompanitë nuk ndjejnë presion për të përmirësuar kushtet apo për të ndjekur rregullat e sigurisë. Kjo ka prodhuar një “kulturë të mosndëshkimit”, ku viktimat janë të zakonshme, ndërsa shteti vazhdon të dështojë në garantimin e sigurisë në punë.

/ Ida Ismalaj – ACQJ – Qëndra për Gazetari Cilësore

Nga Kategoria

Aktualitet

Dëmtohet rëndë turisti 21-vjeçar në Durrës, ra në ujë kur po bënte manovra me Jet Ski

15 Qershor, 2025
Aktualitet

Izraeli dhe Irani në luftë totale? Intensifikohen sulmet nga të dyja vendet, Netanjahu: Hakmarrje për civilët e vrarë

15 Qershor, 2025
Aktualitet

Tensionet me Iranin dhe lufta në Gaza, Von der Leyen telefonatë me Netanyahun, i kërkon zgjidhje diplomatike për situatën

15 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Dëmtohet rëndë turisti 21-vjeçar në Durrës, ra në ujë kur po bënte manovra me Jet Ski

15 Qershor, 2025

Izraeli dhe Irani në luftë totale? Intensifikohen sulmet nga të dyja vendet, Netanjahu: Hakmarrje për civilët e vrarë

15 Qershor, 2025

VIDEO/ Erik Fullani dhe Sara Hoxha shfaqen për herë të parë bashkë, kush ua zbulon romancën?

15 Qershor, 2025

Nata e dytë e “Eagle Beat Tirana”/ Tjetër mbrëmje magjike, Elvana Gjata, Ledri Vula dhe yje të tjerë të muzikës shqiptare ndezën Tiranën

15 Qershor, 2025

Tensionet me Iranin dhe lufta në Gaza, Von der Leyen telefonatë me Netanyahun, i kërkon zgjidhje diplomatike për situatën

15 Qershor, 2025

Lufta me Iranin, Izraeli ekzekuton shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij

15 Qershor, 2025

Irani paralajmëron qytetarët izraelit, zëdhënësi i ushtrisë iraniane: Largohuni nga bazat ushtarake dhe shkencore

15 Qershor, 2025

Raketat godasin disa rajone të Izraelit, Irani nis një valë të re sulmesh hakmarrëse

15 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.