• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen

25 Dhjetor, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Besimtarët katolikë e ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në gjithë botën.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në Tiranë besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë, për të ndjekur meshën nga Imzot Arjan Dodaj.

“Netët e mbara të historisë së njerëzimit nuk janë një dritë e fortë që imponon vetë, por një dritë e butë që ndriçon rrugën e çdo njeriu. Ajo përshkon shekujt dhe arrin tek ne, këtu, sonte. Ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo zhgënjimi njerëzor, sikurse kemi shtegtuar në këtë vit jubilear të shpresës, sepse për ne ka lindur Shpëtimtari. Jezusi mbetet për ne gjithmonë Zoti ynë, por edhe vëllai ynë. Leximet e kësaj nate, që sapo kemi dëgjuar, na ndihmojnë të kuptojmë se Krishtlindja nuk është thjesht premtimi i një përkujtimi të një ngjarjeje të kaluar. Sot shumë njerëz përjetojnë errësirën, siç dëgjojmë dhe shohim në luftë”, tha Imzot Arjan Dodaj gjatë predikimit.

Lexo edhe:

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

Ndërkohë qytetarët kanë shprehur urimet e tyre për sa më shumë shëndet e mirësi.

Si lindi festa e Krishtlindjes

25 dhjetori shënon ngjarjen në të cilën Zoti u bë njeri, i lindur si një foshnjë e pafuqishme në një stallë për bagëti. Mishërimi i Zotit është një moment kyç në historinë e shpëtimit dhe kuptohet si fillimi i një akti dashurie hyjnore për njerëzimin që kulmon me vdekjen dhe ringjalljen e Krishtit në Pashkë. Lindja e Krishtit zbulon paradoksin e madhështisë hyjnore të shprehur përmes një foshnjeje të brishtë dhe varfërisë njerëzore.

Historia e Krishtlindjeve është e mbushur me mrekulli dhe kontraste simbolike: një virgjëreshë shtatzënë, barinjtë që lajmërohen nga engjëjt dhe një foshnjë të cilës i dhurojnë pasuri tre mbretër.

Që nga fillimi i shekullit të 20-të, Krishtlindja u transformua gjithashtu në një festë laike familjare, e respektuar edhe prej jo-të krishterëve e karakterizuar nga një shkëmbim dhuratash. Pjesë e kësaj feste u bë edhe një figurë mitike e quajtur Babagjyshi i Krishtlindjes. Periudha festive nis me Adventin deri në Epifani dhe është një sezon i pasur me tradita të panumërta fetare dhe laike që bashkojnë familjen, besimin dhe kulturën, duke theksuar temat e shpresës, gëzimit, bujarisë dhe vullnetit të mirë. 

Tags: krishtlindje

Nga Kategoria

Aktualitet

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026
Ekstra

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026
Lajme

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026

Mjekët: Papa Leoni nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21 Tetor, 2026

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

21 Tetor, 2026

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.