• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Berisha: Vota e diasporës ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë! PD do krijojë kuadrin më të favorshëm për rikthimin e emigrantëve

28 Nëntor, 2024
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në takimin me shqiptarët në Greqi, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e nisi fjalimin e tij përshëndetës me urime të përzemërta për Ditën e Pavarësisë dhe Flamurit, duke shprehur mirënjohje për pjesëmarrësit dhe organizatorët.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Berisha e vendosi theksin e tij mbi shqetësimin për situatën aktuale në Shqipëri, e cila përshkruhet si një diktaturë e re, ndryshe nga ajo komuniste, duke mos qenë ideologjike, por e bazuar në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e pasurive publike.

Kjo diktaturë cilësohet nga Berisha si një regjim që përqendron të gjitha pushtetet në duart e një njeriu, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet.

Lexo edhe:

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

Berisha, në takimin me shqiptarët në Greqi, theksoi rëndësinë e marrëdhënieve fqinjësore dhe miqësore mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke i përshkruar si të ndërtuara mbi histori të përbashkët dhe respekt reciprok.

Berisha gjithashtu vlerësoi emigrantët shqiptarë në Greqi për kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit, duke i konsideruar një urë të fortë mes dy popujve.

Ai nënvizoi angazhimin e PD-së për të forcuar këto marrëdhënie dhe përmend traktatin e miqësisë mes dy vendeve, të nënshkruar gjatë presidencës së tij, si një bazë për zgjidhjen e problemeve dhe ndërtimin e bashkëpunimit të qëndrueshëm.

Ai kritikoi ashpër qëndrimet e Edi Ramës për çështjen e detit me Greqinë, duke i quajtur të papërgjegjshme dhe të dëmshme për interesat shqiptare.

Berisha theksoi se marrëveshja e detit e arritur nga qeveria e tij ishte e drejtë dhe transparente, duke sjellë përfitime për të dyja palët.

Lideri demokrat, akuzoi Ramën se, për arsye politike, e rrëzoi këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese dhe dështoi në negociatat pasuese.

Sipas Berishës, kjo mungesë serioziteti e qeverisë shqiptare i dha mundësi Greqisë të zgjerohej në 12 milje, një veprim në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, por i pafavorshëm për Shqipërinë.

Marrëveshja e re që po përgatitet për nënshkrim cilësohet si shumë më e pafavorshme, për shkak të papërgjegjshmërisë dhe mungesës së profesionalizmit nga ana e qeverisë aktuale, shtoi Berisha ndër të gjitha.

Kryetari i PD, Sali Berisha foli mbi arrestimin e Fredi Belerit, duke e cilësuar si një akt politik të orkestruar nga Edi Rama për shkak të refuzimit të Belerit për të kandiduar për Partinë Socialiste.

Berisha u shpreh se, Rama përdor drejtësinë dhe dëshmitarët e rremë për të eleminuar kundërshtarët politikë. Ai theksoi se kjo situatë reflekton një regjim diktatorial pa ligje e parime, ku interesat mafioze të Ramës për Himarën prevalojnë mbi të drejtat e qytetarëve dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kryedemokrati, Sali Berisha theksoi rëndësinë e votës së diasporës për të ardhmen e Shqipërisë, duke i ftuar emigrantët të angazhohen për pjesëmarrje masive në zgjedhje.

Berisha garantoi se PD, në qeveri, do krijojë një kuadër ligjor të favorshëm për rikthimin e emigrantëve dhe investimet e tyre në Shqipëri.

Ai premtoi përfshirjen e diasporës në votime dhe intensifikimin e kontakteve me emigrantët, duke theksuar rolin e tyre përcaktues për shpëtimin e vendit nga “narkodiktatura”.

Tags: diasporaSali berishavota e diaspores

Nga Kategoria

Aktualitet

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026
Ekstra

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026
Lajme

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Inter ringjallet në Champions, Carlos Augusto vendos ndaj Shakhtar

21 Tetor, 2026

Real Madrid bën detyrën para El Clásicos, Leipzig mposhtet në “Bernabéu”

21 Tetor, 2026

Rice prish festën e Kane, Arsenal ndal Bayernin në “Allianz Arena”

21 Tetor, 2026

Mjekët: Papa Leoni nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm kundër kancerit

21 Tetor, 2026

Senatorja amerikane: Qeveria shqiptare të mbrojë protestuesit nga dhuna policore

21 Tetor, 2026

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

21 Tetor, 2026

Mbështeti protestën! Policia telefonon Capital T: Hajde në komisariat të flasim

21 Tetor, 2026

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.