• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Berisha: Këto ishin zgjedhjet më të plaçkitura në 33 vite! Rama i bleu hapur votat me vendimet e tij

14 Maj, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur mbrëmjen e sotme drejtuesit politikë të qarqeve të koalicionit opozitar, ku ka shprehur mirënjohje për qytetarët që sipas tij votuan në kushte të vështira, si dhe për komisionerët dhe vëzhguesit që mbrojtën integritetin e votës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një fjalim të fortë politik, Berisha akuzoi qeverinë për një “grabitje të hapur dhe të paprecedent të zgjedhjeve”, duke e cilësuar procesin elektoral të 11 majit si një nga më të manipuluarit në historinë 33-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri.

Ai foli për përdorimin e resurseve shtetërore në funksion të votës, përfshirë shpërndarjen e 70 milionë eurove për pensionistët, dhënien e licencave për kultivimin e kanabisit dhe faljen e borxheve e kamatave, të cilat i interpretoi si blerje të drejtpërdrejtë të votës.

Lexo edhe:

Seferi mes më të mirëve të javës në futbollin turk, përkundër dështimit të skuadrës së tij

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetje ju drejtuesve politikë të qarqeve, një përshëndetje të veçantë kam dhe një mirënjohje të pakufishme për ata qindra mijëra qytetarë që në kushtet më të vështira, votuan si qytetarë të lirë për vlerat, idealet që besonin, votuan kundër një regjimi që në traditën më antidemokratike, më antikombëtare, ka shndërruar krimin në faktor kryesor elektoral, krimin në votë dhe votën në krim.

Por unë kam një mirënjohje të veçantë gjithashtu për të gjithë komisionerët, vëzhguesit, numëruesit, të cilët përballen prej tre ditësh me presione nga më të ndryshme dhe mbrojnë me integritet votën e qytetarëve shqiptarë. Një falënderim për të gjithë strukturat e angazhuara në këtë proces, i cili pati si rezultat final plaçkitjen, grabitjen më të madhe të votës në historinë 33-vjeçare të pluralizmit politik shqiptar.

Në këto zgjedhje u faktua në mënyrën më të pakundërshtueshme se sa më i madh vjedhja dhe korrupsioni, aq më shumë ato shndërrohen në votë dhe pas tyre vota në krim. Pra, rrethi vicioz i krijuar në këtë narkoshtet që krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim pati në këto zgjedhje proporcione të papara ndonjëherë më parë.

Njeriu që grabiti zgjedhjet, regjimi që grabiti zgjedhjet e vitit 2025, të 11 Majit, nuk e bëri këtë fshehtas.Ai e bëri këtë publikisht duke përdorur për këtë qëllim të gjithë potencialin e narkoshtetit me vendime qeverie.

Pra, ai shpërndau dhuratë për votë 70 milionë euro, 760 mijë pensionistëve, të cilët në hartën aktuale elektorale përbëjnë 48 përqind të votuesve në Shqipëri. Kjo është shkelja publike më e rëndë, më e paprecedent.

Cilido që përpiqet të na bindë apo të na kundërshtojë ne se ky nuk është një megakrim elektoral, një blerje e hapur publike e votës, ose është bashkëpunëtor në këto para krimi, paguhet me këto para krimi që paguhet vota, ose pastaj nuk ka ABC-në më elementare të parimeve të zgjedhjeve të barabarta dhe të drejta.

Edi Rama nuk u përpoq të fshehë kësaj radhe asgjësimin e kodit zgjedhor dhe krimit elektoral. Ai shpërndau në mes të fushatës 138 licenca për miliona bimë kanabisi. Mos harroni se një bimë kanabisi e ka prodhimin 1 mijë euro. Se si i ndau mafia e drogës bimët për vota, është shumë e thjeshtë. Por një bimë kanabisi është 1 mijë euro produkti.

Ai nuk e fshehu, por e bëri publike blerjen e votës kur dy ditë para zgjedhjeve fali më së paku 200 milionë euro gjoba dhe kamata të 10 viteve të fundit.

Tags: edi ramaSali berisha

Nga Kategoria

Seferi, ndër më të mirët e javës në futbollin turk, pavarësisht rezultateve të skuadrës së tij...
Kryesore

Seferi mes më të mirëve të javës në futbollin turk, përkundër dështimit të skuadrës së tij

10 Mars, 2026
Aktualitet

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026
Aktualitet

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Seferi, ndër më të mirët e javës në futbollin turk, pavarësisht rezultateve të skuadrës së tij...

Seferi mes më të mirëve të javës në futbollin turk, përkundër dështimit të skuadrës së tij

10 Mars, 2026

Kompany pajtohet me kritikën e Toni Kroos, Bayern ka problem serioz me goditjet standarde

9 Mars, 2026

Igor Tudor pranon se mbijetesa në Premier League është prioriteti kryesor i Tottenhamit

9 Mars, 2026

FA Cup ndez garën për trofeun, City dhe Liverpool përplasen në çerekfinale

9 Mars, 2026

Arbeloa i hap derën Mendy-t: “Na duhen lojtarë që shtyjnë përpara”, sytë nga City

9 Mars, 2026

“E kërkuam 800 vetë në mal,” 16 vite pas humbjes, nëna e Bleona Matës: 5 vajza ma morën fëmijën

9 Mars, 2026

Në shkurt 2026 çmimet ishin më shtrenjtat e 7 muajve të fundit

9 Mars, 2026

Trump: Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.