• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 18 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Rajoni

Beogradi i mbështet akuzat e Rusisë për ndërhyrjen e Brukselit në protesta në Serbi

18 Shtator, 2025
tek Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Akuza nga Kremlini kundër Bashkimit Evropian (BE), por pa asnjë provë. Ky është thelbi i mesazhit të shërbimeve sekrete ruse, të cilat i akuzojnë BE-në dhe vendet e saj anëtare se qëndrojnë prapa protestave antiqeveritare në Serbi.

Teksa më 1 nëntor shënohet përvjetori i vdekjes së 16 njerëzve në aksidentin që nxiti protestat masive, Kremlini i përshkruan si “trushpëlarë” mijëra qytetarë që kërkojnë llogaridhënie nga pushteti.

Në një njoftim të Shërbimit të Jashtëm Informativ të Rusisë (SVR) më 15 shtator, thuhet “veprimtaria subversive” e Brukselit është hedhur në veprim.

Lexo edhe:

I riu shqiptar humbi jetën në tragjedinë e Tempit, babai nis grevën në Athinë

Incident i përgjakshëm në varreza, shqiptari godet me lopatë në kokë të riun grek, i ati i tij sulmon familjen shqiptare

Studentët që kanë bllokuar fakultetet dhe që udhëheqin protestat, përshkruhen si “të rinj të radikalizuar” që po kalojnë nga protestat paqësore drejt metodave “revolucionare” të përleshjes dhe dhunës.

“Sfondi i liberalizmit evropian synon ta sjellë në pushtet në vendin më të madh të Ballkanit një udhëheqje të bindur dhe besnike ndaj Brukselit”, thuhet në deklaratën e SVR-së.

Ivana Strander, bashkëpunëtore e Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, vlerëson se Kremlini vazhdon ta mbështesë regjimin e presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili vazhdimisht refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës që nga viti 2022.

“Presidenti rus Vladimir Putin po e shfrytëzon Ballkanin për të anashkaluar sanksionet dhe për të financuar makinerinë e luftës. Po ashtu, Putinit i përshtatet kaosi në Ballkan dhe Vuçiq e ndihmon në këtë drejtim”, tha ajo.

Brukseli i ka hedhur poshtë akuzat e Kremlinit.

“Akuzat se BE-ja apo vendet anëtare nxisin protestat thjesht nuk qëndrojnë”, tha Komisioni Evropian për televizionin N1.

“Kjo është edhe një përpjekje tjetër e Rusisë për të përhapur dezinformata dhe retorikë armiqësore politike kundër BE-së, vendeve të saj anëtare dhe shteteve kandidate. Na vjen keq që kjo narrativë po amplifikohet fuqishëm në shumë media serbe”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

Që nga fillimi i protestave masive kundër Qeverisë në Serbi, Brukseli ka mbajtur një qëndrim të rezervuar.

BE-ja së fundmi ka kërkuar ndalimin e valës së fundit të dhunës, e cila u pasqyrua në përplasjet mes policisë dhe protestuesve, si dhe në përplasjet mes mbështetësve të pushtetit dhe opozitës në disa qytete të Serbisë.

Hulumtuesi nga Qendra për Politika të Sigurisë në Beograd, Vuk Vuksanoviq, vlerëson se është e vështirë të akuzohet BE-ja, kur shumë protestues shprehin “zemërim dhe frustrim ndaj heshtjes që vjen nga Brukseli – përjashtuar deklaratat e komisares Marte Kos dhe debatin në Parlamentin Evropian”.

“Rusia do ta shfrytëzojë çdo rast për ta ‘sulmuar’ BE-në, e cila për ta, në këtë moment, është pjesa më e urryer e Perëndimit, madje më shumë se Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e Trumpit”, tha ai.

“Një skenar që ata e luajnë bashkë me të vetmit partnerë ndërkombëtarë të gatshëm të pranojnë lojëra të tilla – e këta janë pikërisht partnerët nga vende po aq diktatoriale”, thuhet në përgjigjen me shkrim.

“Faktin që ‘informacionet’ e supozuara të shërbimit sekret janë shpërndarë publikisht, e shohim si dëshmi për këtë”, theksojnë studentët.

Ndërkohë, një fakultet i ka dërguar presidentit Vuçiq një mesazh në gjuhën ruse:

“Kërkesat tona janë të qarta: shpall zgjedhje, mos përdor shërbimet e huaja për të ngritur popullaritetin tënd – kjo do t’i kushtojë shtrenjtë Serbisë”, thuhet në reagimin e studentëve të Fakultetit Juridik në Nish, të cilët gjithashtu ndodhen në bllokadë.

Këto dy fakultete ishin mes dhjetëra institucioneve të bllokuara nga studentët në fund të vitit 2024 – me kërkesën kryesore për ndëshkimin e përgjegjësve për vdekjen e 16 personave gjatë shembjes së çatisë së Stacionit Hekurudhor në Novi Sad.

Kërkesa më e fundit e drejtuar autoriteteve është shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Duke mohuar përgjegjësinë për tragjedinë, Vuçiq dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit refuzojnë të shpallin zgjedhje.

Akuzat e autoriteteve ruse kanë nxitur reagime të forta nga një pjesë e opozitës proevropiane në Serbi.

Partia Demokratike i cilësoi ato si “fyerje për qytetarët dhe gënjeshtër”.

“Këtu nuk ka asnjë plan të jashtëm, asnjë ‘majdan’ dhe asnjë komplot. Ekziston vetëm vullneti i qytetarëve të Serbisë për t’i dhënë fund korrupsionit, vjedhjes dhe diktaturës”, theksoi DS-ja.

Kryetari i Partisë së Lirisë dhe të Drejtësisë, Dragan Gjilas, vlerësoi se shërbimi rus, “me shpikjen e ‘majdanit serb’, edhe një herë e ka mbështetur me forcë regjimin e Vuçiqit”.

Ai kujtoi se autoritetet ruse kishin lëshuar një deklaratë të ngjashme edhe gjatë protestave antiqeveritare në fund të vitit 2023, të cilat shpërthyen pas akuzave se pushteti, i udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe, kishte manipuluar zgjedhjet.

Shërbimi i jashtëm rus ka përpiluar gjithashtu një listë të mediave të pavarura në Serbi, duke i akuzuar ato për “indoktrinimin e të rinjve serbë”.

Pa ofruar burime, pretendon se ato financohen nga Brukseli.

Pavol Salaj, nga organizata ndërkombëtare Reporterët pa Kufij, vlerëson se shërbimi rus po akuzon padrejtësisht mediat e pavarura në Serbi.

“Meqë shërbimi sekret rus po merret me represion transnacional në një vend kandidat për anëtarësim në BE, institucionet dhe shtetet anëtare nuk duhet të qëndrojnë të heshtura”, tha Salaj për Radion Evropa e Lirë.

Në mesin e mediave të përmendura janë agjencia FoNet, javori Vreme dhe disa media lokale, si RAM, Južne vesti, Slobodna reč, Boom93, Podrinske, FreeMedia e Novi Pazarit, SOinfo, FAR, Storyteller, si dhe organizata joqeveritare Link.

“Mbulimi i gazetarëve si ‘vegla të ndikimit të huaj’, pa asnjë provë, nuk është vetëm i pabazë, por paraqet edhe kërcënim për sigurinë e tyre dhe për lirinë e ushtrimit të profesionit”, tha për Radion Evropa e Lirë Maja Sever, kryetare e Federatës Evropiane të Gazetarëve.

“Çdo sulm ndaj tyre është njëkohësisht edhe sulm ndaj të drejtës së qytetarëve për t’u informuar saktë dhe paanshëm”, shtoi ajo.

Përveç reagimeve nga Brukseli, edhe përfaqësues të shoqatave të gazetarëve kanë kërkuar përgjigje nga autoritetet serbe, ndërkohë që tabloidet pranë pushtetit në Serbi, pas deklaratës ruse, kanë filluar të targetojnë mediat e pavarura lokale./REL

Nga Kategoria

Kryesore

I riu shqiptar humbi jetën në tragjedinë e Tempit, babai nis grevën në Athinë

17 Shtator, 2025
Lajme

Incident i përgjakshëm në varreza, shqiptari godet me lopatë në kokë të riun grek, i ati i tij sulmon familjen shqiptare

12 Shtator, 2025
Lajme

Akuzohen për korrupsion dhe trafik droge/ DASH shpall non grata dy zyrtarë të lartë në Ballkan

10 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Tensionet në Kuvend, Berisha: Rama i vuri drynin parlamentit brenda 5 minutave

18 Shtator, 2025

Hansi Flick shpreh shqetësim për ‘skuadrën e gjatë’ Newcastle ndërsa trajneri i Barcelonës vlerëson Eddie Howe-n.

18 Shtator, 2025
Ministri Gogu pas seancës ‘blic’: Opozita e pengoi programin që qytetarët priste të dëgjonin, ndërsa Ramës iu hodh libri i Kushtetutës.

Ministri Gogu pas seancës ‘blic’: Opozita e pengoi programin që qytetarët priste të dëgjonin, ndërsa Ramës iu hodh libri i Kushtetutës.

18 Shtator, 2025

Shokuese në Përmet! Polici 56-vjeçar në lidhje intime me 16-vjeçaren

18 Shtator, 2025
"Diella" shprehet në Kuvend: Më kanë etiketuara si antikushtetuese, dhe kjo më ka prekur.

“Diella” shprehet në Kuvend: Më kanë etiketuara si antikushtetuese, dhe kjo më ka prekur.

18 Shtator, 2025

Bulletini i lajmeve më të fundit | 18 Shtator 2025 – Mëngjesi Zbuloni lajmet më të rëndësishme nga Evropa e më gjerë, më 18 Shtator 2025 – lajme të fundit, ngjarje të rëndësishme, Botë, Biznes, Argëtim, Politikë, Kulturë, Udhëtime.

18 Shtator, 2025

Kushtetuta fluturon kokës si send i pavlerë në Kuvend

18 Shtator, 2025

Jose Mourinho përgjigjet për trajnerin e kaluar të Benfikës duke thënë ‘Nuk e mendova dy herë’ dhe shpjegon se si ndodhi rikthimi në Portugali

18 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.