Ka marrë fund arratia për vëllain e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndokës, ndërkohë që në kërkim vijon të jetë nipi i tij.
Burime për mediat bëjnë me dije se Gëzim Ndoka, i cili më 12 janar, së bashku me të birin, Kevin Ndokës dhunuan barbarisht kushërinjtë Marku.
Pas ndalimit Ndoka është lënë sërish i lirë, kjo me argumentin se prokuroria ka vendosur ndaj tij që të hetohet në gjendje të lirë.
E teksa hetimet për këtë ngjarje vijojnë, policia është ende në kërkim të nipit të ish-deputetit socialist, Kevin Ndoka.
Më 12 janar Policia e Lezhës përmes një njoftimi zyrtar sqaroi se rreth orës 12:30, shtetasit Gjergj Marku dhe Nikolin Marku, janë konfliktuar për motive të dobëta me vëllain e Arben Ndokës dhe nipin e këtij të fundit.
Gëzim Ndoka, 53 vjeç dhe djali i tij 20-vjeçar, Kevin Ndoka, bënë për spital dy kushërinjtë Marku, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë ne nevojshme mjekësore. Më pas ata u shoqëruan për në Komisariat ku dhe pretenduan se në momentin e konfliktit, familjarët e ish-deputetit socialist kanë qenë të armatosur.










