• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 23 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Bellingham rrëfen periudhën e vështirë me shpatullën: “Vendosa të vazhdoja pa operacion dhe ishte një gabim”

27 Mars, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori anglez ka treguar vështirësitë që përjetoi gjatë dëmtimit përmes aplikacionit të tij personal.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kur Jude Bellingham iu bashkua Real Madridit në vitin 2023, ai erdhi me një pritshmëri të jashtëzakonshme. Nuk ishte thjesht një transferim i rëndësishëm, por ardhja e një talenti të rrallë, i destinuar për të lënë gjurmë. Dhe ai nuk humbi kohë për ta vërtetuar këtë. I aktivizuar shpesh si një “false nine”, anglezi mori rolin e golashënuesit dhe regjistroi shifra mbresëlënëse: 23 gola dhe 14 asiste në 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Por, mes kësaj forme fantastike, gjithçka ndryshoi në një ndeshje të nëntorit ndaj Rayo Vallecanos. Një rënie, një lëvizje e pafat dhe shpatulla e tij doli nga vendi. Ai dëmtim u kthye në një moment vendimtar për sezonin e tij.

Lexo edhe:

Goditje e rëndë për Barcelonën, Frenkie de Jong pëson këputje të ligamentit dhe mungon 5-6 muaj

Chiqui Tapia u kërkon argjentinasve të lënë teoritë konspirative: “Spanja ishte superiore dhe fitoi me meritë”

“Te Dortmundi më thanë se më duhej operacion në shpatull”

“Gjithçka nisi ditën e ndeshjes me Rayon. Ishte ndjesia më e dhimbshme që kam përjetuar ndonjëherë,” kujton Bellingham në aplikacionin e tij personal, JB5. “M’u duk sikur kaloi një përjetësi derisa ma vendosën sërish në vend… dhe në fakt kishin kaluar vetëm 90 sekonda nga momenti kur stafi mjekësor hyri në fushë.”

Ai tregoi se kjo nuk ishte hera e parë që përballej me një problem të tillë: “Edhe më parë më kishte dalë nga vendi disa herë dhe kisha arritur ta vendosja vetë.”

Problemi kishte nisur që më herët. Gjatë kohës te Borussia Dortmundi, ai ishte paralajmëruar tashmë: “Në sezonin tim të fundit te Dortmundi, që në fillim, më thanë se më duhej operacion në shpatull pas një rënieje të keqe. E dija që diçka nuk shkonte, por ishte gusht-shtator dhe Botërori ishte në dhjetor, ndaj nuk e bëra operacionin.” Më pas, përmirësimi i gjendjes bëri që ai ta linte problemin pas dore: “Kur erdha te Real Madridi, nuk kisha dhimbje.”

“Nuk doja ta lija skuadrën në baltë”

Megjithatë, vendimi për ta shtyrë operacionin pati pasoja: “Të gjithë më thoshin se duhej ta bëja operacionin, por ishte viti im i parë te Real Madridi dhe nuk doja ta lija skuadrën e të mungoja për tre muaj.”

Sipas tij, ky dëmtim ndikoi më shumë seç dukej: “Problemi me shpatullën ndikoi shumë edhe në pjesën tjetër të trupit tim. Nuk kisha shumë dhimbje, por fakti që luaja duke e ditur se nëse rrëzohesha mund të më dilte sërish nga vendi, më pengonte të jepja maksimumin.”

Edhe pas humbjes së finales së Kampionatit Europian ndaj Spanjës, ai nuk mori vendimin për operacion: “Nuk doja që ajo të ishte ndjesia ime e fundit për tre muaj, por në fakt ai do të kishte qenë momenti më i mirë për ta bërë operacionin. Vendosa të vazhdoja edhe një vit tjetër dhe nuk duhej ta kisha bërë.”

Tani, me më shumë kthjelltësi, Bellingham e pranon gabimin, por sheh përpara me optimizëm: “Viti i kaluar më bëri të kuptoj se fitimi nuk duhet marrë si diçka e garantuar. Tani jam në gjendje më të mirë fizike dhe mund të rikthehem në nivelin tim.”

Tags: borussia dortmunddëmtimi në shpatullJude BellinghamReal madrid

Nga Kategoria

Sporti

Goditje e rëndë për Barcelonën, Frenkie de Jong pëson këputje të ligamentit dhe mungon 5-6 muaj

23 Korrik, 2026
Sporti

Chiqui Tapia u kërkon argjentinasve të lënë teoritë konspirative: “Spanja ishte superiore dhe fitoi me meritë”

23 Korrik, 2026
Sporti

Zyrtare, Manchester City transferon Elliot Anderson për 116 milionë paund

23 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Qytetari në protestë: Ne s’kemi bukë për të ngrënë, Rama paguan 4 mln euro për një koncert

23 Korrik, 2026

Pas tensioneve në Parlament, shkon në 23 numri i të shoqëruarve

23 Korrik, 2026

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

23 Korrik, 2026

Goditje e rëndë për Barcelonën, Frenkie de Jong pëson këputje të ligamentit dhe mungon 5-6 muaj

23 Korrik, 2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit

23 Korrik, 2026

Kriza politike në Kosovë, VV pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

23 Korrik, 2026

PD dënon bilancin alarmant të dhunës kundër protestuesve dhe kërkon hetim: Rama është çakorduar!

23 Korrik, 2026

Chiqui Tapia u kërkon argjentinasve të lënë teoritë konspirative: “Spanja ishte superiore dhe fitoi me meritë”

23 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.