Këtë të hënë, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Deri në këto momente, nuk janë bërë publike arsyet e paraqitjes së tij, ndërsa pritet që detaje të mëtejshme të zbardhen në vijim.
Këlliçi nuk është për herë të parë që paraqitet në SPAK. Hera e fundit ishte në shtator të vitit 2025, kur u mor në pyetje në lidhje me kallëzimet që ai vetë kishte depozituar pranë kësaj prokurorie.
Deputeti demokrat ka dorëzuar disa kallëzime penale në SPAK, duke denoncuar, sipas tij, abuzime të ndryshme në Bashkinë e Tiranës.
Ai ishte gjithashtu një nga denoncuesit e parë të aferës së njohur si “5D”, çështje që çoi më pas në arrestimin e disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës.










