• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Begaj në 245-vjetorin e Teqesë së Frashërit: Pelegrinazhi është një udhëtim në rrënjët e identitetit tonë

5 Shtator, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në 245-vjetorin e themelimit të Teqesë së Frashërit. Përpara besimtarëve bektashinj, të cilët 5 shtatorin e kanë ditë pelegrinazhi, Presidenti nderoi vëllezërit Frashëri dhe kujtoi vlerat historike të kësaj teqeje për përhapjen e dijes, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe çështjen kombëtare.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Që nga viti 1781, kur ‘hodhi çatinë’ kjo teqe, ajo nuk shërbeu vetëm si vend lutjeje. Ajo u bë shtëpi e hapur për udhëtarin, vatër dijeje e kuvendimi dhe, mbi të gjitha, vatër e ndërgjegjes shqiptare”, deklaroi Begaj në fjalën përshëndetëse.

Kreu i Shtetit kujtoi rolin e klerikëve bektashinj në momentet vendimtare për shqiptarët, nga Rilindja Kombëtare deri në ndërtimin e shtetit.

Lexo edhe:

Aleksandër Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi: Fitoren e kanë siguruar studentët këtë herë

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar nëse…

Duke u ndalur te filozofia dhe fryma e besimit, Presidenti theksoi kontributin e bektashinjve në bashkëjetesën fetare.

“Në ditët tona ne flasim shumë për harmoninë fetare, vërtet një vlerë e jashtëzakonshme, dhe shpesh rrezikojmë ta kthejmë atë në një formulë protokollare, por harmonia fetare shqiptare nuk lindi në tryeza zyrtare apo si çështje protokollare. Ajo u gatua në vende si kjo teqe, nga breza klerikësh e besimtarësh që ditën të ishin të përkushtuar në besimin e tyre dhe, njëkohësisht, të shihnin tek tjetri bashkëkombësin, fqinjin, vëllain e një gjaku e të një gjuhe”, u shpreh Begaj.

Presidenti nënvizoi se mesazhi i bektashizmit për urtësi, maturi dhe ndërtimin e urave mes njerëzve është sot po aq i gjallë dhe i nevojshëm sa dikur.

“Drita e besimit dhe kujtesa e një populli nuk mund të shlyhen”, deklaroi ai, duke kujtuar edhe përpjekjet e klerikëve që i mbijetuan diktaturës në Shqipëri dhe rizgjuan besimin.

Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes dhe përcjelljes së kujtesës dhe identitetit kombëtar.

Në fund të fjalës përshëndetëse, Presidenti u shpreh se “Pelegrinazhi në Frashër është një udhëtim në rrënjët e identitetit tonë, atje ku besimi u bë dije, dija u bë vetëdije dhe vetëdija u bë atdhetari”.

“Ndoshta prandaj, sa herë që Naimi mendonte për Shqipërinë, mendja e shpirti i ktheheshin te kjo natyrë e te këto male. Dhe prej këtej, ai na la testamentin më të bukur: ‘Ti Shqipëri, më ep nder, më ep emrin shqiptar’. Sot, nga Frashëri, kjo thirrje na kujton se nga vijmë dhe përgjegjësinë që kemi për vendin që do t’u lëmë brezave të ardhshëm”, deklaroi Begaj.

Presidenti i Republikës e mbylli vizitën në Frashër duke vizituar shtëpinë e vëllezërve Frashëri.

Nga Kategoria

Kryesore

Aleksandër Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi: Fitoren e kanë siguruar studentët këtë herë

25 Tetor, 2026
Ekonomi

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar nëse…

25 Tetor, 2026
Screenshot
Analizë

“Përtej protestave” nga Arben Ramkaj

25 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aleksandër Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi: Fitoren e kanë siguruar studentët këtë herë

25 Tetor, 2026

Ushqime të shtrenjta, bizneset ulën çmimet nga presioni i qeverisë, paralajmërojnë rritje në janar nëse…

25 Tetor, 2026
Screenshot

“Përtej protestave” nga Arben Ramkaj

25 Tetor, 2026

Zgjedhjet në Serbi, reagon Vuçiç: Nëse humbasim, do ta pranojmë rezultatin. Nëse fitojmë, askush nuk do të na e mohojë atë

25 Tetor, 2026

Protesta sot/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie

25 Tetor, 2026

Vëllai i Erjon Vishkullit: Strukturat shtetërore na janë gjendur në çdo moment

25 Tetor, 2026
Screenshot

Hedhja e gurëve drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë e gaz për të shpërndarë protestuesit, nisin shoqërimet

25 Tetor, 2026

“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë

25 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.