• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 8 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë miliona euro në fillim të 2026-ës

18 Dhjetor, 2025
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur t’i heqë të gjitha masat ndëshkuese ndaj Kosovës deri në fund të muajit të ardhshëm, duke ia mundësuar vendit të përfitojë miliona euro ndihmë financiare qysh në fillim të vitit 2026, njoftuan zyrtarë nga të dyja palët të mërkurën vonë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vendimi vjen pasi u bë kalimi i pushtetit lokal në mënyrë paqësore në veriun e banuar me shumicë serbe, pasi ishin pikërisht tensionet në këtë pjesë të Kosovës që shtynë bllokun të vendoste masa ndëshkuese ndaj saj verën e vitit 2023.

Ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ajo që njoftoi e para se BE-ja vendosi t’i heqë të gjitha masat deri në fund të janarit, gjatë samitit të bllokut me vendet e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Bruksel.

Lexo edhe:

Pas nisjes së Big Brother dhe Foodini, Grupi Kastrati do të ndërtojë një banesë të re për nënë Luljetën

50 ditë BBVA5 me audiencë rekord: një show që pritet të thyejë vetë rekordet e tij

“Gjatë bisedimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe i hiqet sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit”, tha Osmani të mërkurën vonë në Facebook.

Osmani, e cila e përfaqësoi Kosovën në samit, shtoi se “rrjedhimisht, edhe fondet do të zhbllokohen, një pjesë shumë e madhe menjëherë e një pjesë tjetër në fund të janarit”.

Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shkroi më pas në X se BE-ja po i heq masat pasi kalimi i pushtetit lokal në veri pas zgjedhjeve të fundit lokale u zhvillua në mënyrë paqësore.

“Falë kësaj, kam kënaqësinë të njoftoj se po ecim përpara me heqjen e masave ndaj Kosovës”, shkroi ajo.

Ajo shtoi se blloku po planifikon 216 milionë euro ndihmë financiare për Kosovën dhe se synon që t’ia ndajë asaj 205 milionë euro qysh në fillim të vitit 2026.

BE-ja veçse i kishte hequr gjysmën e masave në fillim të kësaj jave, por nuk ishte e qartë se ato do të hiqeshin plotësisht pas një muaji, pasi thuhej se vende si Franca dhe Italia, të mbështetura nga Spanja, Hungaria dhe Sllovakia, nuk kishin vullnet për heqjen e të gjitha sanksioneve.

Zyrtarët në Kosovë kanë kërkuar me këmbëngulësi vazhdimisht nga BE-ja t’u japë fund masave ndëshkuese, të cilat i shkaktuan vendit dëme në vlera milionëshe.

Ata argumentonin se gjendja në veri ishte shtensionuar tashmë pas zvogëlimit të pranisë së Policisë në ndërtesat komunale, pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet e sivjetshme dhe kalimi i pushtetit tek serbët lokalë në mënyrë paqësore.

Këto masa ndëshkuese i kishin kushtuar Kosovës rreth 613.4 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar. Për shkak të kalimit të afateve, 7.1 milionë euro janë humbur tërësisht, sipas një analize të Institutit për Studime të Avancuara – GAP.

Sektorët më të prekur përfshijnë mjedisin, me 350 milionë euro, energjinë me 114 milionë euro, digjitalizimin me rreth 57 milionë euro, dhe kulturën me 15 milionë euro.

Prej këtyre fondeve, rreth 218 milionë euro kanë qenë për projekte në kuadër të Instrumentit para-anëtarësimit (IPA II dhe IPA III), dhe rreth 395 milionë euro për projekte në kuadër të Kornizës për Investime të Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor (WBIF).

Tags: BeKosova

Nga Kategoria

Pas nisjes së Big Brother dhe Foodini, Grupi Kastrati do të ndërtojë një banesë të re për nënë Luljetën.
Lajme

Pas nisjes së Big Brother dhe Foodini, Grupi Kastrati do të ndërtojë një banesë të re për nënë Luljetën

7 Shkurt, 2026
50 ditë BBVA5 me audiencë rekord: një show që pritet të thyejë vetë rekordet e tij
Lajme

50 ditë BBVA5 me audiencë rekord: një show që pritet të thyejë vetë rekordet e tij

7 Shkurt, 2026
Artikulli i “The Telegraph” për shqiptarët në Angli: Video në TikTok tregojnë si të shmangen ndalimet nga oficerët e emigracionit.
Lajme

Artikulli i “The Telegraph” për shqiptarët në Angli: Video në TikTok tregojnë si të shmangen ndalimet nga oficerët e emigracionit

7 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Çika jem!”/ Dy banorët në dhomën e rrëfimit, Selin: Kisha qenë në studio, më mbyllët sytë dhe kur i hapa, Gimbo më bëri një propozim…

“Çika jem!”/ Dy banorët në dhomën e rrëfimit, Selin: Kisha qenë në studio, më mbyllët sytë dhe kur i hapa, Gimbo më bëri një propozim…

7 Shkurt, 2026
Protestë ndaj Olimpikeve: Përplasje në Milano, disa të arrestuar

Protestë ndaj Olimpikeve: Përplasje në Milano, disa të arrestuar

7 Shkurt, 2026
Raporti i Selinës me Gimbon ndikon te Miri? Banorja: Ishte një shpjegim i domosdoshëm…

Raporti i Selinës me Gimbon ndikon te Miri? Banorja: Ishte një shpjegim i domosdoshëm…

7 Shkurt, 2026
Publiku bën zgjedhjen, Rogerti kthehet në shtëpinë e BBV-së

Publiku bën zgjedhjen, Rogerti kthehet në shtëpinë e BBV-së

7 Shkurt, 2026

Ahanor i sinqertë: Pse Italia është kaq e interesuar të mbyllë sa më shpejt për yllin të ri mbrojtës të Atalantës

7 Shkurt, 2026
Pas nisjes së Big Brother dhe Foodini, Grupi Kastrati do të ndërtojë një banesë të re për nënë Luljetën.

Pas nisjes së Big Brother dhe Foodini, Grupi Kastrati do të ndërtojë një banesë të re për nënë Luljetën

7 Shkurt, 2026
Professional medical team posing, doctor's lab coat and stethoscope close up, selective focus

“Shkaku kryesor duhani”, OBSH: 37% e rasteve të reja të kancerit mund të parandalohen

7 Shkurt, 2026
Napoli, McTominay ‘heq dorë’, Conte i irrituar: Më shpejt do të futem unë në lojë…

Napoli, McTominay ‘heq dorë’, Conte i irrituar: Më shpejt do të futem unë në lojë…

7 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.