• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 17 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

BE gjobit Greqinë, 392 mln euro për skandalin e keqmenaxhimit të fondeve dhe subvencioneve bujqësore

17 Qershor, 2025
tek Bota, Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Gjoba prej 392 milionë euro që ka vendosur Komisioni Europian ndaj Greqisë për dështimin në menaxhimin e fondeve të BE për bujqësinë dhe për kontroll të pamjaftueshëm në ndarjen e subvencioneve, nuk ishte një rrufe në qiell të pastër.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kishte disa muaj që disa media vendase trajtonin këtë çështje që po zbulohej dalëngadalë dhe partitë opozitare kërkonin të dinin se si ishin shfrytëzuar këto para të BE të keqmenaxhuara dhe të trajtuara në 6 vitet e fundit si subvencione të paligjshme.

I ashtuquajturi skandali i agjencisë për menaxhimin e këtyre fondeve, OPEKEPE, vazhdon të trazojë vendin, pasi gjoba në fjalë , përfaqëson 78% të totalit të gjobave të vendosura ndaj të gjitha shteteve anëtare të Unionit!

Lexo edhe:

Negociata pa rezultat, tensione në bisedimet trepalëshe mes Ukrainës, SHBA dhe Rusisë

‘Është bërë përparim’, SHBA: Presim propozimet e Iranit për marrëveshje të re bërthamore

Dhe për më tepër në këtë gjobë nuk janë përfshirë subvencionet e viteve 2024 dhe 2025, për të cilat gjithashtu ka probleme me mënyrën e menaxhimit nga agjencia dhe ndoshta llogaria që do të duhet të paguajë qeveria , do të shkojë në gati 600 milionë euro bëjnë me dije mediat vendase.

Duke parë se vendi i dytë me keqpërdorim fondesh, Portugalia, do të paguajë vetëm 35 milionë euro dhe vendi i tretë më pak se 9 milionë, bëhet e qartë se në Greqi ka pasur një abuzim të madh me fondet përmes agjencisë përgjegjëse, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku.

Skandali po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha dhe po hetohet për kryerjen e pagesave pa kontrolle ose inspektime të mjaftueshme në terren, për mashtrimet në lidhje me fermat greke inekzistuese, apo dhjetëra raste ku qytetarët grekë kanë marrë fonde bujqësore të BE-së të destinuara për të zhvilluar kullota që nuk i zotëronin ose nuk i kishin marrë me qira, apo për aktivitete bujqësore në të cilat nuk ishin angazhuar kurrë.

Në këtë mënyrë janë privuar nga këto subvencione ata që kishin me të vërtetë nevojë. Ministria greke e Bujqësisë sqaron se nuk bëhet fjalë për mashtrim nga fermerë vendas , por për shkak të pasaktësive në kontroll dhe zbatimit të mangët të rregulloreve evropiane, si dhe të problemeve të përhershme strukturore dhe mungesës së stafit.

Një prej rasteve të bujshme ishte ai në Agrinio ku duket se janë keqpërdorur mbi 300.000 euro nga fondet europiane për 800 dynymë të ish- aeroportit ushtarak në këtë zonë që ishte deklaruar si tokë bujqësore.

Qeveria greke ka deklaruar se do shpërbëjë agjencinë në fjalë e cila është nën hetim, duke i kaluar kontrollin e këtyre fondeve Misionit të Autoritetit të Pavarur për të Ardhurat Publike.

Nga Kategoria

Bota

Negociata pa rezultat, tensione në bisedimet trepalëshe mes Ukrainës, SHBA dhe Rusisë

17 Shkurt, 2026
Bota

‘Është bërë përparim’, SHBA: Presim propozimet e Iranit për marrëveshje të re bërthamore

17 Shkurt, 2026
Bota

11 të vdekur në sulme ndaj anijeve të dyshuara për drogë, thotë ushtria amerikane

17 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

VIDEO/ Penallti në stilin Panenka, Asani shënon përsëri në futbollin aziatik

VIDEO/ Penallti në stilin Panenka, Asani shënon përsëri në futbollin aziatik

17 Shkurt, 2026

Kurti kërkon gjykatë speciale ndërkombëtare për krimet e “Sarajevo Safari”: Thuhet të ketë pasur rol edhe Vuçiç

17 Shkurt, 2026
Njëmbëdhjetë të vdekur nga tre sulme të reja, forcat amerikane godasin anijet e drogës në Paqësor dhe Karaibe

Njëmbëdhjetë të vdekur nga tre sulme të reja, forcat amerikane godasin anijet e drogës në Paqësor dhe Karaibe

17 Shkurt, 2026

Horoskopi kinez/ Nis Viti i Kalit, parashikimet për çdo shenjë

17 Shkurt, 2026

Ndryshoi identitetin dhe pamjen, por nuk i shpëtoi atentatit. Prapaskenat e vrasjes së Jani Aliajt në burgun grek

17 Shkurt, 2026
Bisedimet bërthamore në Gjenevë: Irani njofton arritjen e një marrëveshjeje për parimet udhëzuese me SHBA-në.

Bisedimet bërthamore në Gjenevë: Irani njofton arritjen e një marrëveshjeje për parimet udhëzuese me SHBA-në.

17 Shkurt, 2026

Negociata pa rezultat, tensione në bisedimet trepalëshe mes Ukrainës, SHBA dhe Rusisë

17 Shkurt, 2026
Juventus, tension për Spallettin, shqetësim muskulor për Bremer

Juventus, tension për Spallettin, shqetësim muskulor për Bremer

17 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.