• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Bashkimi Evropian: Serbia me sjelljen e saj po shkel Marrëveshjen e Ohrit

8 Mars, 2025
tek Bota, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë, se Serbia me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke e shkelur Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e cila u ndërmjetësua nga BE-ja. Në këtë marrëveshje, mes të tjerash, thuhet se “Beogradit i kërkohet të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Por, në fund të javës, Kosova, me kërkesë të Serbisë, sërish u la jashtë agjendës për në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe këtë e bëri të njohur vetë kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiç.

“Mirënjohje e madhe për miqtë tanë nga Spanja, mirënjohje e madhe për miqtë tanë nga Partia Popullore Evropiane (EPP), të cilët na ofruan mbështetje në mënyrë që ta kishim shumicën për të arritur ta heqim këtë pikë nga rendi i ditës i komitetit politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, tha Bërnabiç, para deputetëve të parlamentit serb.

Lexo edhe:

Tiranë: Arrestohet i riu pas konfliktit, dogj makinën 100 mijë euro të 44-vjeçarit.

Dogji automjetin me vlerë 100 mijë euro, arrestohet autori në Tiranë

Serbia, vitin e shkuar, kishte formuar edhe një grup punues për koordinimin e aktiviteteve të autoriteteve shtetërore kundër pranimit të Kosovës nëKëshillin e Evropës. Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha të premten (07.03.2025) për mediet në Bruksel se “Serbia qartazi po i shkel detyrimet e saj nga Marrëveshja e Ohrit, e arritur mes saj dhe Kosovës më 2023”.

“Sjellja e Serbisë në Këshillin e Evropës është një shkelje e qartë e detyrimeve të Serbisë nga Marrëveshja e Ohrit. Ky obligim përmendet në nenin 4 të Marrëveshjes, ku flitet për moskundërshtimin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, tha një zëdhënës i BE-së.

Marrëveshja e Ohrit ligjërisht e detyrueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë

Marrëveshja e Ohrit nuk është nënshkruar nga palët, pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiç refuzoi ta nënshkruante, por BE-ja ngul këmbë se marrëveshja, megjithatë, është ligjërisht e detyrueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë dhe duhet të zbatohet në tërësi.

Në fillim të vitit 2024, Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, ndonëse kishte shpresa për një shumicë votash, por në fund u kushtëzua për faktin që qeveria e Kosovës nuk e dërgoi për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e BE-së për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ky ishte edhe kushti kryesor për Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte pranuar një letër nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, të cilët shprehnin mbështetje për propozimin e draftit të BE-së për Asociacionin dhe jo vetëm për zotimet e Prishtinës, pa hapa konkretë.

“Së pari, projekt-statuti i paraqitur nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, nuk është thjesht një ‘propozim xhentëlmenësh’. Është një model solid, i hartuar me kujdes me ndihmën e juristëve dhe ekspertëve evropianë, bazuar në praktikat më të mira ekzistuese në Evropë. Ai merr plotësisht parasysh të gjitha vijat tuaja të kuqe si dhe kuadrin kushtetues dhe ligjor të Kosovës. Si i tillë, ai gëzon mbështetjen tonë të plotë. Le të theksojmë edhe një herë se ne nuk duam një Kosovë jofunksionale; Asociacioni nuk është në asnjë mënyrë i krahasueshëm me Republikën Serbe”, thuhej në letrën e tre udhëheqësve evropianë.

Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të refuzojë ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim propozimin e BE-së për Asociacionin, duke thënë se ai është një draft evropian dhe jo i qeverisë së Kosovës. Kurti vazhdon të këmbëngulë që Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 fillimisht duhet të nënshkruhet nga Serbia dhe Kosova si tërësi, dhe pastaj të fillohet me zbatimin e pikave të saj.

Këshilli i Evropës, ku Kosova po synon të anëtarësohet, është organizatë lidere në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe anëtarësimi eventual do t’i ndihmonte Kosovës, mes tjerash, në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit./DW

Tags: Bemarreveshja e ohrit

Nga Kategoria

Tiranë: Arrestohet i riu pas konfliktit, dogj makinën 100 mijë euro të 44-vjeçarit.
Kryesore

Tiranë: Arrestohet i riu pas konfliktit, dogj makinën 100 mijë euro të 44-vjeçarit.

10 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Dogji automjetin me vlerë 100 mijë euro, arrestohet autori në Tiranë

10 Dhjetor, 2025
Autori u dënua me 16 vite burg, babai i Martin Canit: Shkolla është fajtori, nuk mora asnjë njoftim për incidentin/ Avokati: Rasti do të apelohët
Lajme

Autori u dënua me 16 vite burg, babai i Martin Canit: Shkolla është fajtori, nuk mora asnjë njoftim për incidentin/ Avokati: Rasti do të apelohët

10 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Tiranë: Arrestohet i riu pas konfliktit, dogj makinën 100 mijë euro të 44-vjeçarit.

Tiranë: Arrestohet i riu pas konfliktit, dogj makinën 100 mijë euro të 44-vjeçarit.

10 Dhjetor, 2025

Dogji automjetin me vlerë 100 mijë euro, arrestohet autori në Tiranë

10 Dhjetor, 2025

Arabia Saudite gati të bëjë gjithçka për të transferuar Mohamed Salah në Pro League

10 Dhjetor, 2025
Uzuni reagon ndaj kritikave pas huazimit të parave për dasmën e motrës: Familja është prioritet!

Uzuni reagon ndaj kritikave pas huazimit të parave për dasmën e motrës: Familja është prioritet!

10 Dhjetor, 2025
Autori u dënua me 16 vite burg, babai i Martin Canit: Shkolla është fajtori, nuk mora asnjë njoftim për incidentin/ Avokati: Rasti do të apelohët

Autori u dënua me 16 vite burg, babai i Martin Canit: Shkolla është fajtori, nuk mora asnjë njoftim për incidentin/ Avokati: Rasti do të apelohët

10 Dhjetor, 2025

Zbulohet zëvendësuesi i Maignan: Milani synon portierin e famshëm të Liverpool-it, Alisson Becker

10 Dhjetor, 2025
Berisha prezanton planin 265 milionë euro për të frenuar shpopullimin: Bonus prej 1 mijë deri në 5 mijë euro për çdo fëmijë.

Berisha prezanton planin 265 milionë euro për të frenuar shpopullimin: Bonus prej 1 mijë deri në 5 mijë euro për çdo fëmijë

10 Dhjetor, 2025

Xabi Alonso ia ka bërë të ditur Guardiolës se dëshiron largimin e Vinicius Jr!

10 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.