Barcelona po e sheh Andrea Cambiason si një nga objektivat kryesorë për merkaton e verës, teksa klubi katalanas kërkon një mbrojtës krahu të nivelit të lartë për skuadrën e Hansi Flick. Sipas Gazzetta dello Sport, futbollisti italian është një nga emrat më të pëlqyer nga trajneri gjerman për atë repart.
Cambiaso, i lindur në vitin 2000, konsiderohet një element shumë i rëndësishëm te Juventusi dhe nuk shihet si lojtar në dalje. Ai ka kontratë deri në vitin 2029 dhe bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtë prej tij.
Megjithatë, sipas raportimit të Gazzetta dello Sport, situata mund të ndryshojë në rast se në Torino mbërrin një ofertë e madhe. Juventusi e vlerëson kartonin e lojtarit mbi 50 milionë euro dhe çdo shifër më e ulët vështirë se do të mjaftonte për të bindur klubin italian.
Barcelona pritet ta ndjekë nga afër Cambiason në muajt e fundit të sezonit, ndërsa po përgatit terrenin për një lëvizje të mundshme në verë. Mbrojtësi italian vazhdon të vlerësohet shumë edhe nga Luciano Spalletti, çka tregon edhe më qartë rëndësinë që ai ka si në klub, ashtu edhe në kombëtare.











