Barcelona ka vendosur të mos aktivizojë klauzolën prej 26 milionë paundësh për blerjen përfundimtare të Marcus Rashford nga Manchester United.
Katalanasit zgjodhën të përforconin sulmin me Anthony Gordon, i transferuar nga Newcastle për rreth 70 milionë paund.
Hansi Flick vlerësoi Rashfordin dhe pranoi se largimi i tij do të ndihet në skuadër.
“E vlerësova shumë punën me të. Është një lojtar dhe person fantastik. Skuadrës do t’i mungojë dhe mua do të më mungojë, por ky është futbolli dhe duhet ta pranojmë”, deklaroi trajneri gjerman.
Gjatë huazimit te Barcelona, Rashford regjistroi 14 gola dhe 11 asistime në 49 ndeshje. Tashmë ai do të rikthehet te Manchester United për fazën përgatitore.










