Në emër të anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve, deputeti i PD Oerd Bylykbashi ka prezantuar raportin e opozitës për çështjen e Belinda Ballukut.
Në fjalën e tij, Bylykbashi ka kërkuar nga deputetët që të votojnë pro heqjes së mandatit, teksa ka evidentuar shkeljet që sipas opozitës janë kryer nga deputetja Balluku.
“Në emër të 5 deputetëve anëtar të këshillit të mandateve do të lexoj përmbledhjet e raportit.
Balluku ka kryer veprën penale shkelja e barazisë në tendera
Ne kërkojmë që deputetët e Kuvendit të votojnë pro heqjes së mandatit të deputetës Belinda Balluku” , tha Bylykbashi.
Në seancën e kësaj të enjte, vetë deputetja Belind Balluku nuk është e pranishme.
Ndërkohë në ambientet e jashtme të Kuvendit po mbahet protestë, e thirrur nga PD, teksa gjatë fjalës së Sali Berishës pak para se të futet në sallë, kryedemokrati u shpreh ndër të tjera se kjo është koha që qytetarët të kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.











