Edi Rama, në një intervistë për podcastin “East Side Stories” në median austriake Die Presse, deklaroi se SPAK bën gabime.
SPAK mori Belinda Ballukun, të pandehur për shkelje të barazisë në tendera,.
Teksa flet për gabimet që mund të bëjë Struktura e Posaçme SPAK, Rama, si për ta zbutur paksa, shtoi se pavarësia e tyre nuk duhet prekur.
“Kam thënë se duhet të ndërtojmë mekanizma të drejtësisë që duhet të jenë në gjendje të provojnë pavarësinë e tyre, duke hetuar, duke investiguar dhe duke dënuar, pa marrë parasysh nga cila anë vjen çështja. Nuk është aq këndshme sa të shkosh në operë. Është e dhimbshme. Është e hidhur. Por është mënyra e vetme. A është perfekte? Jo. A bëjnë gjithashtu gabime? Sigurisht që bëjnë. Por në fund të ditës, duhet të bëjmë gjithçka që të mos prekim pavarësinë që u kemi dhënë atyre”, shprehet Rama.











