• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 22 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Azbi Spahiu ra nga lartësia, familjarët e efektivit “thyejnë heshtjen”: Aludimet nuk po na ndihmojnë! Nuk i është bërë presion as nga eprorët dhe as nga biznesmenë

19 Janar, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Familjarët e policit të qarkullimit rrugor, Azbi Spahiu, i cili më 15 janar u hodh nga lartësia e një pallati në kryeqytet, kanë reaguar për herë të parë, ku përpos gjendjes shëndetësore të efektivit kanë vendosur pikat mbi “i” duke hedhur poshtë aludimet që prej ditësh janë duke qarkulluar nëpër rrjet, e jo vetëm.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Përmes një reagimi zyrtar, familjarët e efektivit 57-vjeçar fillimisht kanë bërë me dije se fatmirësisht gjendja shëndetësore e tij është drejt përmirësimit dhe kjo falë ndihmës dhe përkushtimit të palodhur të mjekëve të Spitalit Ushtarak.

“Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e të dashurit tonë po përmirësohet dhe mezi presim që ai të rikthehet sa më parë në jetën dhe punën e përditshme”, thuhet në reagim.

Lexo edhe:

Inter, Dumfries rikthehet pas shumë kohësh/ Holandezi bashkohet me Calhanoglu në grup.

Vrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë, zbardhet dëshmia e autorit, si nisi sherri

Më tej ata theksojnë se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e një situatë personale, dhe nuk ka lidhje aspak me presione për shkak të detyrës nga eprorë, kolegë, qytetarë apo biznesmenë, ashtu si dhe është aluduar ditëve të fundit.

“Situata aktuale ka krijuar shqetësim, jo vetëm për Azbiun, por edhe për ne si familje, miqtë dhe të afërmit tanë. Kjo vëmendje e tepërt dhe aludimet e pavërteta nuk ndihmojnë, përkundrazi, na e rëndojnë situatën. Për këtë arsye, ju lutemi të gjithëve që ta respektojnë privatësinë tonë dhe të mos merren me spekulime me çështjet personale, që as i di njeri e as ka pse t’i dijë.

Për të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e Azbiut, dëshirojmë të konfirmojmë se kjo është një situatë personale dhe nuk lidhet aspak me ndonjë presion për shkak të detyrës nga eprorë, kolegë, qytetarë apo biznesmenë, siç është aluduar në disa raste”, thuhet ndër të tjera në reagimin e familjarëve të efektivit.

Lidhur me këtë ngjarje një ditë më parë erdhi dhe reagimi i vetë ministrit të Brendshëm. Në llogarinë e tij në “Facebook”, Ervin Hoxha theksoi se gjithçka është e dokumentuar, paçka se po tentohet të ketë sajime, të paktën sipas tij.

Kujtojmë se efektivi u hodh më 15 janar nga lartësia e një pallati në rrugën “Kongresi i Manastirit”.  

“Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia më 15 janar.

Reagimi i plotë i familjarëve:

Në përgjigje të interesimit të mediave, ne, familja Spahiu, ndjejmë detyrimin të sqarojmë  situatën e të afërmit tonë, Azbiut.

Ne dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të sinqerta për të gjithë ata që, në këto ditë të vështira, na kanë qëndruar pranë. Në radhë të parë, falënderojmë miqtë, të afërmit, kolegët e punës dhe çdo person tjetër që ka treguar solidaritet, qoftë edhe pa pasur njohje të mëparshme me ne.

Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e të dashurit tonë po përmirësohet dhe mezi presim që ai të rikthehet sa më parë në jetën dhe punën e përditshme.

Ne si familje kemi qenë gjithnjë të thjeshtë dhe larg qendrës së vëmendjes së medias apo opinionit publik. Situata aktuale ka krijuar shqetësim, jo vetëm për Azbiun, por edhe për ne si familje, miqtë dhe të afërmit tanë. Kjo vëmendje e tepërt dhe aludimet e pavërteta nuk ndihmojnë, përkundrazi, na e rëndojnë situatën. Për këtë arsye, ju lutemi të gjithëve që ta respektojnë privatësinë tonë dhe të mos merren me spekulime me çështjet personale, që as i di njeri e as ka pse t’i dijë.

Siç na kanë këshilluar edhe mjekët, ajo që i duhet më shumë tani Azbiut është qetësia. E vlerësojmë shumë interesimin dhe mbështetjen e gjithkujt, por kërkojmë mirëkuptim që asnjë veprim të mos ndërmerret në emrin tonë, sepse nuk na ndihmon.

Për të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e Azbiut, dëshirojmë të konfirmojmë se kjo është një situatë personale dhe nuk lidhet aspak me ndonjë presion për shkak të detyrës nga eprorë, kolegë, qytetarë apo biznesmenë, siç është aluduar në disa raste.

E falënderojmë secilin prej jush që ka treguar mbështetje të sinqertë. Jemi mirënjohës për punën e palodhur të mjekëve të Spitalit të Traumës, të cilët po ndihmojnë në rikuperimin e shpejtë të Azbiut. Me ndihmën e tyre dhe mbështetjen e gjithë miqve tanë, jemi të bindur që gjithçka do të kthehet në normalitet.

Ju falënderojmë nga zemra për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj.

Tags: efektivi

Nga Kategoria

Inter, Dumfries rikthehet pas shumë kohësh/ Holandezi bashkohet me Calhanoglu në grup.
Lajme

Inter, Dumfries rikthehet pas shumë kohësh/ Holandezi bashkohet me Calhanoglu në grup.

22 Shkurt, 2026
Aktualitet

Vrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë, zbardhet dëshmia e autorit, si nisi sherri

22 Shkurt, 2026
61-vjeçari që u qëllua për shkak të problemeve me pronat, arrestohet autori; në shtëpinë e tij gjeten kallashnikov dhe tritol.
Kryesore

61-vjeçari që u qëllua për shkak të problemeve me pronat, arrestohet autori; në shtëpinë e tij gjeten kallashnikov dhe tritol.

22 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Inter, Dumfries rikthehet pas shumë kohësh/ Holandezi bashkohet me Calhanoglu në grup.

Inter, Dumfries rikthehet pas shumë kohësh/ Holandezi bashkohet me Calhanoglu në grup.

22 Shkurt, 2026

Vrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë, zbardhet dëshmia e autorit, si nisi sherri

22 Shkurt, 2026

“Shkoni dhe bëni diçka tjetër” – Mikel Arteta lëshon një paralajmërim për yjet e Arsenalit para ndeshjes me Tottenhamin.

22 Shkurt, 2026
61-vjeçari që u qëllua për shkak të problemeve me pronat, arrestohet autori; në shtëpinë e tij gjeten kallashnikov dhe tritol.

61-vjeçari që u qëllua për shkak të problemeve me pronat, arrestohet autori; në shtëpinë e tij gjeten kallashnikov dhe tritol.

22 Shkurt, 2026

Mace shtëpiake ndajnë gjene të rëndësishme të kancerit me njerëzit, zbulon studimi.

22 Shkurt, 2026

Komentet e ambasadorit të SHBA-së për Izraelin dënohen nga vendet arabe dhe muslimane

22 Shkurt, 2026
Tirana: Autoritetet identifikojnë dhe shpallin në kërkim autorin e plagosjes me armë zjarr mbrëmë.

Rritet numri i dosjeve në gjykata: Reduktimi i institucioneve sipas hartës së re sjell sfida të reja, nevojitet ndërhyrje.

22 Shkurt, 2026
“Rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç, a duhet Shqipëria të aderojë në ndalimin e Bashkimit Europian?”

“Rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç, a duhet Shqipëria të aderojë në ndalimin e Bashkimit Europian?”

22 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.